Sot zhvillohet etapa e parë e “Giro d’Italia 2025”, e cila nis nga qyteti i Durrësit, kalon në Elbasan dhe përfundon në Tiranë.
Gara starton në orën 13:10 nga qyteti bregdetar i Durrësit dhe përfundon në orën 17:30 në Tiranë, duke shënuar kështu një moment historik për vendin tonë, si pritës i njërës prej garave më prestigjioze të çiklizmit botëror.
Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për menaxhimin e qarkullimit rrugor dhe për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv.
Sipas njoftimeve zyrtare, akset rrugore që përfshihen në itinerarin e garës do të jenë të lira për qarkullim jo më pak se dy orë para nisjes së aktivitetit, me qëllim shmangien e trafikut dhe garantimin e sigurisë.
Përjashtim nga ky rregull do të kenë vetëm mjetet e emergjencës, të cilat do të lejojnë kalimin në rast nevoje.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit “Giro d’Italia 2025” që përfshin tri etapa brenda territorit të vendit tonë, më datat 9, 10 dhe 11 maj 2025, konkretisht në qytetet Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, për manaxhimin dhe sigurimin e qarkullimit rrugor, garantimin e rendit publik, si dhe për mbarvajtjen e aktivitetit sportive në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Masat kryesore të ndërmarra përfshijnë:
- Bllokimi i përkohshën i akseve rrugore që përfshihen në itinerarin e garës për secilën etapë, sipas një raporti teknik të miratuar më parë nga organizatorët e garës, e cila parashikon që këto dy akse (duhen të jenë të lira jo më pak se 2 orë para se të nis gara), si më poshtë:
o Durrës–Elbasan–Tiranë (Etapa e parë, më datë 09.05.2025). Gara fillon në orën 13:10, në Durrës dhe përfundon në orën 17:30, në Tiranë.
a). Bllokimi i rrugëve urbane në Durrës
Më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri më datë 09.05.2025, ora 14:00, do të ketë kufizim për parkim të automjeteve në segmentet:
- Rruga “Marsi 91”;
- Rruga “Taulantia” (segment i nga ish-Vollga deri te hotel “Arvi”);
- Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-Vollga deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”);
- Rruga e kalasë (segmenti nga kafe “Mulliri i vjetër” deri në rrugën “Sotir Noka”)
Gjithashtu, më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri në orën 18:00, do të ketë ndalim të parkimit të automjeteve në parkimin publik të shëtitores “Taulantia” (prapa restorant “Piazza”).
Më datë 09.05.2025 do të ketë kufizim për parkim nga ora 05:00 dhe bllokim të qarkullimit në orarin 11:00-14:00, në itinerarin e garës, si më poshtë:
- Rruga “Marsi 91”;
- Rruga “Egnatia” (segmenti nga rrethrrotullimi i kishës ortodokse deri te rruga “Taulantia”-hotel “Arvi”);
- Torra Veneciane – Bulevardi “Epidamn” – Sheshi “Lira” – Rruga “Aleksander Goga” (deri te Mauzleumi i Dëshmorëve);
- Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit –Rruga “Pavarësia” – kanali i Kavalishencës (Ministria e Mbrojtjes);
- Rruga e re e portit
b). Bllokimi i rrugeve Interurbane:
Do të këtë bllokim të aksit rrugor: “Plepa – Bishti i Zhurit – Peqin-Bradashesh –Gracen”, në orarin 11:30 – 15:30 (në akset kur kalon grupi i garuesve gradualisht hapet rruga në krahun që është përshkruar itinerari dhe jo përballë).
c). Bllokimi i akseve rrugëve urbane në Tiranë.
Ndalimi i qarkullimit dy orë para kalimit të garuesve në gjithë itinerarin e etapës së parë.
(Përjashtim bëjnë mjetet e emergjencës).
Bllokimi fillon nga ora 13:00 deri në orën 18:00 të datës 09.05.2025, në të gjithë itenerarin e etapës së parë, në:
- Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);
- Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
- Rrugën e “Elbasanit”,
- Bulevardi “Bajram Curri”;
- Rrugën “Ali Shefqeti”;
- Rrugën “Alajdin Frashëri”;
- Rrugën e Rexhekrit;
- Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
- Rrugën “Sotir Çaci”;
- Rrugen “Xhanfize Keko”;
- Rrugen “Arkitekt Kasemi”;
- Bulevardi “Zhan D’Ark”;
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
- Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
- Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,
Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).
-Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.
-Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.
-Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).
-Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.
-Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.


