Ish-avokati i shtetit, Fehmi Stafa, që po hetohet për marrje ryshfeti, do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë të tjera. Vendimi u mor nga Gjykata Themelore Penale në Shkup. Stafa u arrestua më 13 dhjetor të vitit të kaluar, pasi prokuroria dyshon se ka marrë 50,000 euro për të ndikuar tek një gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup, për një rast që lidhej me klientin që ai përfaqësonte. Prokuroria thotë se qëllimi ishte të ndikonte në një vendim zyrtar që nuk duhej të kryhej. MARKETING
Author: almakos
Dy elektricistë janë plagosur gjatë ushtrimit të detyrës dje në Lezhë, pasi ishin duke riparuar defektin në një kabinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ishull-Lezhës dhe policia konfirmoi incidentin, duke sqaruar se gjendja shëndetësore e punonjësve të elektrikut ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Ishull Lezhë, janë dëmtuar 2 elektricistë, shtetasit E. A., 63 vjeç dhe Gj. M., 58 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia vendore. Po kështu dyshohet se si pasojë e një defekti, ka rënë zjarr në kabinën…
Grupi i avokatëve mbrojtës të ish-presidentit Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i partisë së Lirisë, i arrestuar dhe paraburgosur prej 21 tetorit 2024 dhe nën hetim e proces gjyqësor për pasurinë, lobimin në SHBA dhe dosjen CEZ-DIA, dolën sot para mediave për të shpjeguar standardet e dyfishta të ndjekura për hetimet dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paprecedentë dhe të paligjshme të tij. Mbrojtësi Gylsen Zhllima shpjegoi se në dosje nuk ka snjë provë që e lidh Metën me akuzat që ka ngritur prokuroria, as për pasurinë dhe as për CEZ-DIA. Ai shpjegoi se në asnjë pjesë të dosjes me…
Altin Ndoci, i cili një ditë më parë u arratis nga Spitali I Durrësit dyshohet se fshihet në Tiranë. Sipas gazetares, Xhensila Kodra janë zhvilluar disa kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht në Astir, Don Bosko, Selitë etj. Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.
Të tjera detaje janë bërë publike nga arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrës mesditën e të martës (13 janar). Sipas gazetares Xhensila Kodra, Policia e Durrësit është njoftuar për arratisjen menjëherë sapo Ndoci është larguar, duke e vënë në lëvizje për gjurmimin e tij.[embedded content] Ndërkohë, për shoqërimin e Ndocit drejt spitalit, pas verifikimit të plotë, rezulton se policia nuk është njoftuar në asnjë formë kontakti nga Burgjet. Po dje, Burgu i Durrësit i ka kërkuar policisë për shoqërimin e një tjetër të dënuar për rast fatkeqësie, për varrimin e një familjari dhe policia ka kryer shoqërimin e…
Tre persona, të dënuar edhe më parë për të njëjtin krim, janë arrestuar në kryeqytet pasi akuzohen për një seri bastisjesh të ndryshme, duke aplikuar metodën e kopjimit të çelësave. Policia e Tiranës njoftoi sot (14 janar) se të ndaluarit janë A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç dhe është kryer nga Komisariatet Nr. 2 dhe Nr. 3, i koduar “Strategjia”. Grupi kriminal besohet se është më i gjerë dhe po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë. Zbardhen dhe 3 vjedhje të kryera nga ky grup, gjatë muajit janar. Njëra…
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion zhvillohet sot seanca për dosjen “Gërdeci”, ku një ndër të akuzuarit është edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. [embedded content] Në seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka depozituar në GJKKO provat për gjyqin në ngarkim të ish-ministrit. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023.
Dokumentet e publikuara nga FARA tregojnë se lobimi që kryebashkiaku Erion Veliaj po bën në Shtetet e Bashkuara përmban kryesisht një fushatë me sulme të paprovuara ndaj Prokurorisë dhe pretendime hiperbolike për persekutim të ngjashëm me atë të regjimit komunist. Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shkroi më 23 prill 2025 një letër emocionale senatorit të Shteteve të Bashkuara, Dick Durbin, një demokrat i zgjedhur në Ilinois, në të cilën e përshkruante veten si viktimë të një persekutimi të ngjashëm me atë që mijëra shqiptarë pësuan gjatë regjimit komunist. Kjo më…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet prezencë e mjegullës dhe mjegullinës, kryesisht në zonat luginore, çka mund të ndikojë në shikueshmëri. Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat detare, valëzimi do të jetë i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë.
Një banesë në Tetovë është përfshirë nga flakët dhe raportohet se ka edhe një person të vdekur, ndërsa një tjetër është shtruar në spital me lëndime nga zjarri, raporton SHENJA. Siç njoftohet, zjarri ka ndodhur në një banesë në afërsi të bulevardit “Bllagoja Toska”. Zjarrfikësit kanë dalë në terren për të shuar flakët. Zjarri u raportua në Njësinë Territorial të Zjarrfikësve të Tetovës në orën 19:05. SPB Tetovë konfirmoi se pas një zjarri në një apartament në një ndërtesë, një person u gjet i vdekur dhe një tjetër u plagos. Momentalisht po kryhet inspektim i vendit të zjarrit, ndërsa policia…
Një aplikacion i ri, i quajtur ‘Are you dead’, ka filluar të tërheqë vëmendjen e madhe në Kinë, duke ofruar një zgjidhje për një problem të thellë social: vetmia në qytetet moderne. Ai funksionon si një kontroll sigurie dixhital, duke kërkuar nga përdoruesit të konfirmojnë çdo dy ditë se janë mirë. Në rast se ata nuk e bëjnë këtë, aplikacioni njofton kontaktin emergjent të caktuar, duke e paralajmëruar atë për një situatë të mundshme alarmante. Që nga lançimi i tij në maj të vitit të kaluar, aplikacioni ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm, veçanërisht mes të rinjve që jetojnë vetëm. Kjo…

