Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë të tjerë, të cilët protestojnë para kryeministrisë prej disa muajsh. Me anë të një njoftimi zyrtar, blutë e kryeqytetit e akuzojnë Lapajn për tre vepra penale, “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”…
Author: almakos
22:31 | 7 Mars 2026Q LOra verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën e parë të nëntorit . Për të kujtuar se në cilin drejtim duhet të vendosen orët, njerëzit shpesh përdorin shprehjen “kthehu përpara, kthehu prapa”. 28 Mars 2026, në orën 2:00 të mëngjesit: Akrepat e orës vendosen 1 orë përpara. Lindja dhe perëndimi i diellit do të jenë rreth 1 orë më vonë se një ditë më parë. Do të ketë më shumë dritë në mbrëmje. 1 nëntor 2026, në orën 2:00 të mëngjesit: Akrepat e orës kthehen 1 orë prapa, duke fituar…
Pas vizitës në Prekaz dhe qëndrimit në konakun e familjes Jashari, krerët e koalicionit VLEN kanë zhvilluar një takim në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përmes një njoftimi publik, përfaqësuesit e këtij koalicioni bënë të ditur se, pas vizitës simbolike në konakun e bacës Rifat Jashari në Prekaz, ata kanë vijuar agjendën e tyre në kryeqytetin e Kosovës, ku janë pritur nga kryeministri Kurti. Në njoftim thuhet se ky takim vjen pas momentit simbolik në Prekaz dhe se koalicioni tashmë është i bashkuar. “Pas Prekazit, në konakun e bacës Rifat, sot në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i…
SPAK, nëpërmjet njoftimit zyrtar për goditjen e grupit të Inez Hajrullës, ka zbardhur edhe rolin që kishte efektivi Rezart Kuçi. Sipas SPAK, ai përdorte funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal të grupit duke siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike, nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore, ndërhyrë në pajisje celulare për të fshirë të dhëna me interes për hetimin, përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të të përfshirëve dhe komunikuar në mënyrë të koduar përmes aplikacionit SKYECC. “Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R.K., me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij…
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal me bazë në Vlorë, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe kryerjen e krimeve të rënda Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një hetim të gjerë ndaj një grupi të strukturuar kriminal, me bazë në qytetin e Vlorës dhe me aktivitet të shtrirë në disa vende të Bashkimit Europian. Hetimet janë bazuar në komunikimet e koduara SKYECC si dhe veprimet e tjera hetimore. Përmes tyre është zbuluar se ky grup kriminal është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të…
Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK këtë të shtunë në Vlorë, ku u godit grupi kriminal i Inez Hajrullës. Në total, SPAK lëshoi 8 urdhër arreste për anëtarët e grupit kriminal të të fortit të Vlorës. Përveç vrasjes së Gentian Qarrit, ngjarje kjo e ndodhur 5 vite më parë, Inez Hajrulla dhe krahu i djathtë i tij, Ervis Matodashaj rezultojnë të përfshirë edhe në ekzekutimin e Bledar Birçajt, i vrarë në Vlorë në 10 maj 2021. Gazetarja Klodiana Lala raporton se ata janë zbuluar nga bisedat në SkyEcc dhe akuzohen për sigurim kushtesh për vrasjen e Birçajt. …
Nëse do të ketë rritje të menjëhershme dramatike të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, Qeveria do të intervenoj. Kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen nëse pritet të rriten çmimet nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, edhe pse siç u shpreh KRRE është trup i pavarur dhe nuk ai nuk i komenton vendimet e tij. Hristijan Mickoski, kryeministër “Nëse ka një rritje të menjëhershme dramatike ne si Qeveri të martën në seancë të Qeverisë do të intervenojmë, kemi disa opcione në dispozicion, nëse do të ulim akcizat, apo tatimin e vlerës së shtuar. Kështu që ne si Qeveri,…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se këtë javë pritet të përfundojnë konsultimet dhe Qeveria të dalë me propozim për ndonjë emër për prokuror të ri publik të shtetit. “Javën tjetër presim që konsultimet të përfundojnë dhe të dalim me një emër të propozuar që do ta dërgojmë në Kuvend”, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit të kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Ministri i Punëve të Brendshme, Panche Toshkovski, deklaroi se institucionet po zhvillojnë luftë të vendosur kundër krimit dhe korrupsionit pa selektivitet, duke vepruar ekskluzivisht në bazë të provave dhe ligjit. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Shou i natës me Bogdan Ilievski” në televizionin Alfa TV, Toshkovski foli për disa çështje aktuale të sigurisë, duke theksuar përkushtimin e institucioneve për respektimin konsekuent të sundimit të ligjit. Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme po punon vazhdimisht për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e mekanizmave për zbulimin dhe parandalimin e krimit, ndërsa çdo rast trajtohet në bashkëpunim me prokuroritë dhe…
Ministria e Shëndetësisë dhe Qyteti i Shkupit kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e parkingjeve brenda Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. Marrëveshja është për një periudhë prej 15 vitesh, me 10 për qind qira nga qarkullimi i përgjithshëm i realizuar. Në fazën e parë është paraparë ndërtimi i dy parkingjeve moderne të montueshme, me të paktën 500 vende parkimi, të cilat pritet të vihen në funksion deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Parkingjet do të jenë të dedikuara kryesisht për pacientët dhe për të punësuarit në Qendrën Klinike. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se Qyteti i Shkupit brenad…
Në vijim të aksionit të zhvilluar nga forcat speciale me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar punonjësi i Policisë së Shtetit, Rezart Kuçi. Sipas gazetares Klodiana Lala, urdhri i arrestit është ekzekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndërsa ndaj efektivit rëndojnë akuza të rënda si shpërdorim detyre, përfshirje në trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Lala raporton se Rezart Kuçi aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit/ekspert në Seksionin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. Më herët, ai ka mbajtur edhe poste të tjera drejtuese në Policinë…
Kryetarja e Forumit të Grave të LSDM-së, Kaja Shukova, në konferencën e sotme për shtyp kërkoi përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas disa tragjedive që, sipas saj, lidhen me dhunën në familje dhe dështimet e institucioneve. Ajo tha se publiku është i tronditur dhe i pikëlluar pas rastit të fundit në lagjen Karposh në Shkup, ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj e mitur. Sipas Shukovës, për dy vjet janë bërë 12 raportime për dhunë në familje ndaj vajzës së vogël, por institucionet nuk kanë reaguar në mënyrën e duhur. Ajo përmendi edhe raste…

