Author: almakos

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.1 lekë dhe do shitet me 92.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.9 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.5 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës kërkon të dokumentohet e vërteta në lidhje me të arrestuarin e vetëm për masakrën e “Don Boskos”, Nikollë Shërniku. Dosja është kthyer për plotësim në Prokurorinë e Tiranës, pikërisht te prokurori i çështjes, ku mësohet se është lënë detyrë të vërtetohet një dëshmi e dhënë nga Shërniku në lidhje me vendndodhjen në kohën e ngjarjes së rëndë, ku disa persona qëlluan me kallashnikovë në drejtim të lokalit të Fatjon Muratajt dhe plumbat i morën jetën banakieres së lokalit. Autorësia e asaj ngjarjeje sot e asaj dite nuk është faktuar nga ana e policisë e as e prokurorisë,…

Lexo më Shumë

Shtëpia e Big Brother ka qenë relativisht e qetë dhe mbushur me pozitivitet gjatë ditës së sotme. Një atmosferë e tillë është mundësuar nga shpërblimi që Rozana mori gjatë sfidës së “Ninxhave të Natës”, ku për një ditë banorët do të bindeshin çdo urdhri dhe dëshire të saj. Një nga urdhrat e Rozanës ishte që meshkujt e shtëpisë të vishen si gra dhe t’u shërbejnë banoreve në çdo kërkesë. Ky moment ka sjellë shumë të qeshura dhe ka krijuar një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë në shtëpi. Por, surprizat nuk ndaluan me kaq. Gjatë pasdites, banorët u vendosën për…

Lexo më Shumë

Spekulimet rreth iPhone-it të palosshëm nga Apple po marrin gjithnjë e më shumë hov, pasi analisti i njohur Ming-Chi Kuo ka dhënë disa detaje të reja që i japin shpresë përdoruesve dhe entuziastëve të teknologjisë. Raportet e fundit sugjerojnë se Apple po planifikon të lançojë versionin e tij të parë të një iPhone-i të palosshëm në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027. Kuo, i njohur për parashikimet e tij të sakta mbi produktet e teknologjisë, theksoi se ky model i ri do ta vendosë Apple-n si një lojtar të rëndësishëm në tregun e telefonëve të palosshëm,…

Lexo më Shumë

Egli Tako është bërë një nga emrat më të komentuar. Ky interesim erdhi pas largimit të saj nga formati i “BBVA”, shkruan Indeksonline. Duke hulumtuar në profilin e saj shohim që numri i ndjekësve po rritet jashtëzakonisht shumë. Nga 203 mijë tashmë numëron 310 mijë ndjekës.

Lexo më Shumë

Bashkëshortja e ish-deputetit socialist Andis Harasani, i cili u ndaj nga jeta në moshën 53-vjeçare, ka ndarë një mesazh prekës pas humbjes së parakohshme të tij. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Suela Kapllani Harasani, shkruan se ish-deputeti humbi jetën pas një beteje të gjatë me kancerin. “Me keqardhje të thellë, duhet të pranojmë se nuk ia doli të fitojë betejën kundër kancerit. Ne, Thea dhe Henry, do të jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim të paharrueshëm jete që ndamë me të”, shkruan ajo. Në përmbyllje të mesazhit, bashkëshortja e Andisit theksoi se ai do t’i mungojë pafundësisht, por do të…

Lexo më Shumë

Bashkëthemeluesi i Google, Larry Page, po rikthehet në qendër të vëmendjes me lansimin e startupit të tij të ri, Dynatomics, i cili është vendosur të sjellë një revolucion në prodhim përmes inteligjencës artificiale. Me një pasuri që kap vlerën e mbi 143 miliardë dollarëve, Larry Page, i njohur për kontributet e tij në teknologji, shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Që nga largimi i tij nga Google në vitin 2019, ai ka qenë i pranishëm më shumë si investitor në projekte të tjera, por tani ai po kalon në një rol aktiv duke u fokusuar në…

Lexo më Shumë

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, i doli në përkrahje, Gjestit, banorit të sezonit të sivjetëm të BBVA-s. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se ai nuk ka rival brenda shtëpisë. “Një përqafim të ngrohtë Eglit: Ndjenjat që nuk të kthehen mbrapsht dhembin shumë, por ka shërim! Sa i përket Gjestit dua të përgjigjem kështu: Fati i tij është që nuk ka rival aty brenda që ia zbeh tingullin. Disa e kanë ‘frikë’ dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim e disa të tjerë nuk dinë…

Lexo më Shumë

Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka sulmuar me thikë një 17 vjeçar të komunitetit rom në Argostoli të Greqisë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (8 mars), ku për arsye ende të panjohura në një konflikt të çastit 39-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur adoleshentin. Për fat të mirë i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 39-vjeçari shqiptar është në paraburgim. Policia bën me dije ndër të tjera se pas kontrollit të të dhënave të 39-vjeçarit, rezultoi se ai qëndronte ilegalisht në shtetin fqinj. Autoritetet greke po punojnë për…

Lexo më Shumë

Ish banori i Big Brother VIP Albania 4, Redon Berani ka folur në lidhje me ish banoren e këtij formati, Egli Takoi. Ai gjatë një interviste në emisionin “E diel” në Top Channel, u pyet në lidhje me raportin e tij me Eglin, si dhe për një mesazh të dërguar në Big Love, që u shfaq në emër të tij. I pyetur për marrëdhënien e tij me Eglin brenda shtëpisë së BBVA, Redoni u shpreh se për shkak të kohës së shkurtë që kaloi në lojë, ai arriti të krijojë një raport të vetëm dhe ky ishte me Eglin.“Eksperienca ime…

Lexo më Shumë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pasafatshme ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit. Arsyetimi i këtij vendimi është se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) pretendonte se gjatë përmbylljes së numërimit dhe rinumërimit të votave më 5 mars 2025, vëzhguesit dhe komisionerët e saj patën konstatuar parregullsi të shumta, të cilat tani janë shpallur si të paqëndrueshme nga ana e PZAP. Në ankesën e saj, LVV ka theksuar se rreth 1,700 individë në listën e votuesve jashtë vendit ishin regjistruar me e-mail adresa të përdorura më shumë se katër herë, duke arritur…

Lexo më Shumë

Xheneta ka folur hapur në lidhje me situatën e saj emocionale me Gjestin. Në “E Diell” në Top Channel, Xheneta Fetahu iu përgjigj disa pyetjeve nga publiku, që rrotulloheshin rreth saj dhe Gjestit, të cilët më parë kanë pasur një raport dashurie. Si u ndje Xheneta kur pa që Egli dhe Gjesti u puthën në Big Brother?! “Nuk kam pse të ndihem as mirë as keq, nëse ata duan të lidhen, suksese”, u shpreh Xheneta. “Nuk kam pas qëllim të lidhem në Big Brother, jam lidh me të për atë shpirtin e tij fëminor që ka… Jo që i ka…

Lexo më Shumë