Author: almakos

Që nga protestat studentore të vitit 1968, Serbia ka ndërtuar dhe promovuar një narrativë të rreme, duke e paraqitur Kosovën si një vatër të ekstremizmit islamik. Kjo fushatë propagandistike e manifestuar në forma të ndryshme është përdorur për të delegjitimuar përpjekjet e Kosovës për vetëvendosje dhe për të krijuar një imazh negativ në arenën ndërkombëtare. Në raportin “Mes frikës dhe propagandës – Ekstremizmi religjioz në Kosovë” të Instituti të Kosovës për Siguri dhe Riziliencë – Prevent, raporti analizon dhe kundërshtoon pretendimet e Serbisë për të portretizuar Kosovën si vend vatër e ekstremizmit islamik. Ky dokument ka një rëndësi të veçantë…

Lexo më Shumë

Eria Ago është vendosur në pranga 5 ditë pas Safet Bajrit! Ajo akuzohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij. Ago, për SPAK dhe Policinë e Shtetit ka mbi “shpinë” akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec. Por nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare! Kjo edhe pse prej kohësh ishte kthyer në një “biznesmene” dhe kishte hapur një butik…

Lexo më Shumë

Si pasojë e kushteve meteorologjike në vend, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, kanë pezulluar lundrimet në nisje sot, datë 14.03.2025. Burime bëjnë me dije se lidhur me këtë situatë janë njoftuar pasagjerët që kishin planifikuar udhëtim sot. Sipas kapitenerisë së Portit Durrës, lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë sipas grafikut ne datën 15.03.2025. Ndërkohë, trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut!

Lexo më Shumë

BDI në një kumtesë për media ka kujtuar katërvjetorin nënshkrimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se do ta mbrojnë me çdo mjet demokratik Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nuk do të lejojnë kthim pas. “Sot shënojmë katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve – momenti kur pjesa legjislative e Marrëveshjes së Ohrit u përmbyll, duke i dhënë gjuhës shqipe vendin e merituar në shtetin tonë multietnik. Ky ligj nuk ishte thjesht një rregullim juridik, por një akt historik që vulosi barazinë dhe stabilitetin institucional të vendit. Por, katër vjet më vonë, shpirtrat anti-Ohër janë…

Lexo më Shumë

Xheneta Fetahu pak më parë ishte për vizitë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Me të përfunduar takimin me banorët, ajo ka publikuar një video. “Si ti i gjejë 100, hiç prej shpie mos me dalë prapë 100 i gjejë …”, thotë mes tjerash refreni i këngës nga këngëtarja Shqipe Krivenjeva. Vlen të përmendim faktin se Gjesti e ka quajtur Xhenetën “fantazmë që nuk do ta shohë me sy”. Duket se komentet e Gjestit nuk i kanë pëlqyer fare Xhenkit.

Lexo më Shumë

[embedded content] “VETTING” Në njërin nga pasazhet e librit “Republika” të shkruar nga Platoni kemi një nga ngjarjet më të veçanta, që i bën apel shoqërisë për drejtësinë dhe njerëzoren. Në libër jepet se Sokrati është dënuar me vdekje padrejtësisht nga juria e qytetit të Athinës dhe miqtë e tij organizohen për ta nxjerrë nga burgu duke u arratisur, por Sokrati nuk pranon. Sipas Sokratit, edhe pse i ka ndodhur një padrejtësi, ai vet nuk mund të bëjë një padrejtësi, sepse dy veprime të gabuara nuk mund të sjellin kurrë një veprim të drejtë. Sokratit nuk i bëri dëm ligji,…

Lexo më Shumë

Ditën e djeshme Egli Tako ka bërë reagimin e saj në lidhje me qëndrimin në ‘Big Brother VIP Albania’ duke treguar në detaje. Në fund të reagimit Tako i uroi fitore Gjestit. E lidhur me këtë nuk ka munguar edhe reagimi nga motra e këngëtarit, Blerina e cila nuk ka kursyer mbështetjen për Eglin. Ajo ka publikuar një story ku dëgjohet këngë e Eglit dhe mbishkrimi i saj ishte “Zë i nivelit magjepse.

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë bërë publikë në lidhje shpërthimin me lëndë plasëse në një lokal në Lezhë. Sipas policisë, pronari i lokalit është shtetasi I.M 47 vjeç. Nga shpërthimi ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë sipas News24, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person i veshur me kapuç afrohet dhe vendos lëndën plasëse, më pas largohet. “Policia e Lezhës njofton se sot, (14 mars) rreth orës 03:00, të mëngjesit, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale”, tha…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me 92.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.

Lexo më Shumë

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në Lezhë. Mësohet se objekt i sulmit me lëndë plasëse ka qenë një lokal në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po kryen te gjithë veprimet  për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lendes plasëse.

Lexo më Shumë

21:19 | 13 Mars 2025R JNjë burrë u plagos me armë zjarri në Memphis, rasti ky që ka mbetur mister, pasi sipas viktimës, ishte qeni i tij ai që e qëlloi aksidentalisht me armë zjarri. Këtë e ka konfirmuar edhe policia, shkruan NBC News. Sipas policisë, burri u tha oficerëve se ishte shtrirë në shtrat, kur qeni i tij u hodh mbi shtrat dhe putra e tij u mbërthye në mbrojtësen e këmbëzës së armës. Kafsha përfundoi duke goditur këmbëzën, plumbi doli dhe burri u plagos në pjesën e sipërme të kofshës së majtë, raportohet tutje. Qeni ishte i racës…

Lexo më Shumë

Xheneta Fetahu ka qëndruar për disa minuta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ajo u injorua vazhdimisht nga banorët e po ashtu edhe nga ish-partneri i saj, Gjesti. E njëjta në një çast shkoi afër banorit nga Kosova, i cili po bënte bisedë me Rozanën e Valbonën në oborr. Derisa qëndronte pranë tij, ajo lëshoi një fjali, duke rikthyer një gjë nga Big Brother i Kosovës. “A po i sheh dikush thonjtë e këmbës, se dikush m’i ka puthur këto gishtat e këmbës. Sa bukur i kam”, tha ajo. Megjithatë, asnjë nga konkurrentët nuk reaguan, ndonëse…

Lexo më Shumë