Njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, duke reaguar ndaj thashethemeve se mund të japë dorëheqje, ka dhënë një mesazh të qartë: Detyra e çdo qytetari është të kujdeset për njerëzit e tij. Ai theksoi se “nuk ekziston më ndarja në parti të mia ose të tua”, por që në fund “fiton populli”. Në vijim e keni postimin e plotë të Taravarit në facebook: Një nga detyrat më të vështira por dhe më seriozet që kemi përpara është të ndërtojmë Një Shtet që Kujdeset për Njerëzit e tij. Fokusi nuk duhet të jetë më “fiton partia ime ose partia jote”…
Author: almakos
24-vjeçarja palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në një shtëpi të marrë me qira, në Tiranë mund të varroset në Shqipëri, pasi asnjë nga të afërmit e saj nuk kanë paraqitur kërkesë para autoriteteve për të tërhequr trupin e pajetë të të resë, për ta përcjellë për në banesën e fundit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se, burime pranë policisë thanë se përmes oficerëve të kontakt janë informuar të afërmit e vajzës, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për ta tërhequr trupin e pajetë. Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës…
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vendet e para të Ballkanit Perëndimor që përfitojnë parafinancim sipas Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në platformën “X”, Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila është dhe zyrtarja që ka nxitur dy vendet të vazhdojnë përpara me reformat, ka reaguar pozitivisht. “Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes ! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në”,…
Apple është duke u përballur me sfida të ndryshme në zhvillimin e intelegjencës së saj artificiale, megjithatë kjo nuk e ndal atë që të eksperimentojë me inovacione të reja. Sipas raportimeve nga Mark Gurman i Bloomberg, kompania Apple po shqyrton mundësinë e integrimit të kamerave në serinë e saj të Apple Watch. Ky zhvillim, nëse realizohet, do të sjellë veçori të avancuara të inteligjencës vizuale në orët e saj inteligjente, duke i dhënë përdoruesve një mënyrë të re për të përjetuar teknologjinë e tyre në përditshmëri. Inteligjenca vizuale përmes kamerave do t’u mundësojë përdoruesve të ndërveprojnë me ambientin e tyre…
Një raport i fundit nga Bloomberg zbulon se iPhone 17 do të sjellë një ndryshim të papritur dhe shumë të pritur në ekranin e tij, duke i ofruar përdoruesve për herë të parë teknologjinë ProMotion në modelin bazë, e cila deri tani ka qenë e rezervuar vetëm për modelet Pro. Ndërsa pritet publikimi i saj në muajin shtator, spekulimet rreth serisë iPhone 17 po rriten çdo ditë. Shumë përdorues janë të emocionuar për këtë ndryshim, që pritet të sjellë një përvojë vizuale shumë më të qetë dhe të natyrshme. Ky ndryshim është një hap përpara në promovimin e teknologjisë së…
Prokurori publik i shtetit Lupço Kocevski sot ka mbajtur takim koordinues me ekipin e prokurorëve publikë të përfshirë në hetimin e zjarrit tragjik në Koçan ku për shkak të shtrirjes së aktiviteteve që tashmë janë duke u ndërmarrë, ekipi është zgjeruar me 11 prokurorë publikë. Ata do të veprojnë në këtë rast konform planit të miratuar të aktiviteteve dhe dinamikës së paraparë. “Planet fillestare për hetimin tregojnë për aktivitete të gjera që përfshijnë marrjen në pyetje të më shumë se 300 dëshmitarëve, si dhe aktivitete të tjera hetimore dhe ekspertiza adekuate nga fusha të ndryshme. Prokurori publik Kocevski kërkoi nga…
“Njerëzit digjen, shteti krihet”, “A prisni të digjemi të gjithë”, “Shtet i Improvizuar”, “Jeni vrasës e jo udhëheqës”, “Drejtësi e jo Pazare”, këto ishin disa nga mesazhet në pankarta që qytetarët mbanin në duart e tyre në protestën e thirrur nga iniciativa “Zero”, që u mbajtë në Tetovë, me moton “Protestë kundër korrupsionit që vret”, e cila filloi nga sheshi Iliri e më pas u zhvendosen para Gjykatës së Tetovës. Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi të vërtetë për rastin e djegies së diskotekës në Koçan, djegien e Spitalit Modular në Tetovë, djegies së autobusit të “Besa Trans” në Bullgari, por…
Dy të vdekur dhe disa të plagosur mbeten në Vollkovë të Shkupit pas një incidenti me armë zjarri gjatë mëngjesit të sotëm, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërkaq, jozyrtarisht raportohet se ngjarja ka ndodhur pasi një qiramarrës ka qëlluar disa herë pronarin e shtëpisë ku jetonte dhe ka plagosur djalin e tij të mitur, më pas ka vrarë edhe veten duke mos dashur të bjerë në duart e policisë. Ndërkohë, fqinjët në atë zonë, thonë se janë zgjuar nga të shtënat me armë zjarri, të ndjekur nga sirenat e policisë dhe ambulancës. Ata thanë se një pamje e…
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka publikuar shpallje publike për mbështetje financiare për energjinë e konsumuar për vitin 2025, e dedikuar për personat të cilët hyjnë në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë me qëllim të ofrimit të mbështetjes së drejtpërdrejtë për qytetarët që kanë më së shumti nevojë. Me shpalljen parashihet se Ministria t’u japë mbështetje financiare duke u ulur faturën mujore të energjisë elektrike në shumë prej 1000 denarë në muaj, duke llogaritur nga dita e paraqitjes së kërkesës. Mbështetja do të jepet për 12 muaj ose deri në shterimin e mjeteve të parashikaura në…
Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka vazhduar të mbajë fansat e saj të angazhuar me postime aktive në rrjetet sociale. Sot, ajo ka ndarë disa fotografi të reja në Instagram, të cilat duket se janë realizuar në shkallë, duke shpërndarë një imazh më të relaksuar. Përpos pamjeve, Xheneta ka shkruar një mbishkrim misterioz, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj. “Lermë të të tregoj se çfarë je duke humbur,” ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se është duke thumbuar dikë, edhe pse nuk e ka zbuluar se për kë…
Pranvera është gjithmonë një kohë zgjimi, rritjeje dhe fillimesh të reja. Yjet po na përgatisin surpriza të veçanta këtë pranverë dhe rrethanat me fat i presin këto pesë shenja të horoskopit. Çdo sezon ndryshon energjinë e gjithçkaje rreth nesh, dhe ky vit nuk bën përjashtim. Duke pasur parasysh se si lëkunden influencat planetare, është koha për t’u përgatitur për mundësi të reja dhe për të shfrytëzuar energjitë pozitive që pranvera sjell. Le t’i hedhim një vështrim më të thellë këtyre pesë shenjave që pritet të jenë më me fat këtë sezon. Demi Këtë pranverë, për Demin, dyert e mundësive të…
Drama mes Eglit dhe Gjestit ka arritur një tjetër pikë tensioni në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pas rihyrjes së Eglit, marrëdhënia mes tyre ka kaluar mes afrimiteti dhe konflikteve, por së fundmi një debat i ashpër ka ndezur sërish situatën. Gjithçka nisi kur Egli e akuzoi Gjestin se ka shmangur çdo përpjekje për një bisedë të sinqertë që nga rikthimi i saj. Nga ana tjetër, Gjesti refuzoi të hapte një dialog, duke thënë se ajo “nuk e meriton”. Pjesë nga debati i tyre që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale: Egli: Ti nuk ke ardhur ende të bësh…

