Author: almakos

“Duhen dy persona për të vallëzuar tango”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe vendimin e qeverisë bullgare për ndërprerjen e lidhjes hekurudhore me Maqedoninë e Veriut. Mickoski theksoi se duhet të pritet, sepse ende nuk dihet nëse do të ketë marrëveshje apo jo. “Detyra jonë është të punojmë. Tani a do të ketë një marrëveshje – duhen dy persona për tango. Duhet të shohim se si funksionojnë nga ana tjetër”, tha kryeministri. Lidhur me korridorin 8 dhe sjelljen e palës bullgare, ai tha se VMRO-ja ka kohë që e…

Lexo më Shumë

Pak minuta me parë Motrat Mustafa kanë ndarë lajmin e trisht me ndjekësit. Motrat njoftuan se ka ndërruar jetë kunata e tyre, shkruan “Kosovarja”. “Kunata jeme e mira, pusho e qete aty mes luleve te parajsës ku e ke edhe vendin” ishin shprehur nderë tjerat. Ngushëllime!

Lexo më Shumë

Beogradi po i shfrytëzon serbët e Kosovës si një mjet politik, duke i instrumentalizuar ata për qëllime të brendshme dhe gjeopolitike. Kështu ka shkruar eksperti i sigurisë, Agim Musliu, në platformën X, duke theksuar se qeveria e Beogradit po i keqpërdorë serbët e Kosovës për përfitime personale dhe strategjike. Musliu theksoi se, “Beogradi vazhdon të trajtojë serbët e Kosovës si një mjet politik, duke i përdorur ata për qëllime që shkojnë përtej interesave të tyre.” Ai argumentoi se, në vend që t’i ndihmojë ata të integrohen dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës, regjimi i Vuçiqit preferon t’i mbajë ata si…

Lexo më Shumë

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur më një sasi prej 10 kilogramë kokainë të fshehura në banesën e tij dhe në makinë. Sipas mediave italiane, fillimisht i riu u pikas teksa qarkullonte me mjetin e tij në zonën e Vercelli dhe iu nënshtrua kontrollit fizik. Brenda saj u gjetën tre pako me kokainë, brenda një ndarjeje të fshehtë e krijuar në mënyrë artizanale në kabinën e mjetit. Kurse në shtëpinë e tij u gjetën edhe 6 pako të tjera lënde narkotike e cilësisë së lartë. Policia tha se pesha totale e drogës shkon në rreth 10…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese, bashkë me gjyqtarët nga Komisioni i Venecias, profesorë dhe ekspertë vendas, të enjten e ardhshme do të japin mendimin e tyre për çështjet e kontestuara juridike të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Seanca përgatitore do të mbahet më 20 mars në Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtari holandez, Martin Kujer, i cili është edhe nënkryetar i Komisionit të Venecias, do të shpjegojë këshillën miqësore që gjykata kërkoi prej tyre dhe që duhet të miratohet nga komisioni. Gjyqtari nga gjykata për të drejtat e njeriut, Arthur Kuch, nga ana tjetër, do të shpjegojë praktikën e kësaj gjykate në raste të ngjashme. Nga…

Lexo më Shumë

Komisionerja për zgjerim në Bashkimin Evropian ka dhënë një mesazh nga Elbasani, ku ndër të tjera tha se Shqipëria ka ecur me reformat, por u shpreh se ka ende punë për të bërë deri në anëtarësimin e BE. Në një komunikim për gazetarët, ai tha se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, por nëse ecet me këto ritme, ajo u shpreh se gjithçka do përfundojë në 2027. “Unë pata mundësinë që të takohesha me aktorë politikë, mund të them që Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme, po ka ende shumë punë dhe reforma për të bërë. Por…

Lexo më Shumë

Ditë më parë u hap konkursi për punësimin e 300 ushtarëve në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç. VLEN thotë se gjatë punësimit, kriter  do të jetë edhe përfaqësimi adekuat. “Por, brenda këtij njoftimi me krenari dhe mburrje të plotë ju informojmë që kriter dhe element tjetër që do të merret parasysh është edhe përfaqësimi i drejt dhe adekuat. E kjo çështje është e rregulluar dhe figuron zyrtarisht në pikën shtatë të konkursit që vazhdon të jetë akoma aktiv. Kur hoqëm mekanizmin keqpërdorues balancuesin u zotuam që…

Lexo më Shumë

Është publikuar fotoja e makinës tip “Mercedes Benz”, që shfaqet në vendin e ngjarjes së vrasjes së Fatbardh Licit në Kiras të Shkodrës, më 10 gusht 2018, ndërsa dyshohet se drejtohej nga e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago, e cila është vënë në pranga rreth 5 ditë pas partnerit të saj. Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me këtë makinë dhe ka sjellë në Tiranë Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.  “Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta…

Lexo më Shumë

Shoqata e inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë ka dorëzuar peticion në Komisionin Rregullator për Energjetikë me kërkesë për ndryshimin e rregullave për furnizim me energji elektrike. Shoqata kërkon në peticion ndryshimin e rregullave për furnizimin me energji elektrike dhe futjen e leximeve mujore të njehsorëve, siç parashikohet për kategoritë e tjera të kyçjeve në sistemin tarifor të shpërndarjes. Nga aty shtojnë se në rast se nuk lexohet njehsori, EVN duhet të lëshojë faturë prej 420 denarë që tregon 0 kilovat/orë të energjisë elektrike të konsumuar, dhe pas leximit aktual konsumatorit duhet të marrë faturë të korrigjuar në bazë të konsumit aktual për…

Lexo më Shumë

Është vënë në pranga 33-vjeçari Valentin Kovaçi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual. Sipas policisë së Lezhës, Kovaçi u gjet i fshehur në një shpellë ku qëndronte me shpresën për t’i shpëtuar arrestimit. Ai ishte shpallur në kërkim pas një kallëzimi të bërë nga një 30-vjeçare, e cila denoncoi se i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, me sende personale, dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë. Gjatë kontrollit në vendin ku ai fshihej, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.…

Lexo më Shumë

“Komunat në vend marrin mbështetje të madhe në shumë fusha nga Bashkimi Evropian dhe me integrimin evropian do të hapen shumë mundësi të reja për Maqedoninë e Veriut”. Këto, si dhe tema të tjera u diskutuan gjatë vizitës në Resnjë të ambasadorit të BE-së në vend, Mihalis Rokas. “Turizmi evropian po shkon drejt një të ardhmeje të bazuar në qëndrueshmëri. Strategjia e BE-së, “Rruga e Tranzicionit për Turizmin”, hedh themelet për një industri më të gjelbër dhe më të përgjegjshme. Promovohet përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, turizmi rrethor dhe lëvizshmëria inteligjente. Bizneset inkurajohen të reduktojnë mbetjet, të përmirësojnë efikasitetin e energjisë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar disa vendime që pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në administratën shtetërore dhe jetën e qytetarëve. Në këtë mbledhje, qeveria miratoi “Udhëzimin Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve”. Ky udhëzim synon të lehtësojë procesin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të ofrojë mbështetje për çiftet në menaxhimin e pronës së përbashkët, një çështje që ka qenë shpeshherë e ndërlikuar. Për më tepër, vendimi i Qeverisë është ndryshuar dhe plotësuar për…

Lexo më Shumë