Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e Kamzës. Paraprakisht bëhet me dije se në sallën operative të policisë së Tiranës ka mbërritur një telefonatë për një konflikt, ku ka pasur edhe të shtëna me armë. Sipas gazetarit Igli Çelmeta, konflikti ka ndodhur në rrugën OSBE. Fillimisht është raportuar nga qytetarët për të shtëna me armë, por ende nuk është verifikuar nëse është përdorur armë zjarri. Ndërkohë policia ka rrethuar një automjet që ka dëmtim në xhamin e parë dhe po kryhen verifikime nëse ka dëmtim nga plumbi apo sende të tjera. Ndërkohë nga policia është në kërkim…
Author: almakos
Një dramë e përgjakshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Volkovo të Shkupit. Një qiraxhi me disa të shtëna ka vrarë pronarin e shtëpisë ku jetonte, si dhe ka plagosur djalin e tij të mitur, pas çka është vetëvrarë.“Sot (24.03.2025), rreth orës 09:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Volkovo, Shkup, ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku disa persona janë lënduar. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N., nga plagët e marra, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Një i mitur…
Një 43-vjeçar është dhunuar rëndë ditën e enjte (20 mars) në Lushnje, nga dy të rinj të moshës 20 dhe 23 vjeç, Enea Korreshi dhe Irgi Nasufi. Mësohet se Fabjol Cani, i cili nuk flet dhe nuk dëgjon, prej plagëve të marra në kokë, është transportua te Trauma. Nëna e tij, Fatbardha Hysi në një reagim për News24 ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet kritike, pasi i është çarë kafka me gurë. “Djalit i kanë çarë kafkën me gurë. Të premten djali iu nënshtrua një operacioni, por gjendja shëndetësore e djalit vijon të jetë kritike. Ngjarja…
Drama mes ish-konkurrentëve të ‘BBVK’ po vazhdon edhe jashtë shtëpisë. Së fundmi, Xheneta ka bërë një deklaratë që ka ndezur rrjetin dhe ka shkaktuar reagime edhe nga Xuxi, shkruan Indeksonline. Në një intervistë të dhënë për ‘ E Diell’, Xheneta pranoi se i dashuri i saj i ri nuk është dikush që e ka njohur pas daljes nga Big Brother, por përkundrazi, e njihte edhe më herët. “Ne kemi pasur kontakte edhe para Bigut”, është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e saj aktuale nuk është një lidhje e krijuar rishtazi. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm…
Një i moshuar ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ndërsa viktima raportohet se ndodhej i vetëm në shtëpi kur ra zjarri. Dyshohet flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në banesë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku një 68-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë me çifte bashkëshorten e tij dhe e ka dhunuar. Mësohet se 68-vjeçari Xhabir Hoxhaj, për motive xhelozie ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë. Po ashtu, pasi e qëlloi me çifte, ai e ka dhunuar duke e goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës, xham, në pjesën e qafës dhe shpatullës. Policia bën me dije se 61-vjeçarja, shtetasja me iniciale Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë…
Të kesh një çip në trurin tënd që mund t’i përkthejë mendimet në komanda kompjuterike mund të tingëllojë si fantashkencë – por për Noland Arbaugh, kjo është një realitet që ka transformuar jetën e tij. Në janar të vitit 2024, Noland, një burrë 30-vjeçar nga Arizona, u bë personi i parë që u pajis me një pajisje të tillë nga Neuralink, një kompani e njohur e neuroteknologjisë e themeluar nga Elon Musk, pas tetë vjetësh të jetës së tij pas një paralize. Çipi i implantuar në trurin e tij përfaqëson një përparim të jashtëzakonshëm në shkencën e neuroteknologjisë dhe në…
Mbështetja financiare nga donacionet e grumbulluara nga sot përmes Kryqit të Kuq do të paguhet për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan, në vlerë prej 150.000 denarë. Përmes Kryqit të Kuq deri më 22 mars janë mbledhur 51.822.579 denarë, i cili sot do të njoftojë për aktivitetet e ndërmarra dhe mënyrën e pagesës. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, nga rreth 200 të lënduar në tragjedinë e një jave më parë, pesë nga 115 persona që po marrin trajtim jashtë vendit janë në gjendje kritike për jetën. Në spitalet e Maqedonisë të 55…
Nuk ka më kthim pas. Qindra mijëra shqiptarë që kanë jetuar e punuar përtej Adriatikut mund të kenë një trajtim të denjë për pension. Marrëveshja e nënshkruar përpara më shumë se një viti pas ratifikimit në parlamentin italian është publikuar në Fletoren Zyrtare të shtetit fqinj dhe në pak javë bëhet gati për t’u zbatuar. Me këtë marrëveshje, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektive (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri), duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet. Përmes marrëveshjes do të…
Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa janë në rrezik edhe disa banesa që ndodhen aty pranë. Tymi i zi ka mbuluar qytetin e Vlorës dhe e gjithë zona kundërmon erë të rëndë prej mbetjeve.
Kjo e hënë do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku do të mbizotërojnë reshjet e shiut pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të variojnë nga 6 gradë në zonat malore në 22 gradë ne zonat e ulëta dhe në bregdet. Era nga kuadrati i jugut do të fryjë me shpejtësi deri në 10m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 25m/s. Deti do të ketë valëzim deri në 5-6 ballë.
Ndryshe nga shumë emra të njohur të showbiz-it që zgjedhin heshtjen, mohojnë çdo ndërhyrje dhe preferojnë të mbajnë të fshehtë çdo vizitë në klinikat estetike, Vivien Thano, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, ka zgjedhur të jetë transparente. Vivien ka ndarë me ndjekësit e saj të gjithë procesin e një ndërhyrjeje estetike. Bëhet fjalë për ridimensionimin estetik të veshëve – një procedurë që zakonisht mbahet nën radar, por që Vivi e ka sjellë pa filtra në rrjete sociale. Edhe pse ajo nuk ka deklaruar drejtpërdrejt se bëhej fjalë për një kompleks personal, fakti që ka vendosur të ndërhyjë, ngre…

