Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, të akuzuar si lider i një grupi kriminal që trafikonte drogë me vlerë 3.3 milionë euro në Gjermani. Sefa dyshohet si drejtues dhe financues i aktivitetit të paligjshëm që ka sjellë trafikimin e 912 kg marijuanë në këtë vend. Nëse Sefa dënohet, ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi mund të ulet në 11.4 vite burg. Hetimet e SPAK kanë treguar se grupi ka operuar në periudhën 2020-2021, me trafikun e një sasie të konsiderueshme droge, që kishte vlerën…
Author: almakos
Autori i vrasjes së mbrëmshme në Shtip dhe katër persona të tjerë, për ndihmë të arratisjes së autorit janë arrestuar nga Policia, bëri të ditur sot MPB, raporton SHENJA. “Më 08.05.2025 në orën 21.25, në SPB Shtip u raportua se në një objekt hotelierik në sheshin e qytetit në Shtip kishte qëlluar me armë zjarri E.O. (25) nga Republika e Turqisë , pas së cilës autori i krimit iku me një automjet. I plagosuri u transportua në Spitalin Klinik të Shtipit ku ndërroi jetë në orën 22:10. Pasi u morën masa dhe aktivitete, përfshirë përdorimin e një droni, pranë pikës…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Prato të Italisë, ku një 35-vjeçar shqiptar është goditur për vdekje me thikë në rrugën Corridoni ditën e djeshme. Viktima ka qenë i rrethuar nga një grup bashkatdhetarësh, të cilët e kanë goditur në zemër, duke e lënë të vdekur në asfalt. Në vendngjarje është gjetur gjithashtu një 21-vjeçar shqiptar, i cili ishte plagosur disa herë me thikë. Ai, siç raportohet, ka ndërhyrë për të mbrojtur 35-vjeçarin, por ka përfunduar i plagosur në përpjekjet e tij. Viktima, i cili nuk kishte dokumente me vete, ende nuk është identifikuar. Sulmi ndodhi në një kopsht publik…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në zonën e Neos Kosmos, ku një bombol gazi shpërtheu në flakë ndërkohë që një adoleshente 15-vjeçare po gatuante me nënën e saj në kuzhinë. Sipas mediave greke, vajza ka pësuar djegie të gradës së dytë dhe në ditët në vijim do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve plastike kirurgjikale për të reduktuar dëmin në lëkurë. Shpërthimi ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë mundësinë e një rrjedhje gazi si shkak të incidentit.
Sot janë mbushur 10 vjet, kur banorët e Kumanovës u zgjuan të trishtuar dhe nën ankth nga krismat e automatikeve, madje edhe artilerive të rënda. Policia e shtetit me të gjitha njësitë speciale, më 9 maj 2015, kishin rrethuar Lagjen e Trimave për të kapur siç thanë ata, një grup të armatosur me rreth 40 persona, që kishin hyrë nga Kosova, nga ku edhe filloi shkëmbimi i zjarrit ndërmjet tyre. Në konfliktin e armatosur, mbetën të vrarë tetë pjesëtarë të forcave policore, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur. Ndërkaq, nga ana tjetër u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Ky aksion i policisë, që ngjante me gjendje…
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, është paraqitur këtë mëngjes pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, të cilin e ka paditur për shpifje. Kujtojmë se më 1 prill, Lapaj ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme një padi për shpifje ndaj Shehajt.
Dita e premte do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug e më pas në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat minimale do të jenë 6 gradë Celsius, ndërsa maksimale 27 gradë. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.
Sot zhvillohet etapa e parë e “Giro d’Italia 2025”, e cila nis nga qyteti i Durrësit, kalon në Elbasan dhe përfundon në Tiranë. Gara starton në orën 13:10 nga qyteti bregdetar i Durrësit dhe përfundon në orën 17:30 në Tiranë, duke shënuar kështu një moment historik për vendin tonë, si pritës i njërës prej garave më prestigjioze të çiklizmit botëror. Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për menaxhimin e qarkullimit rrugor dhe për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv. Sipas njoftimeve zyrtare, akset rrugore që përfshihen në itinerarin e garës do të jenë të lira për…
EMISIONI VETTING Pikët maksimale pavarësisht mungesës së transparencës Në vitin 2019, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për lidhjen e një kontrate qiraje me tarifën simbolike prej “1 euro” ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe shoqërisë “ALLIANCE RESOURCE” shpk, në kuadër të nismës “Shqipëria 1 euro”. Kjo kompani me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar në vitin 2017, ka dy pronarë që zotërojnë nga 50% të aksioneve secili, Mbarime Koroçi shtetase shqiptare dhe Wen Ming, lindur dhe banues në Guangxi të Kinës, ç’ka e bën këtë një shoqëri me kapital të përbashkët shqiptaro-kinez. Përmes kësaj nisme, “ALLIANCE RESOURCE” ka përfituar të…
Mediat në gjuhën maqedonase raportojnë se mbrëmë në Shtip u qëllua një person për vdekje me armë në kafenenë e qytetit, Vami Cafe, transmeton SHENJA. Sipas dëshmitarëve okularë, vrasësi dhe viktima ishin ulur në tavolina të ndryshme kur sulmuesi mori një armë zjarri dhe qëlloi për vdekje personin tjetër para një numri të madh dëshmitarësh. Jozyrtarisht, si vrasësi ashtu edhe i vrari janë shtetas turq që studiojnë në Shtip. Sulmuesi që qëlloi viktimën rreth orës 21:00 iku, ndërsa u ndoq nga policia përgjatë autostradës drejt Shkupit, dhe gjatë ndjekjes dramatike, oficerët e policisë qëlluan në makinën e tij. Makina e…
Kreu demokrat Sali Berisha, nga Lezha, ku përmbylli fushatën elektorale, ka deklaruar se “këto 100 ditë janë jetike por më jetike se çdo gjë është 11 maji.” Berisha tha se “forcë në botë që ta mbajë Edi Ramën në pushtet nuk ka”, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë PD-në. “Këto 100 ditë janë jetike por më jetike se çdo gjë është 11 maji. Ua them unë ju, me 11 maj asnjëri prej nesh nuk ka patur votë më të rëndësishme për fatin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Ne po ecin drejt humnerës, pa të rinj. Një komb pa të rinj nuk ka…
Ndërsa qytetarët përballen me sfida ekonomike dhe mungesë të shërbimeve bazë, qeveria ngre shqetësimin për mungesën e një avioni luksoz qeveritar. Drejtori i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme të Qeverisë, Ivica Tomovski, shpreh pakënaqësinë për “Learjet”-in ekzistues, duke theksuar nevojën për një avion më të madh dhe më modern për udhëtime shtetërore. “Nëse duam të jemi një vend serioz, duhet të kemi një avion të përshtatshëm, domethënë një aeroplan qeveritar të përshtatshëm, dhe nuk duhet të biem në nivelin që vendet fqinje të na marrin me aeroplanët e tyre kur duhet të shkojmë diku me delegacione të përbashkëta”, thotë drejtori…

