Javën e kaluar është regjistruar vdekja e një personi të infektuar me Covid-19, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin javor për periudhën 20-26 janar. Bëhet fjalë për një person 60-vjeçar nga Kumanova, i vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit – doza e fundit është marrë më shumë se tre vjet më parë. Personi kishte sëmundje shoqëruese dhe vdiq në spital. Javën e kaluar në vend u regjistrua vetëm një rast pozitiv me Covid-19. Një person nga Struga është infektuar. “Nga data 20 deri më 26 janar 2025 janë testuar gjithsej 341 materiale në laboratorët që kryejnë…
Author: almakos
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit. Sipas bluve të Shkodrës, 23-vjeçari me iniciale A. N., ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. “Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin A. N., 23 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Lezhë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Lezhë”, njofton policia. Njoftimi i policisë Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin A.…
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, e cila prej vitesh është një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, ka blerë një shtëpi të re dhe ka marrë gjithë vëmendjen e publikut me stilin dhe elegancën e saj. Së fundmi, miqtë e saj kanë ndarë pamje nga rezidenca e re e këngëtares, duke zbuluar detaje të ambienteve luksoze që i përkasin Leonorës. Siç shihet nga fotot, shtëpia është dekoruar me shumë kujdes, duke kombinuar elemente modernë dhe klasikë, që pasqyrojnë shijen e saj të rafinuar.
Gjykata e Posaçme shtyu për më 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e ish-ministrit, që përmes një deklarate njoftonte gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore. Njëkohësisht, përmes avokatit Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me ekspertët që kanë kryer akt ekspertimin tekniko-ushtarak.
Sot, 28 janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, njohur si Dita Ndërkombëtare Evropiane e Privatësisë. Kjo ditë përfaqëson një moment thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të individëve për ruajtjen e informacionit të tyre personal. Në një botë gjithnjë e më të lidhur dhe të digitalizuar, ku informacioni personal shpeshherë bëhet objekt eksplorimi dhe manipulimi, kjo ditë sinjalizon nevojën për të rishikuar dhe forcuar politikat e privatësisë. Dita Ndërkombëtare e Privatësisë është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e të drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut. Aktivistët e…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë natyrën dhe aktivitetet jashtë. Pjesa më e madhe e vendit do të përjetojë kushte të favorshme atmosferike, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë me miqtë dhe familjen. IHK njofton se gjatë ditës, temperaturat do të kenë një rritje të dukshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C dhe 3°C, duke ofruar një mëngjes të freskët, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 13°C deri në 16°C.…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Pas një debati të ashpër mes Gjestit dhe Eglit, i shkaktuar nga një gjest i tij ndërkohë që po bisedonte me Rozanën, duke i kërkuar Eglit të linte pak privatësi, dhe më pas supozimi i Rozanës se Egli mund të jetë xheloze, duket se ata kanë arritur të sqarohen. Dyshja ka biseduar më qetësisht, duke ndarë mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth situatës, ku Gjesti i ka shpjeguar Eglit se e kupton mirë se çfarë thonë njerëzit, dhe se ai tregon kujdes nga të gjithë, duke theksuar se beson vetëm tek ajo. Ai shtoi se, ndonëse nuk mund të pajtohet…
Kortezhi i Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçar, transportohet sot me rrugë tokësore nga Greqia drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Kakavisë. Sipas raportimeve nga mediat greke, turma njerëzish po i japin lamtumirën e fundit kryepeshkopit në Kakavijë, teksa kortezhi kaloi pikën kufitare. Pritja e shenjtërimit dhe homazhet për Kryepeshkopin Anastas, do të mbahen në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë të martën, më 28 janar, në orën 16:00. Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten e 30 janarit, ku Kryepeshkopit Anastas do t’i jepet lamtumira e fundit pas liturgjisë hyjnore në katedralen…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.9 lekë dhe do shitet me 95.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.3 lekë dhe do shitet me 99 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.7 lekë dhe do shitet me 117.7 lekë.
Gjesti dhe Egli Tako kanë zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin me njëri-tjetrin ditën e sotme (e hënë). Ata kanë patur një debat të ashpër, ku edhe këngëtari i kërkoi që të largohej nga ai. I njëjti tha se po i bën presion dhe se është bërë toksike, duke mos lejuar që të qëndrojë me të tjerët. E ky veprim i artistit ka bërë që banorja të preket, teksa shkoi në shtrat duke qarë. Ata më pas kanë folur, kanë sqaruar të gjitha gjërat dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin. Egli më pas nuk e lëshoi Gjestin duke i dhënë puthje e përqafime,…
Demokracia në Veprim shpreh shqetësimin e thellë për incidentin e fundit në Skenderaj, ku një protestë e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, u prish nga individë të armatosur me mjete të forta dhe piroteknikë. Kjo ngjarje jo vetëm që ka rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve, por gjithashtu ka përshkallëzuar tensionet politike në një kohë kaq kritike për procesin zgjedhor. Incidenti është mbështjellë me raporte për ndërprerjet e energjisë elektrike, të cilat duket se janë realizuar për të penguar zhvillimin normal të aktivitetit. DnV ka theksuar se këto veprime janë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj…

