Author: almakos

Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për ta sulmuar atë publikisht me një gjuhë fyese dhe intimiduesе. Ndërsa Lala, duke komentuar qëndrimin e Ramës për përmbytjet, ku fajësonte qytetarët për hedhjen e plehrave rrugëve, pyeste se pse nuk kishte funksionuar inceneratori i Tiranës, një projekt i promovuar nga Rama dhe që është në hetim si aferë korruptive, kryeministri e quajti komentin e saj si “injorancë të ulëritëse”, shpifje dhe dezinformim. Sulmi i kryeministrit ndaj Lalës nuk shënon një incident të veçuar, por është pjesë e një sjelljeje të…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) do të ketë 40 inspektorë të rinj deri në mesin e këtij viti, njoftoi Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi. Ai thotë se ky personel kanë ndjekur trajnime për t’u bërë inspektorë që nga viti i kaluar dhe se kjo do të zgjasë deri në mesin e këtij viti. Pas kësaj, shton ai, këta inspektorë do të jenë pjesë e ISHT-së dhe do të monitorohen për të parë se si po shkojnë gjërat pas forcimit të Inspektoratit. Durmishi thotë se nevojiten inspektorë në terren për të kontrolluar të gjitha shoqëritë tregtare në mënyrë që të përcaktohet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se është gjetur një lloj kompromisi për Ligjin për Kundërvajtjet, në mënyrë që sistemi “Qyteti i Sigurt” të vihet në funksion nga 1 shkurti, ashtu siç edhe ishte planifikuar. “Ajo që për mua është momentalisht akute dhe që duhet të gjendet zgjidhje shpejt dhe mendoj që sot në mbledhje arritëm të gjejmë kompromis është Ligji për Kundërvajtje që të mundet ‘Safe City’ apo ‘Qyteti i Sigurt’ të fillojë të funksionojë nga 1 shkurti ashtu siç ishte paralajmëruar. Theksoj se ky ligj është 2/3, për të njëjtin nuk kemi nevojë për shumicë Badenteri. Mendosj se të gjithë…

Lexo më Shumë

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi ishte sot në “Oponencë” teksa foli mbi nivelin ekonomik të vendit. Sipas tij jemi 70 vite larg mesatares ekonomike të vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë ai thekson se me këtë nivel varfërie nuk mund të pritet që vendi të ketë një nivel më të lartë demokracie. Zef Preçi: Në nivel varfërie që ka vendi mos mendoni se mund të jetë shumë lart demokracia. Kur shitet tjetri me thes mielli, kur zgjerohet administratat, po përdoret shteti për vazhdimin  kësaj qeverisje. Kemi devijuar nga principe elementare që duhet të kishte vendi. Nuk besoj se klasa politike jonë qëllim…

Lexo më Shumë

Disa orë pas takimit dhe pasi i analizoi deklaratat e liderëve, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se ky takim nuk prodhoi asnjë zgjidhje për problemet kyçe me të cilat përballet shteti. Qeverisë, sipas tij, po i shpejtohet për zgjedhjet të reja. Kjo, për shkak se vendi po futet në borxhe të reja dhe me mungesa të mëdha buxhetore për paga dhe subvencione. Filipçe përsëriti se janë kundër shfuqizimit të Qeverisë teknike me arsyetimin se shtetit dhe shoqëria nuk është gati për një gjë të tillë. Megjithatë, ai paralajmëroi mbështetje vetëm për ligjet e agjendës reformuese. MARKETING

Lexo më Shumë

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e së martës (13 janar), shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po transferohen nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit. Ky vendim vjen pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë një takimi me drejtuesit e burgjeve, ku kërkoi masa të menjëhershme për forcimin e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe transferimin e të burgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. Burgu i Durrësit nuk është një burg me siguri të lartë, ndaj është parë e arsyeshme që personat me rrezikshmëri të lartë të mos qëndrojnë më në këtë burg. Bëhet…

Lexo më Shumë

“Për herë të parë pas 35 viteve u mbajt një takim i liderëve në të cilin u ofruan zgjidhje dhe nuk u gjeneruan konflikte”.Kështu e përshkroi kryeministri Hristijan Mickoski takimin e liderëve, të thirrur nga ai, që zgjati plotë 3 orë. Në takim përveç kryeministrit morën pjesë, koalicioni VLEN me BIlall Kasamin dhe Bekim Qokun, Aleanca Kombëtare për Integrim me Ali Ahmeti dhe Rina Ajdarin, ZNAM u përfaqësua nga sekretari i përgjithshëm i partisë Goran Minçev dhe Boban Karapejovski dhe partia Levica nga Dimitar Apasiev. Kryeministri Mickoski në prononcimin pas takimi tha se për shumë çështje kemi qëndrime të njëjta,…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme i konfirmoi emrat e Valbon Limanit dhe Isen Shabanit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Oner Jakullovskit nga koalicioni “Maqedonia Juaj” dhe Arian Ibrahimit nga Partia Demokratike e Turqve, për kryetarë të rinj të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë. Zëdhënësi i KSHZ-së, Abdush Demiri tha se Komisioni i obligon komisionet zgjedhore komunale të veprojnë sipas Kodit zgjedhor dhe menjëherë t’i publikojnë rezultatet përfundimtare nga votimi i mbajtur më 11 janar. Angellço Ristov nga KSHZ-ja u përqëndrua në vendvotimin në Gostivar, ku nuk u realizua votim. “Para se Komisioni të…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë një njoftim të rëndësishëm për cilësinë e ujit të pijshëm në Kosovë, duke theksuar se disa zona përballen me probleme serioze. Sipas raportit të fundit, uji nga Badoci nuk rekomandohet për pije për shkak të turbullirës së rritur. Kjo situatë ka ngritur shqetësime për shëndetin e qytetarëve, duke i bërë ata të pyesin për burimet e sigurta të ujit. Megjithatë, në fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Batllavë, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara. Kjo është një lajm i mirë për banorët e këtyre komunave, të cilët mund të…

Lexo më Shumë

Pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci, ministri i Drejtësisë ka thirrur sot një takim të posaçëm me drejtuesit e të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në vend, duke kërkuar masa të menjëhershme për forcimin e sigurisë në sistemin e burgjeve. Ministri bëri të ditur se, pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës dhe pezullimit të menjëhershëm të gjithë zinxhirit përgjegjës pas ngjarjes së rëndë, ka kërkuar ndërhyrje urgjente për rritjen e kontrollit, forcimin e masave të sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit. Gjithashtu, ai i ka kërkuar…

Lexo më Shumë

Nata e mbrëmshme ka qenë tragjike për një familje në Tetovë, ku babai 76-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa djali i tij 51 vjeçar ka marrë lëndime të rënda. Ky është bilanci i tragjedisë, kur banesa e tyre ishte përfshirë nga flakët, e cila është përhapur me shpejtësi dhe….ka qenë fatale për 76-vjeçarin. Më pak pasoja ka pasur djali 51-vjeçar i viktimës. Ai ka pësuar djegie gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin, ndëra me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Ekipet e zjarrfikësve kanë qenë në terren me tre automjete. Në…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë dhe Punës momentalisht nuk e konsideron të nevojshme që të ndërhyjnë me masa qeveritare për uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore. Ministria ka bërë analizat e paralajmëruar dhe sipas tyre, çmimet kanë shënuar ulje për 0,4 përqind. Nisur nga këto rezultate, ministria do të pret që ky trend të vazhdojë, para se të vendosin që të ndërmarrin ndonjë masë. Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës “Tani për tani nuk shohim arsye që të ndërmarrin ndonjë kufizim të marzhës përfituese apo kufizim të çmimeve. E ndjekim situatën çdo ditë, jemi në komunikim me përfaqësues të Inspektoratin…

Lexo më Shumë