Mbrëmjen e djeshme janë rikthyer në shtëpinë e “BBV4” 3 nga ish-banorët e këtij edicioni G Bani, Amber dhe Jozi. Pas daljes së parë të Jozit nga shtëpia e “BBV4” dhe pasi Loredana pa disa nga deklaratat e tij jashtë, ajo vendosi të shkëpuste romancën e tyre dhe vazhdoi e lojën e saj. Mbrëmjen e djeshme Jozi është rikthyer në shtëpi me një sjellje shumë të ftohtë ndaj saj dhe ballafaqimi i tyre nuk ishte ashtu si e prisnim. Biseda mes tyre: Jozi: Kjo ka bërë gjëra para 7 milionë njerëzve Lori: Pse dërgove trëndafila Jozi: Mos më prek Lori:…
Author: almakos
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 26 shkurt vendimarjen për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Valentin Preci. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla, Rezarta Shuetz dhe Mimoza Tasi. Në seancën e shpalljes së vendimit nuk ishin të pranishëm drejtuesi i SPAK, Altin Dumani që parashtroi shkaqet e ankimit të ngritura nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, si dhe as subjekti i rivlerësimit, prokurori Valentin Preçi. Preçi u konfirmua në detyrë më 10 janar të…
Janë publikuar pamjet nga sulmi ku mbetën të plagosur disa persona jashtë një gjykate në Gjermani, po mbahej seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Besar Nimani Sipas raportimeve të mediave gjermane, të plagosurit mësohet se janë familjarë të pandehurit për rastin e Nimanit. Mësohet se vëllai i të pandehurit është qëlluar në këmbë, ndërsa i ati është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike për jetën. Njëri prej autorëve të dyshuar Sakaq raportohet se i plagosur ka mbetur dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet akoma. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët…
Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë politike dhe civile kanë shënuar përkeqësim në vitin e fundit në gjashtëdhjetë shtete në botë, ndërkaq situata është përmirësuar në vetëm 34 prej tyre. Sipas organizatës, mbi 40 për qind e popullsisë së botës janë të prekur nga ky përkeqësim në vitin 2024, që shënon edhe vitin e 19 të kësaj prirjeje në nivel botëror. Në raportin “Beteja e vështirë për të mbrojtur të drejtat”, organizata ia atribuon këtë përkeqësim “dhunës politike, manipulimit të zgjedhjeve, konflikteve të vazhdueshme të armatosura dhe thellimit të shtypjes gjatë vitit 2024”. Sipas vlerësimeve të ‘Freedom House’,…
Bizneset të cilat janë subjekte akcize dhe përdorin pulla fiskale po përballen me një situatë të paprecedentë në doganë, për shkak se mungojnë pullat fiskale. [embedded content] Një situatë e tillë po dëmton bizneset të cilat thonë se nuk fusin dot në treg mallin për konsum, ndërkohë që po cenohen kontratat ekzistuese me furnitorët jashtë vendit. Avokati Sajmir Laçej, njëherazi edhe përfaqësues i shoqatës së prodhuesve të pijeve alkoolike thotë për News24 se ky bllokim shkakton kosto të lartë për biznesin. “Më shumë dëmtohet privati për aq kohë sa nuk arrin të sjellë për konsumatorët mallrat e parashikuara për t’u…
Deputetë, ministra aktual dhe ish-minstra dhe funksionarë të tjerë duket se nuk I kanë kryer në mënyrë disciplinore detyrat të cilat ua ka obliguar funksioni që ato kanë pasur ose e kanë. Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka dënuar me para funksionerët të cilët kanë shkelur ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, kryesisht nuk i kanë dorëzuar dokumentet për pronat e tyre apo informacione të tjera të kërkuara nga KSHPK. KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT “Fatmir Mexhiti ish ministër i Shëndetësisë, nuk ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për dorëzimin e informatave të kërkuara në…
Gjykata e Sarandës ka lënë në burg dy gratë të cilat u arrestuar nga policia, pasi shfrytëzonin një vajzë të mitur për prostitucion. Mësohet se gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda. Prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj ka kërkuar si masë “Arrest në burg”. Këtë masë ka kërkuar edhe gjyqtari Fatmir Ndreu, ndërsa e kanë quajtur të ligjshëm ndalimin e tyre. Në përfundim të seancës që zgjati rreth 3 orë avokatët mbrojtës Armand Çaushi dhe Brigels Dervishi thanë se u vlerësua i ligjshëm arrestimi në flagrancë dhe u caktua si masë “Arrest…
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur të nisë procedurë për nismën për Kodin Zgjedhor me të cilën kundërshtohen nenet 17 dhe 18 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor. MARKETING Share Now Facebook Twitter
Pedagogu i universitetit Bujqësor, Lush Susaj, foli sot në studion e News 24 lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj 24 personave, staf dhe pedagogë të universitetit, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tendera. Pedagogu tha se politika duhet të qëndrojë larg universiteteve, teksa theksi se paraqitja e rektorit të Universitetit sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ishte një gabim. Ai tha se nëse do e kishte këshilluar rektorin do i kishte kërkuar që mos shkonte në atë mbledhje. “Sa herë vjen Rama aty situata në shkollë veç përkeqësohet. Gjëja më e mirë është me na lënë kryeministri…
Mbrëmjen e kaluar, G Bani u bë sërish pjesë e “BBVA” e kështu nisi bisedimet me banorët e shtëpisë. Një prej tyre, Valbona i ka shprehur se është ndjerë keq që ai i ka thënë se i ka mbetur hatri me të. Nga ana tjetër, G Bani i rrëfeu se 99% të rasteve e ka pasur lojë me të, ndërsa vetëm 1% pëlqim. Biseda mes tyre: G Bani: Kisha dy pëlqimet e mia kundra meje. 99% e kam pasur lojë por 1 % e kam pasur pëlqim për ty. Valbona: Pra ke luajtur? G Bani: Ndoshta. Ti e di a…
Pedagogu i universitetit Bujqësor, Lush Susaj, foli sot në studion e News 24 lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj 24 personave, staf dhe pedagogë të universitetit, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tendera. Susaj tha se nga eksperienca shumë vjeçare e tij në këtë universitet, ai mendon se shumica e personave nën hetim janë shfrytëzuar. Pedagogu tha se ndonëse ata kanë firmosur letra për tendera, ata nuk kanë marrë e as nuk kanë çuar asnjë përfitim në shtëpi. vijon…
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili prej 16 ditësh ndodhet në burg ka reaguar sërish nga qelia lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, duke u shprehur se i kanë ndaluar çdo takim dhe komunikim. “Kam vetëm këto pusulla ditore me avokatët, deri ditën kur do mund t’ju përqafoj të gjithëve ju, e të merrem me zë e me figurë me këta burra të paburra”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. Erion Veliaj kërkon mirëkuptim për të gjithë ata që “’bezdisen’ nga gjuha ime”, duke theksuar se “ju lus të kuptoni që jam në burg, me një letër anonime”. Po ashtu ai shprehet se: Po çfarë mund të më…

