Gjatë fundjavës, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka përjetuar një fluks të papritur pacientësh, duke trajtuar rreth 900 raste brenda dy ditësh. Kjo situatë ka ngritur shqetësime për kapacitetet e shërbimeve emergjente dhe nevojën për një menaxhim më të mirë të rasteve shëndetësore. Shërbimi i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (ShSKUK) njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë ofruar shërbime emergjente të natyrave të ndryshme. Këtu përfshihen 194 raste reanimimi, 302 trajtime internistike, 183 raste ortopedike, 137 raste kirurgjike dhe 33 raste që kërkuan intervenime të vogla. Nga këto, 61 raste ishin të shkaktuara nga aksidente. Një pjesë e madhe e…
Author: almakos
Një grua është gjetur e pajetë në Fushë Kosovë. Policia dhe njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë në zhvillim e sipër. /Telegrafi/
NQP Shkup informoi se sot për shkak të festës fetare Uji i Bekuar, autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Përjashtim do të jenë linjat 18A, 32, 51, 56, 56A, 70, 74, 81, 118 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës. Sot, nga ora 7 deri 14, kujdestar do të jetë pika për shitjen e biletave në Qendrën transportuese, ndërsa teleferiku nuk do të punojë. Prej aty përkujtojnë se çdo e hënë dhe çdo e martë e fundit në muaj për teleferikun janë ditë jopune. “Krishterëve ortodoksë ua urojmë festën Uji i Bekuar”,…
Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” ish-drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cërrloj, i cili u vu në pranga për arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci. Ndërkohë togat e zeza lanë në “arrest shtëpie” mjeken Ylfete Sema, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre. Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore të Altin Ndocit, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.…
Ka pësuar hemorragji cerebrale drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani. Ai është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. (QSUT). Llabani u komandua vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, si drejtues i burgut të Durrësit pas shkarkimit dhe arrestimit të Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes së Altin Ndocit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndodhet i pranishëm në QSUT.
Një postim në Facebook, që i atribuohet mjekut Ilir Alimehmeti, endokrinolog dhe këshilltar bashkiak në Tiranë, paralajmëron se “9 nga 10 njerëz janë të infektuar me parazitë”, ndërsa premton një recetë “shtëpiake” që do t’i çlirojë pacientët nga “deri në dy kilogramë krimba brenda natës”. Një klikim mbi postimin e çon lexuesin në një faqe që paraqitet si portali i lajmeve Neësbomb.al, ku publikohet ajo që duket si një intervistë me Alimehmetin. Në tekst, mjeku citohet duke promovuar një preparat të quajtur “Germostop”, i cili pretendohet se pastron trupin nga parazitët dhe zgjidh një sërë problemesh shëndetësore. Në fund të…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.1 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.
22:46 | 18 Janar 2026E.HKuajt janë në gjendje të nuhasin frikën e njeriut dhe të reagojnë ndaj saj, tregon një studim i ri shkencor. Sipas studiuesve, era e trupit të personave të frikësuar ndikon drejtpërdrejt në sjelljen e kuajve, duke i bërë ata më të trembur dhe më pak të afrueshëm. Hulumtimi u zhvillua nga shkencëtarë francezë, të cilët analizuan reagimin e kuajve ndaj erës së djersës njerëzore pas shikimit të filmave të frikshëm dhe atyre me përmbajtje pozitive. Gjatë eksperimenteve, vullnetarët panë skena nga filmi horror Sinister ose pamje të gëzueshme nga filma si Singin’ in the Rain, ndërsa…
Në disa lokacione, përfshirë edhe fshatin Batincë, policia është në kërkim dhe po zhvillon operacion për arrestimin e një personi në arrati, i dyshuar për vepra të rënda penale, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Disa ekipe policore ndodhen në terren në Batincë, vendlindja e të dyshuarit, i cili dyshohet për dy vrasje. “Pas informatave të marra paraprakisht, shërbimet kompetente policore pranë MPB-së sot kanë vepruar në territorin e Shkupit, me qëllim privimin nga liria të një personi për të cilin është shpallur fletarrestim kombëtar dhe ndërkombëtar për vepra të rënda penale. Aktivitetet në terren po vazhdojnë me…
Pas serisë së hetimeve dhe kontrolleve të lidhura me gjyqtarin Gjoko Ristov nga Gjykata e Apelit në Shkup, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur zyrtarisht kërkesë në Këshillin Gjyqësor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjyqtarit të dyshuar. Nga Këshilli Gjyqësor theksojnë se vetëm ata kanë kompetencë të vendosin nëse do t’i caktohet paraburgim gjyqtarit Ristov – një vendim që mund të jetë kyç për rrjedhën e mëtejme të hetimit. Sipas dispozitave ligjore, Këshilli i Gjyqtarëve duhet t’i shqyrtojë argumentet e Prokurorisë, duke vlerësuar nëse ekzistojnë baza për caktimin e kësaj mase, si rreziku…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë kryesisht me lagështi.Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në 100 metra në qafën malore Pletvar, 50 metra në Krushevë dhe Strazhë, 40 metra në Mavrovë, 50 metra në rrugën Shtip – Negotinë (afër Sertës) dhe 30 metra në rrugën Tetovë – fshati Lisec, njoftoi sonte LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. MARKETING
Zyrtarë policorë nga Departamenti për Krim të Organizuar dhe Krime të Rënda, me kërkesë të një prokurori publik nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë, dhe në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, kanë kryer bastisje në një shtëpi dhe ambiente të tjera në territorin e Negotinës, me qëllim gjetjen e sendeve që rrjedhin nga vepra penale.Gjatë bastisjes, në një hapësirë të fshehur të ndërtuar në mur, janë gjetur rreth 350.000 euro, për të cilat ekziston dyshimi se janë përfituar në mënyrë të paligjshme dhe janë fshehur.Veprimi i sotëm është rezultat…

