Janë zbuluar disa mesazhe që pretendohet se janë gjetur në telefonin e deputetes së Partisë Socialiste dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në këto mesazhe, të publikuara nga Ora News, kjo shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në në dorën e saj. Klotilda Bushka është kushërirë e Ajola Xoxës dhe është nën hetim për pengim të hetimit të SPAK. Në mesazhet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, Llagami nuk e fsheh ambicien se këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione…
Author: almakos
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se pacientët të cilët janë në gjendje kritike mund që sot dhe nesër të kenë komplikime. Megjithatë, njoftoi se ata tashmë po mjekohen jashtë vendit. Gjithsej 51 pacientë janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në gjashtë shtete të ndryshme, ndërsa pritet që të dërgohen edhe të tjerë. Taravari thotë se vendi ka kapacitet për t’i trajtuar këta pacientë, megjithatë sipas tij, në vendet e jashtme ato mund të trajtohen në mënyrë më të specializuar. Ministri gjatë ditës do të vizioj pacientët e vendit tonë që po mjekohen në Sofje dhe Selanik. Arben Taravari, ministër…
Protesta në Koçan të Maqedonisë së Veriut është shoqëruar me tensione dhe incidente. Qindra qytetarë dolën mesditën sotme në rrugët e Koçanit për të treguar revoltën e tyre dhe pasigurinë që ndiejnë nga shteti, pas tragjedisë në lokalin e natës ku humbën jetën 59 të rinj dhe u plagosën 155 të tjerë, për shkak të zjarri që shpërtheu në orët e para të 16 marsit në lokalin e natës. Alsat.mk raporton se protestuesit kanë filluar të hedhin me vezë në drejtim të godinës së Komunës. Ata kërkojnë nga autoritet që të zbardhet rasti dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe…
Gjatë protestës së sotme në Koçan, qytetarët e pakënaqur dhe të revoltuar demoluan kafenenë-bar ‘Klasik’ në qendër të qytetit. Kafeneja është në pronësi të pronarit të të ashtuquajturës diskotekë që dje u përfshi nga një zjarr i tmerrshëm, ku humbën jetën 59 persona.Në Koçan po mbahet një protestë, në të cilën kërkohet përgjegjësi për tragjedinë e tmerrshme që goditi qytetin. Në protestë janë të pranishëm edhe disa nga prindërit e fëmijëve të ndjerë. MARKETING
Gjatë bisedës me mësuesit Rama foli edhe për fushatën elektorale dhe kundërshtarët politikë. Rama tha se PS është opsioni më i mirë për qytetarët shqiptarë, pasi sipas tij PS është parti e ri, në kuptimin se u ofron të rinjve të integrohen në jetën parlamentare. Kryeministri ironizoi ndër të tjera partitë opozitare, që sipas tij marketohen si parti të reja, por që në thelb nuk janë. Këtu Rama iu referua partisë së Adriatik Lapajt, i cili në listën e mbyllur të qarkut të Beratit vendos babanë e tij. Edi Rama: Partinë më të re e ofrojmë ne, ne japim mundësinë që…
Bashkëshortja e pjesëtarit të ndjerë nga grupi “DNK” Andrej Gjorgieski, Natalia Gjorgieski nëpërmjet një reagimi në rrjetin social fb, thotë se informacionet se mjetet piroteknike në diskotekë i ka sjellur pjesëtari i grupit “DNK” janë të rrejshme. Ajo thotë se ditën e djeshme derisa në ankth ishte duke e kërkuar bashkëshortin se në çfarë gjendje është, në shtëpi i kanë shkuar pjestarë nga Departamenti i hetimit penal dhe e kanë kërkuar të ndjerin në prani të fëmijut pa shpjegime. “Njoftimet e rreme se bashkëshorti im po merr mjekim në shtëpi dhe se mjetet piroteknike i ka sjellë banda, ju lutem…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një letër ngushëllimi, ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për humbjen e Haxhi Thaçit, një figurë e njohur dhe e rëndësishme për Kosovës. Kurti, në emër të Qeverisë dhe të tijin, dërgoi ngushëllime familjes Thaçi, duke theksuar se Haxhi Thaçi do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin që tregonte për të tjerët dhe dashurinë e thellë për vendin e tij. Kjo humbje ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por edhe të gjithë ata që e njohën Haxhiun si një njeri të mençur dhe me një zemër të madhe.…
Fation Hoxhalli është zgjedhur kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së me 74 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenim. Ai ishte përballë Helidon Halitit, i cili mori 10 vota pro, 57 kundër dhe 16 abstenim. Votimi për kandidatët për kryetarë: Helidon Haliti Pro: 10 Kundër: 57 Abstenim: 16 Fatjon Hoxhalli Pro: 74 Kunder: 7 Abstenim: 6 Kuvendi ka miratuar emrat e anëtarëve për Këshillin Drejtues të RTSH-së. Votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH: Enio Cvici Pro: 77 Kunder:2 Abstenim: 7 Pano Xhixho Pro: 82 Kunder: 0 Abstenim: 5 Alket Braho Pro: 55 Kunder: 6 Abstenim: 26 Zamira Kita…
FERDINAND SAMARXHI*NDERI I KOMBIT Hirësi Joan Pelushi u zgjodh Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan u bë dje nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse, pas Liturgjisë Hyjnore të së dielës, që për besimtarët ortodoksë përkon me të dielën e dytë të Kreshmës. Hirësi Joani u prit me një ceremoni të veçantë dhe hyri në Katedralen “Ngjalla e Krishtit”, ndërsa kambanat e saj dhe ato të të gjitha kishave ortodokse në Shqipëri, ranë njëkohësisht në nder të këtij momenti historik. Pas shpalljes së emrit të tij, Kryepeshkopi i ri mbajti një fjalë të…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se diskoteka ka patur vetëm dy herë licenca në vitin 2021 dhe 2023.Sipas tij, pyetja është se si është nënshkruar licenca dhe në bazë të cilave elaborate dhe cilat dokumente e kanë nënshkruar.“Në vitin 2024 e pamë se si kanë nënshkruar. T’i përgjigjem atyre që bëjnë konferenca në mes nate. Këtu nuk ka politikë. Do të përgjigjeni të gjithë të cilët, keni tentuar të bën i politik në kurriz të qytetarëve dhe të jetëve që këta fëmijë i kanë humbur. Nuk do të kem mëshirë nga shtëpia do ti nxjerr. Nëse mendojë se do të luajnë…
KQZ ka miratuar listat e kandidatëve për deputetë të PD-së, Partia Aleanca Kombëtare dhe Lëvizja Atdheu, ndërsa është miratuar edhe renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore. E para në listë do të jetë, koalicioni “PD-Aleanca për Shqëipërinë Madhështore”, ndërsa Partia Socialite do të jetë e pesta. Renditja në fletën e votimit; PD-Aleanca për Shqëipërinë Madhështore Partia Lëvizja Bashkë Lëvizja Atdheu Partia Koalicioni Euroatlantik Partia Socialsite Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare Partia Aleanca Demokracia e Re Djathtas për zhvillim Partia Mundësia Partia Social Demeokrate
Gjykata Kushtetuese gjatë takimit të sotëm të punës vendosi që ta anulojë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ishte caktuar për më 20 mars. Gjykata Kushtetuese, siç thuhet në komunikatë, ka marrë parasysh shpalljen e 7 ditëve të zisë për viktimat e tragjedisë në Koçanë dhe traumave nëpër të cilën kalojnë shoqëria, qytetaret dhe shteti. Data e mbajtjes së seancës përgatitore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve do të konstatohet në mënyrë plotësuese. MARKETING

