Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, një moment tejet emocionues ndodhi kur Gjesti pati mundësinë të takonte babain dhe nënën e tij. Ky takim u shoqërua me emocione të forta dhe lot gëzimi si për Gjestin, ashtu edhe për të pranishmit dhe shikuesit. E momentin kur Gjesti u përshëndet me prindërit, po bën xhiro në rrjet. Po aludohet se nëna e tij i ka dërguar të fala Eglit. “Të fala m’i bën Eglit”, ndëgjohet teksa i thotë Gjestit. Njëjtë kanë aluduar edhe nëpër komente, se ajo i ka thënë Gjestit t’i bëjë të fala Eglit.
Author: almakos
Pas një periudhe larg skenës muzikore dhe një përkushtimi të thellë ndaj fesë, reperi Fero duket se është gati për një rikthim të fuqishëm në muzikë. Në Instastory, ai ndau një pjesë nga projekti i tij i ri, ku dëgjohet duke shprehur motivimin për të rikthyer suksesin — këtë herë me një qëllim personal: vajzën e tij, të cilën thotë se nuk e ka parë prej muajsh. Kënga duket se përmban nota emocionale, por edhe të ashpra. Teksti përfshin referenca ndaj situatës së tij personale, përfshirë raportin me ish-partneren Arbenita Ismajli, të cilës i drejtohet me fjalë të forta. Në…
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar rritjen e pagës minimale nga 830 euro në 880 euro, ndërsa tha se synon që në fund të mandatit 4 vjeçar paga minimale të jetë 950 euro. Kryeministri iu referua uljes së nivelit të papunësisë, duke theksuar se politika e krijimit të vendeve të punës ka filluar të japë fryte. Po ashtu, rritja ka pësuar edhe asistenca sociale për të papunët, të cilët do të marrin 540 euro. Gjithashtu rritje ka pësuar edhe paga për punonjësit e martuar me tre vite eksperiencë. Ata do të marrin 1258.4 euro, ndërsa punëtorët e pakualifikuar do…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se ka pritur Angelin, pacientin e dytë i cili është mjekuar jashtë vendit nga tragjedia në Koçani.“Një mirëseardhje e ngrohtë për Angelin, pacientin e dytë që pasditen e sotme arriti nga Athina, i uruan ministrat Taravari dhe Mucunski.Sipas protokollit mjekësor, pas një qëndrimi 24-orësh në klinikë dhe pas kryerjes së analizave toksikologjike, pritet që ai nesër të lirohet për trajtim në shtëpi.I urojmë shërim të shpejtë dhe shëndet të mirë.Sonte pritet të arrijnë edhe katër pacientë të tjerë, të cilët ishin në trajtim mjekësor në Spanjë”, ka shkruar Taravari. MARKETING
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, duket se ka siguruar realizimin e operacionit të nevojshëm për trajtimin e skoliozës. Përmes një ‘story’ në Instagram, Anisa ka zbuluar mesazhin e motrës së saj, teksa kjo e fundit i uron fat në operacion. “Ishalla more Zot të kalon mirë operacioni”, thuhej në mesazh. Burime të Prive konfirmojnë se Anisa shumë shpejt do futet në sallën e operimit për ta realizuar ndërhyrjen e shumë pritur. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Anisa rrëfeu mbi skandalin e premtimit të operacionit nga A Plus Medical Solution.
Tak Fak/ Situata skandaloze në vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin e Vlorës vazhdon të përkeqësohet, duke krijuar kushte të papërballueshme për banorët. Të jetosh mes plehrave dhe derrave në katër stinët e vitit është bërë një rutinë e hidhur për ata që banojnë pranë fushës së mbetjeve, ndërkohë që në këtë zonë ka shpesh zjarre, duke kërcënuar jetën dhe pasurinë e qytetarëve. [embedded content] Një zjarr i madh shpërtheu sërish në fushën e mbetjeve, duke rrezikuar banesat që ndodhen pranë. Zjarrfikësit janë angazhuar në terren për të vënë nën kontroll flakët, ndërkohë që situata ka shkaktuar shqetësim të madh te…
TakFak/ Një situatë e skandaloze vazhdon të mbizotërojë në vendgrumbullimin e mbetjeve të qytetit të Vlorës, një problem që ka prekur banorët për dekada me radhë. Të jetosh pranë këtij vendi është një sfidë e përditshme, ku banorët janë të detyruar të jetojnë mes plehrave, derrave dhe zjarreve të shpërthyera mbi mbetjet, që shpesh kanë rrezikuar jetën dhe banesat e tyre. [embedded content] Gazetarja e emisionit Tak Fak shkoi të pyesë në Bashkinë Vlorë. Françesko Tozaj, Nëndrejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Vlorë, theksoi se autoritetet janë duke marrë masa për të përmirësuar situatën: “Do të merren masat për…
Është konstituuar Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja e sotme u drejtua nga kryetari i zgjedhur nga parlamenti, Fatjon Hoxhalli. Gjatë mbledhjes u diskutua dhe u ra dakord për të gjitha pikat e rendit të ditës. Fillimisht Këshilli Drejtues u njoh me aktet e parlamentit për mandatin e gjithsecilit dhe më pas u votua për nënkryetarin, që u zgjodh Petrit Beci me 10 vota pro. Një pikë e rëndësishme e mbledhjes së parë ishte diskutimi për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës, që mbahet në datat 13–17 maj në Bazel të Zvicrës. Për shkak të…
Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka uruar Natën e Madhe të Kadrit. “Qoftë kjo një natë e faljes, lutjeve të pranuara dhe zemrave të mbushura me dritë. Zoti ju dhëntë shëndet, lumturi dhe çdo të mirë në këtë dhe botën tjetër! Urime Natën e Kadrit!” – shkruan Lloga.
Një deklaratë e ish-banores Rizarta Hoxha mori vëmendje të madhe sa ishte brenda Big Brotherit. Bëhet fjalë për një moment ku po flinte me Aldo Markun dhe ai në një moment i tha: “Më shtrëngo fort”. Kjo gjë u keqkuptua dhe u bë virale në rrjete sociale duke aluduar në diçka tjetër, ndonëse Rizarta tha se po flisnin për ‘muskujt e barkut’. Ndërkohë në spektaklin e së martës, prezantuesi Ledion Liço e vuri në siklet të madh konkurrenten. “E kishte të fortë apo jo”, iu drejtua ai. Rizarta ka ngelur e habitur në një moment gjersa më pas tha: “Unë…
Google po shpall një funksion të ri kërkimi me inteligjencë artificiale që rrezikon privatësinë e miliarda përdoruesve. Shërbimi më i njohur i postës elektronike, Gmail, po përditëson funksionalitetet e tij për të përmirësuar përvojën e përdoruesve, por ky përmirësim ka ngritur shqetësime të mëdha për mbrojtjen e të dhënave personale. Një nga funksionalitetet më të reja përfshin një sistem kërkimi të avancuar me AI, i cili pret të lehtësojë procesin e gjetjes së informacionit në mesazhet e përdoruesve. Por, si do të ndikojë kjo në privatësinë e të dhënave të përdoruesve? Google njoftoi se ky përmirësim do t’i mundësojë përdoruesve…
Një 27-vjeçar në Tiranë është arrestuar sepse dyshohet të ketë mbajtur në banesë një 15 vjeçare kundër dëshirës së saj. Në pranga ka rënë shtetasi E.Gj., 27 vjeç, i cili gjithashtu dyshohet se ka ngacmuar seksualisht adoleshenten. Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet një mjet prerës (thikë) “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

