Author: almakos

Në një intervistë në emisionin “Debat Plus”, Shpresim Uka, ish-i dënuar në rastin “Bllaca,” ka bërë një zbulim tronditës lidhur me ish-prokurorin e njohur të EULEX-it, Maurizio Salustro. Uka ka zbuluar se gjatë një takimi me Salustron dhe ish-gjyqtarin e EULEX-it, Francesco Flori, ai kishte kërkuar një shumë të konsiderueshme prej 500 mijë eurosh për të siguruar lirimin e tij nga burgu. Kjo deklaratë ka krijuar një debat të gjerë në opinionin publik dhe midis institucioneve juridike. “Është një mundësi, 10 mijë euro është një vit dënimi. Ata kanë me u dënu 54 vjet. 1 muaj e gjysmë para, Salustro…

Lexo më Shumë

YouTube është në prag të lancimit të një versioni më të lirë të shërbimit të saj, i njohur si “Premium Lite”. Kjo nismë vjen si përgjigje ndaj kërkesës në rritje për përmbajtje pa reklama nga një audiencë e gjerë. Ky nivel i ri do të fokusohet kryesisht në shikuesit që dëshirojnë të kënaqen me një gamë më të gjerë programesh, duke përfshirë dokumentarë, filma dhe seriale televizive, përveç videove muzikore. Siç raportoi Bloomberg, “Premium Lite” do të jetë një mundësi për ata që nuk janë plotësisht të interesuar për planet tradicionale të paguara. Përgjatë vitit 2021, YouTube kishte testuar një…

Lexo më Shumë

Deputetja nga radhët e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke e akuzuar atë për lidhje me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe përfshirje në përpjekjet për kthimin e tij në Maqedoni. Ajo e cilëson Osmanin si “kurir të Artan Grubit dhe Ali Ahmetit”, duke e akuzuar për rolin e tij në realizimin e një plani për të mundësuar rikthimin e Gruevskit si qytetar i lirë dhe “hero i BDI-së”. Në reagimin e saj, Stafai i kujton Osmanit se, si ministër i Punëve të Jashtme, ka qenë i njohur për misionin e tij…

Lexo më Shumë

Situata në Big Brother VIP Albania është bërë gjithnjë e më e tensionuar pas vendimit të Gjestit për të ndarë shtratin me Rizartën për dy javët e ardhshme, si pjesë e sfidës së “Valixhes së Tundimeve”. Ky veprim ka sjellë një reagim të fortë nga Egli, e cila nuk e ka fshehur zemërimin dhe zhgënjimin e saj. “Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet!” – i tha Egli me ton të lartë, duke shprehur hapur pakënaqësinë për zgjedhjen e tij. Nga ana tjetër, Gjesti u përpoq të sqaronte situatën, duke theksuar se ky vendim nuk…

Lexo më Shumë

Propozim-rekomandimet për librat shkollorë maqedonas për klasën e shtatë, si dhe kremtimet e përbashkëta eventuale, kanë qenë tema e takimit të 34-të të Komisionit të përbashkët multidisiplinat ekspert për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që dje dhe sot u mbajt në Shkup. “U bë fjalë për rekomandimet e propozuara për librat shkollorë të Maqedonisë për klasën e VII-të, ndërkaq u diskutua edhe për kremtimet eventuale të përbashkëta, në të cilat dolën në pah qëndrimet e ndryshme të të dyja palëve”, njoftoi ekipi i ekspertëve maqedonas. Takimi, shtuan ata, u zhvillua në një atmosferë dinamike dhe…

Lexo më Shumë

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, ka bërë thirrje përmes një postimi në rrjetin social Facebook që partnerët e qeverisë të adresojnë mosmarrëveshjet e tyre në mbledhjet e qeverisë dhe jo në platformat sociale. Dauti theksoi se kundërshtimet publike në Facebook kanë sjellë pasoja për qytetarët, duke lënë shqiptarët pa përfaqësim të drejtë dhe pa meritokraci. “Aty ku duhet të bëhet diskutimi, në mbledhjet e Qeverisë, është vendi i duhur për t’u qortuar, jo në Facebook. Kështu, duke u kundërshtuar në mënyrë publike, i latë shqiptarët pa një përfaqësim të adekuat dhe pa meritokraci,” shkruan Ilire Dauti, deputete e ASH-Sela/Fronti…

Lexo më Shumë

Shpresim Uka, i dënuar me 15 vjet burg në rastin e njohur si “Bllaca 2” për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentativën për vrasje të ish-deputetit të LDK-së, Adem Salihaj, ka bërë një rrëfim të detajuar mbi raportet e tij me Nazim Bllacën dhe procesin gjyqësor. Në një intervistë në Debat Plus, Uka ka treguar se e ka njohur Bllacën pas luftës, kur ky i fundit i kishte kërkuar ndihmë për ndërmjetësim me disa persona ndaj të cilëve kishte borxhe të mëdha. Njohja e tyre nuk ishte e rastësishme, por një zhvillim që do të kishte pasoja të mëdha për…

Lexo më Shumë

Si lider i kësaj jave, Vëllai i Madh ka vendosur që të sfidojë Gjestin me ‘valixhen e tundimeve’. Nëpërmjet një zarfi të bardhë, Gjesti ka zbuluar rolin e tij në këtë sfidë. Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët. Valixhja ka shtatë zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme. “Si lider i shtëpisë Vëllai i Madh të sfidon me ‘valixhen e tundimeve’. Kjo valixhe ndodhet në dhomë e surprizave dhe…

Lexo më Shumë

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar protestën e mbështetësve të Veliajt para SPAK, duke thënë se ishte një sinjal se “kur ngriheni kundër nesh, as policia nuk ju mbron”. “Pozitive është që ai u  kujtua që të bësh demonstrata para SPAK tregon mungesën e sensit farë të shtetit, se e kanë bërë edhe ata të tjerët. Këta kopjuan atë që kanë bërë ata të tjerët. Gjithsesi ky është një instrument i shtetit shqiptar. Këta kanë paratë, mediat kanë avokatët më të mirë dhe nuk kanë nevojë për protesta. Por duke ndjerë rrezikun që po i vjen nga prokurorët fillojnë…

Lexo më Shumë

Përplasja e ministrit të Admininistratës Publike, Goran Minçev, ku ai ka ironizuar zv.kryeministrin e parë të qeverisë, Izet Mexhiti, duke i thënë këtij të fundit se “po jeton në botën e çudirave”, ka ngjallur reagime në opinion. Në lidhje me përplasjen e partnerëve të koalicionit qeveritar, Mexhiti dhe Minçev, ka reaguar edhe nënkryetari i partisë opozitare shqiptare – BDI, Bujar Osmani, i cili këtë situatë e ka cilësuar si nivel i respektit që pushteti aktual ka ndaj shqiptarëve, ku sipas Osmanit ky pushtet, shqiptarët i përdorin si dekor dhe tallen kur të duan. Reagimi i plotë i nënkryetarit të BDI-së,…

Lexo më Shumë

Edhe pse nuk e konsiderojnë veten në një lidhje me njëri tjetrin, momentet romantike mes tyre nuk mungojnë, mirëpo ndonjë puthje ende nuk ka ndodhur. Të paktën kështu shprehet vetë dyshja, ndërsa banorët kanë tjetër mendim. Pas daljes së tij nga “BBVA”, G Bani deklaroi në “Trotuar” se ka dëgjuar rënkime që vinin nga krevati i Eglit dhe Gjestit, duke aluduar se dyshja kanë kryer marrëdhënie nën jorganë. Ndërsa nga ana tjetër Lorenada është shprehur se ka dëgjuar puthje nën jorgan, por preferojnë mos të bëjnë të njëjtën gjë përpara kamerave.

Lexo më Shumë

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në një shtëpi në qendër të Lamisë në Greqi, pasi i janë gjetur drogë dhe armë. Sipas informacioneve nga Policia, në kontrollin e kryer në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me kokainë, kanabis, armë, para dhe dy celularë. Mediat greke shkruajnë se në banesë u gjetën: 4 pako të improvizuara me një sasi kokaine, me një peshë totale bruto 19.7 gram, 3 pako të improvizuara që përmbajnë një sasi kanabisi të papërpunuar, me një peshë totale bruto 200.5 gram, pistoletë kalibër 9mm me karikator bosh, shufër metalike e palosshme, shuma prej…

Lexo më Shumë