Author: almakos

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për punonjësit blu, Shkelzen Ruska (shef i krimeve në Komisariatin e Himarës), Ervis Alisinanaj (shefi i krimeve në Komisariatin e Lushnjes) dhe Erdit Hazizaj (ish-efektivi i Forcave Operacionale), të cilët janë të përfshirë në bandën e Eldian Allushaj dhe të Kristo Qiricit, vëllai i Edmond Papës. Pjesë e bandës ishte dhe ish-polici Elvis Dervishi. Oficerët kishin për detyrë të informonin trafikantët për lëvizjet e policisë, raporton gazetarja Klodiana Lala. Komunikimet e tyre u siguruan pas zbërthimit të aplikacionit të krimit SkyECC. Kristo Qirici ka rezultuar…

Lexo më Shumë

Gjatë muajit  shkurt policia ka shqiptuar 23. 844 sanksione për shkelje të rregullave të trafikut.  Ministria e Punëve të Brendshme  informoi se gjatë kontrolleve të shtuara në rrugët e vendit gjatë muajit të kaluar janë sanksionuar 2 059 persona të cilët drejtonin automjetin pa patentë shoferi, 617 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 7473 drejtues mjetesh kanë marrë kundërvajtje për tejkalimin e shpejtësisë. Ata theksuan se kanë hasur edhe parregullsi të tjera, si mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorimi celularit dhe parkim jo i rregullt.  “1 508 urdhërpagesa kanë të bëjnë me mospërdorim të rripit të sigurimit, 766 për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një vlerësim të thellë të rezultateteve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt, duke pranuar përgjegjësinë për mosarritjen e objektivave të vendosura, por duke evidentuar gjithashtu rritjen e dukshme të partisë së tij. Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora, Abdixhiku e bëri këtë deklaratë në një postim në Facebook, ku nënvizoi rëndësinë e mbështetjes nga qytetarët. Ai theksoi se, megjithëse rezultati nuk ishte ai që ishte pritur, LDK është rritur dukshëm sa i përket numrit të votave dhe deputetëve të zgjedhur. “Tani që numërimi i votave po i…

Lexo më Shumë

Pas ankesave të banorëve në zonat e ish-parkut të autobusëve dhe “21 dhjetorit”, lidhur me hapësirat e ngushta publike të shkaktuara nga automjetet, uniformat blu kanë ndërmarrë një aksion për spostimin e këtyre makinave. [embedded content] Në këto zona, blutë spostuan me karrotrec 17 makina të parkuara në mënyrë të gabuar, të cilat kishin bllokuar qarkullimin e lirë. Për secilin rast, drejtuesit e automjeteve janë gjobitur me vlerë 3000 lekë.

Lexo më Shumë

Një shtetas 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij ku ai jetonte me qira prej disa vitesh, në lagjen Partizani, në qytetin e Elbasanit. I ndjeri është identifikuar si shtetasi Halit Lleshanaku rreth 65 vjeç. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar autoritetet, pasi u shprehën të shqetësuar se 65 vjeçari nuk kishte dalë nga apartamenti këto ditët e fundit, dhe kur i kanë hapur derën kryesore e kanë gjetur të pajetë në korridorin e banesës. Paraprakisht dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ndodhur për shkaqe natyrale. Trupi i tij është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë ligji për lirim nga kontributet dhe rritje të pagave. Sipas deputetes së Sanja Llukarevska me këtë propozim ligj kërkojnë rritje të pagave për 15 000 denarë për 400 000 të punësuar.“Grupi parlamentar i LSDM-së propozon zgjidhje ligjore me të cilën do ju ndihmohet edhe të punësuarve edhe kompanive dhe do të siguroj të ardhura shtesë në buxhet. Me këtë ligj, të cilin LSDM do ta dorëzoj në Kuvend, punëdhënësit në sektorin privat do të mund ti rrisin pagat e të punësuarve të tyre prej 3 000 deri në 15 000 denarë, pa u…

Lexo më Shumë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për 30 vjeçarin i cili u ekstradua nga Madridi, pasi akuzohet për kultivim dhe prodhim kanabisi në një serë pranë banesës së tij në Shkodëer. Bëhet fjalë për shtetasin F.Gj., 30 vjeç, lindur në Koplik, i cili akuzohet se kultivoi bimën narkotike në një serë në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ngjarja daton që në tetor të vitit 2022, kur blutë…

Lexo më Shumë

VLEN sot akuzon se Artan Grubi është prapa idesë që BDI të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme lokale. “BDI e di se ka vetëm një mënyrë për të shmangur humbjen: të bojkotojë zgjedhjet dhe të provokojë tensione në ditën e votimit! Kjo është karta e tyre e fundit, sepse e dinë që shqiptarët nuk u besojnë më dhe nuk i duan më në pushtet. Ali Ahmeti vetë e pranoi nga Likova: BDI po përgatit bojkotin e zgjedhjeve lokale! Çfarë tregon kjo? Që BDI nuk ka as ide, as program, as njerëz të rinj – por vetëm frikën nga shantazhi. Kjo parti,…

Lexo më Shumë

Denoncime për korrupsionin e të gjitha hallkave të administratës në çdo skaj te Shqipërisë, abuzime me detyrën, përfitime të padrejta, shkelje e barazisë, falsifikime dokumentesh, prona të grabitura e çdo problematikë tjetër që shqetëson qytetarët tashmë do të marrë zgjidhje “Tak Fak” në News24, një emision i ri që Starton së shpejti në televizionin më të ndjekur informativ në vend. [embedded content] Programi te ri “TakFak” vjen së shpejti në News24 nën prezantimin e dy moderatorëve të njohur, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, të cilët do të punojnë me një staf gazetarësh investigativë që do të jenë pranë jush për…

Lexo më Shumë

TikTok, Reddit dhe Imgur do të hetohen nga mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar mbi mënyrën se si ata përdorin informacionin personal të përdoruesve adoleshentë. Në një kohë kur shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave gjithnjë e më shumë po rriten, Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) ka njoftuar se do të fillojë një hetim të hollësishëm mbi platformat sociale si TikTok, Reddit dhe Imgur. Hetimi do të përqendrohet në mënyrën se si këto aplikacione e trajtojnë informacionin personal të përdoruesve të rinj, veçanërisht ata në moshën nga 13 deri në 17 vjeç. ICO…

Lexo më Shumë

Një 30 vjeçar është ekstraduar nga Madridi pasi akuzohet se ka kultivuar dhe prodhuar rreth 87 kg kanabis. Është ekstraduar shtetasi F.Gj., 30 vjeç, lindur në Koplik, i cili akuzohet se kultivoi bimën narkotike në një serë në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ngjarja daton që në tetor të vitit 2022, kur blutë i zbuluan serën me narkotikë në afërsi të banesës së të riut. NJOFTIM Interpol Tirana Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për…

Lexo më Shumë