Policia e Durrësit ka vënë në pranga 26-vjeçarin Arbëri Xhaxhaj, i cili shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e 18-vjeçares Vikena Greku mbrëmjen e djeshme, 15 janar, te ura e Dajlanit në Durrës. [embedded content] Sipas policisë, 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Mësohet se 26-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa…
Author: almakos
Njëzet persona dyshohen për krim financiar, gjegjësisht se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit rreth 4.8 milion euro. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj tyre kërkon caktim të masave të paraburgimit dhe masa kujdesi, raporton SHENJA. Në aksionin e kryer mbrëmë deri në orët e vona ishin bastisur 16 loakcione dhe janë gjetur dhe marrë dokumente fiktive, mjete financiare, armë, vula të rrejshme të subjekteve juridike, ndërsa personat e dyshuar janë siguruar për organet e rendit. I dyshuari i parë, shtetas serb dhe pronar dhe drejtues i dy subjeteve juridike, së bashku me dy…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i grabitjes së dyqanit “One”. [embedded content] Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Policia, i riu i maskuar futet i qetë në dyqan, nxjerr thikën dhe i afrohet punonjëses, duke i marrë xhiron ditore. Nga verifikimet, policia dyshon se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025. Po ashtu po Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i…
Qytetarët do të kenë mundësi të përdorin dy termine për nisje nga Tetova drejt Kodrës së Diellit, në ora 08:00 dhe 10:00, si dhe po aq termine për kthim, në ora 14:45 dhe 16:00. Bileta kthyese do të kushtojë 200 denarë. – Nga e shtuna (17 janar) do të vihet në funksion linja e autobusit Tetovë – Kodra e Diellit dhe anasjelltas. Kjo linjë do të funksionojë vetëm gjatë fundjavave. I ftojmë të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik dhe të kontribuojnë në uljen e ngarkesës në trafik dhe mbrojtjen e mjedisit, njofton Komuna e Tetovës. Ndryshe nga sezoni i…
I dyshuari si një nga bashkëautorët e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së seancave të Gjykatës së Apelit Tiranë më 6 tetor 2025, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Gjon Shkambi, i cili është edhe pretenduesi i pronave në Shkodër ku janë strehuar mbi 30 familje dhe në proces gjyqësor prej më shumë se dy dekadash, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurimit në Gjykatën Penale të Tiranës, ku mohon përfshirjen në krimin që ka të dyshuar për autor kryesor nipin e tij, Elvis Shkambi. I arrestuari Shkambi prentendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin zyrtar të akuzave për personat e përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, e fshehur në lëkurën e bagëtive. Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas hetimeve, lënda narkotike transportohej drejt vendit tonë e përpunuar në lëkurat e gjedhëve, ndërsa ndarja e kokainës realizohej në një laborator të improvizuar në zonën e Qerekës, në Krujë. Burime nga hetimi bëjnë me dije se SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit kriminal dhe ka lejuar vijimin e aktivitetit për dy ngarkesat…
Çfarë ndodhi me Serbinë dhe pse ajo nuk u përfshi në listën e re të vizave të Departamentit të Shtetit amerikan? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë, sidomos pas deklaratave të gazetarit Ilir Kazaferi nga Uashingtoni, i cili raportoi për këtë çështje të ndjeshme. Gazetarja Keida Kostreci, e cila ishte në lidhje live, ofroi disa detaje interesante mbi këtë situatë. Në një intervistë për Euronews Albania, Kostreci theksoi se Departamenti i Shtetit ka bërë të qartë arsyet për pezullimin e vizave të emigracionit për 75 vende. Ajo theksoi se ky vendim është pjesë e një politike më të…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur sekuestron ndaj bizneseve dhe pasurive të një shtetasi spanjoll. Ky person është i dyshuar për përfshirje në një skemë të gjerë ndërkombëtare mashtrimi dhe pastrimi parash, nga e cila dyshohet se janë përfituar rreth 30 milionë euro. Me kërkesë të Prokurorisë, janë sekuestruar shoqëri tregtare, mbi 33 hektarë tokë në zonën e Dhërmiut, automjete luksoze dhe llogari bankare në Shqipëri të shtetasit spanjoll Alvaro Romillo Castillo të cilat dyshohet se janë produkt i veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Sipas hetimeve babai…
Vikena Greku është 18-vjeçarja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik mbrëmjen e djeshme (15 janar) në Durrës. Mjeti mësohet se drejtohej nga 26-vjeçari Arbëri Xhaxhaj, i cili sipas Policisë së Durrësit ka qenë i dehur në timon. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, në zonën e urës së Dajlanit, në lagjen nr. 4, ku automjeti ka rënë nga mbikalimi. Nga aksidenti janë dëmtuar gjithashtu dhe dy këmbësorë, shtetasit me iniciale T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç. Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr.…
Një vajzë 18 vjeçe humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë tek Ura e Dajlanit në Durrës, ku një makinë ra nga ura. Për pasojë të plagosur mbetën edhe shoferi dhe dy këmbësorë. Gazetarja e Durrësit Klodiana Haxhiaj raporton se dyshohet që automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë dhe shoferi nuk ka mundur të kthejë timonin duke shkaktuar dhe aksidentin e tmerrshëm. Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka…
Një vajzë 18 vjeçe humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë tek Ura e Dajlanit në Durrës, ku një makinë ra nga ura. Për pasojë të plagosur mbetën edhe shoferi dhe dy këmbësorë. Gazetarja e Durrësit Klodiana Haxhiaj raporton se dyshohet që automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë dhe shoferi nuk ka mundur të kthejë timonin duke shkaktuar dhe aksidentin e tmerrshëm. Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka…
Altin Ndoci, personi i akuzuar si vrasës me pagesë, për të cilin prokurorët thonë se kanë prova për dy vrasje me katër viktima dhe një mori krimesh të tjera, i është shtuar listës së gjatë të personave në kërkim. Krahas Ndocit, një numër i lartë të akuzuarish si bosë të krimit vijojnë të jenë në arrati, vite pasi janë shpallur në kërkim. Altin Ndoci, 38 vjeç, i arrestuar fillimisht në vitin 2020, mbi të cilin rëndojnë tetë akuza, u arratis nga Spitali i Durrësit të martën më 13 janar, në një skenë të denjë për filma, ku dukshëm organizimi ishte…

