Author: almakos

Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Divjakë mengjesin e sotëm. Sipas të dhënave paraprake nga Policia, një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.XH, 18 vjeç, ka përplasur një kalimtar në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij. Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes së fortë. Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia dhe po merret në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave…

Lexo më Shumë

NIKOLETA KOVAÇI/ Erion Alibej është vënë dje përballë Gjykatës së Posaçme me një rrëfim tronditës. imesh horror, por edhe ndaj tij janë kryer masakra, pabesi dhe përdorim personash me pushtet, ose këto të fundit la të kuptohej në rrëfimin e gjatë të jetës së tij, mes tentativës për t’u bërë ‘djali që do të kujdesej për familjen’ në trafikantin e suksesshëm të drogës në Europë. Më pas, tentativa për t’u kthyer në përbindësh, duke gjurmuar vrasësit e familjes së tij, një gjurmim që çoi në vdekje disa persona, por edhe i diktoi atij se rregullat e lojës në Elbasanin e tij…

Lexo më Shumë

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Në relievet malore në lindje dhe kryesisht në juglindje vranësirat hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e mëngjesit ndërsa në orët e mesditës dhe pasdite në relievet e larta malore të vendit reshje shiu të dobëta dhe lokale (reshje shiu kryesisht…

Lexo më Shumë

Në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Neil Holland, ka theksuar urgjencën për formimin sa më shpejt të një qeverie të re në Kosovë. Holland shprehu shqetësim lidhur me tensionet që po shfaqen në katër komunat veriore të Kosovës, duke theksuar se mbylljet e institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetet joshumicë nuk janë të koordinuara dhe po krijojnë probleme të mëdha për qytetarët e këtyre zonave. Ambasadori gjithashtu mirëpriti Gerard McGurk si Shef të ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, gjatë paraqitjes së raportit të tij të parë në Këshillin e Përhershëm. Holland…

Lexo më Shumë

Hetimi për tragjedinë e Koçanit ka përfunduar dhe shqyrtimi i provave nga mbrojtja do të fillojë nesër, njoftoi Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Kocevski. Ai thotë se për momentin nuk mund të specifikojë se cili do të jetë numri përfundimtar i të pandehurve dhe njoftoi mundësinë që hetimi për disa të ndërpritet. Ai theksoi se Prokuroria po vazhdon hetimin për rolin e policëve që ishin në diskotekë “Pulse” natën fatale dhe nuk përjashton mundësinë që ata të bëhen të dyshuar nëse sigurohen prova. Kocevski thotë se policia hyri në diskotekë “Pulse” 15 minuta para zjarrit. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski vlerëson se ka një zhvendosje serioze në drejtim pozitiv në sektorin e bujqësisë. Në një intervistë për lajmet e televizionit Kanal 5, Tripunovski tha se ka rritje të shitblerjes së produkteve bujqësore, ndërsa rritje është vërejtur edhe në sektorin e eksportit. “Në pjesën e grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore, nëse krahasojmë tremujorët e parë të viteve 2024 dhe 2025, kemi rritje të konsiderueshme në drithëra – atje rritja është 42 për qind. Në sektorin e perimeve, në krahasim me vitin 2024 dhe 2025, rritja është 50 për qind. Ndërsa…

Lexo më Shumë

Emisioni investigativ Vetting, News24 [embedded content] Një drejtësi që nuk ecën, një shtet që hesht, dhe një nënë që për të dytën herë ndihet e goditur nga po i njëjti sistem— jo vetëm kur heshti para rrezikut, por edhe sot, kur i mohon të drejtën për të kërkuar drejtësi. Në dëshpërim, ajo i drejtohet emisionit “Vetting”, sepse kur gjykatat heshtin, mbetet vetëm zëri publik. Më tej N. Koka shprehet “ndjekim rrugët ligjore, bëjmë ankimimin, ankimimin e mbajnë në dosje, e mbajnë në sirtar, nuk e dorëzojnë në Gjykatën e Apelit. E ndjek avokati edhe avokati nuk çanë dot”. Sipas avokates…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka thënë  sonte në ALMAKOS dhe ORA24TV se kanali i parë i komunikimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ka qenë ministri që pritet të zgjidhet, Azir Aliu. Sipas Taravarit, Azir Aliu ka komunikuar me Ali Ahmetin pa dijeninë e tij që nga muaji janar, dhe vetëm më pas e ka njoftuar për këtë. Taravari, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe liderët e tjerë të koalicionit VLEN, ka deklaruar se në atë takim nuk është diskutuar për ndonjë marrëveshje me BDI-në apo me Ali Ahmetin. Ai theksoi se bisedat kanë…

Lexo më Shumë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për sjellje dramatike dhe qasje të gabuar në raport me liberalizimin e tregut të energjisë. “Njeriu i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë,” ka shkruar Hoxha në një postim, duke iu referuar Kurtit. Ajo e kritikoi Kurtin për mënyrën se si, sipas saj, po e shtrembëron idenë e liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë. Sipas saj, askush nuk është kundër liberalizimit të tregut, por mënyra se si po e…

Lexo më Shumë

Emisioni investigativ Vetting, News24 [embedded content] Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u vra me thikë nga fqinji i tij, një burrë me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në sytë e banorëve dhe qytetarëve të Durrësit të cilët nuk u habitën aspak. Jo sepse e prisnin viktimën, por sepse krimi kishte kohë që ishte paralajmëruar. Tre denoncime në polici. Fqinjë që ankoheshin vazhdimisht për dhunën dhe agresivitetin e autorit. Një viktimë që kishte denoncuar disa herë autorin në polici para se të ndodhte…

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin Lin–Pogradec, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarëset, duke përfunduar në korsinë e biçikletave. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit, i cili udhëtonte i vetëm, është transportuar në spital për kontrolle mjekësore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pa dëmtime serioze. Ngjarja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendin e aksidentit ndodhet grupi hetimor që…

Lexo më Shumë

Qeveria përmes buxhetit qendror për viktimat nga zjarri në Koçan siguroi 30 milionë denarë, nga të cilat 11.2 milionë denarë u janë paguar familjeve të të lënduarve që u dërguan për mjekim jashtë vendit. Përkrahja financiare shtesë, e cila u koordinua gjithashtu nga Qeveria, po paguhet përmes Kryqit të Kuq nga mjetet e mbledhura përmes linjës së hapur të donacioneve. Këtë e njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në seancën parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve. “Për këtë situatë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë reagoi shumë shpejt. Për viktimat janë siguruar 30 milionë denarë buxheti dhe deri më tani janë paguar…

Lexo më Shumë