Author: almakos

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në qytetin e Fierit, ku janë përplasur katër automjete. Sipas burimeve për News 24, përplasja ka qenë e fortë, duke sjellë lëndimin e dy shtetasve. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Lexo më Shumë

Një vajzë 17-vjeçare është raportuar e zhdukur në Tiranë, ku burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se denoncimi është bërë nga vjehrra e saj, e cila ka njoftuar policinë për mungesën e nusës së djalit të saj që prej një dite. Sipas informacioneve paraprake, uniformat blu kanë nisur menjëherë verifikimet dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për gjetjen e të miturës. Aktualisht, nuk dihen detaje të tjera mbi vendndodhjen apo rrethanat e zhdukjes, ndërkohë policia po vijon punën për lokalizimin e saj. “Më datë 28.05.2025 -kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar…

Lexo më Shumë

Pak orë para mesnatës kreu i Komun ës së Çairit, Visar Ganiu I shoqëruar nga një grup qytetarësh dhe zyrtarësh kanë mbledhur një kamion mbeturina nga Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe nga aty në këmbë marshuan drejtë objektit të Qytetit të Shkupit. Prapa grupit të qytetarëve që udhëhiqej nga Ganiu ishte kamioni me mbeturina që ishte përcaktuar që të derdheshin para hyrjes kryesore në Qytetin e Shkupit.  Me të arritur para hyrjes kryesore të zyrave të qytetit të Shkupit qytetarët i jepnin istruksionet e fundit kamionit se ku duhet ti hedhë mbeturinat, e gjithë situata monitorohej nga vetë kreu…

Lexo më Shumë

Në seancën e radhës në GJKKO, për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Erion Alibej, i njohur edhe me nofkën “Krymi”, i cilësuar si drejtues i një grupi kriminal në Elbasan. Alibej ka zbardhur detaje tronditëse rreth atentatit që i mori jetën të vëllait, Endrit Alibej, ngjarje e ndodhur më 29 dhjetor 2018 në zonën e Bradasheshit. Sipas tij, në momentin e atentatit ndodhej në një gëzim familjar, kur mori lajmin tragjik për vrasjen e vëllait të tij, së bashku me një shtetas turk dhe xhaxhain, Arben Dylgjeri. Ai përshkroi skenën e rëndë në…

Lexo më Shumë

17 të punësuar në  Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, nuk kanë marrë rrogë që 5 muaj. Për këtë ata janë detyruar të mbajnë një konferencë për media, për ta njoftuar opinionin dhe institucionet përkatëse. Fitim Ramadani, i punësuar në Inspektorat, si inspektor i lartë, foli në emër të 17 kolegëve të tij, që i përkasin pothuajse të gjitha etniteve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë, shqiptarë, maqedonas, turq, etj.  Ramadani tha se  mos marrja e pagave për gati gjysmë viti,  nuk ka shkaktuar vetëm  gjendje të rëndë sociale, por me këtë ai tha se shkelen të drejtat e…

Lexo më Shumë

Në një dëshmi të gjatë dhe tronditëse dhënë në GJKKO, i penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka zbardhur detaje të rëndësishme mbi aktivitetin kriminal të një grupi të strukturuar dhe ngjarje të rënda që kanë tronditur opinionin publik vitet e fundit. Sipas Alibejt, pas një takimi në banesën e Suel Çelës, ai ishte larguar drejt Anglisë, për t’u rikthyer përfundimisht në Shqipëri në vitin 2018. Ai tregoi për një episod të ndodhur pranë zonës së “5 Majit” në Tiranë, kur ka konstatuar se ishte duke u ndjekur nga një makinë me katër persona, mes tyre edhe Xhoni Rusta. “Mbaja armë…

Lexo më Shumë

Studiuesit suedezë kanë bërë një hap të madh përpara në fushën e komunikimeve, duke zhvilluar një amplifikator optik të veçantë që mund të revolucionarizojë transmetimin e të dhënave përmes fibrave optike, duke e rritur shpejtësinë e internetit dhjetë herë më shumë se kapacitetet aktuale. Inovacioni i inxhinierëve nga Universiteti Chalmers përqendrohet në një amplifikator me një gjerësi jashtëzakonisht të madhe grupi, që i lejon atij të funksionojë në një gamë gjatësie vale prej 300 nanometrash – një sukses i jashtëzakonshëm kur krahasohet me amplifikatorët standardë optikë të tanishëm, që zakonisht operojnë në zgjeresa shumë më të ngushta. Ky avancim është…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, janë regjistruar lëvizje dhe transferime të shumta në strukturat e Policisë së Tiranës, duke përfshirë ndërrime në drejtuesit e komisariateve dhe efektivët e policisë rrugore. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, shefi i krimeve në Komisariatin nr. 5 është transferuar në Vorë, ndërsa drejtuesi i krimeve në Vorë është emëruar në vendin e tij, duke realizuar një shkëmbim postesh mes dy strukturave. Ndryshime janë bërë edhe në Komisariatin nr. 1, ku shefi i krimeve është transferuar në sektorin e aksidenteve në Policinë Rrugore të Tiranës. Ndërkohë, në strukturën e Policisë Rrugore janë bërë…

Lexo më Shumë

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe nga foltorja e Kuvendit u ka bërë thirrje deputetëve nga VLEN të dalin kundër Ligji për Vetëqeverisje Lokale. Sipas deputetit Snopçe, ky ligj dëmton komunat shqiptare duke shkurtuar ndihmat financiare për kokë banori pasi e përjashton diasporën nga numri i përgjithshëm i popullsisë. Ai thotë se ky ligj me të cilin lavdërohej Arben Fetai dhe me të cilin dëshirohet të eliminohen qytetarët jorezident nuk do kalojë. “Ligji për Vetëqeverisje Lokale për të cilin lavdërohej Arben Fetai dhe me të cilin dëshirohet të eliminohen qytetarët jorezident nuk do kalojë. Qëllimi është dëmtimi i komunave shqiptare për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, u bëri thirrje deputetëve nga opozita që të mbështesin ndryshimet në Kodin Zgjedhor për një njësi zgjedhore, por siç tha t’i lejohet edhe diasporës të votojë. “Sa i përket ligjit për vetëqeverisjen lokale, qëllimi është krejtësisht tjetër. Qëllimi është që të mund të bëhen ndryshime që do të jenë në përputhje me proceset zgjedhore kur zgjidhen kryetarët e komunave, këshilltarët, etj. Nuk është qëllimi nëse kemi rezidentë apo jo-rezidentë. Por meqenëse tashmë po e parashtroni këtë pyetje, unë do t’ju ftoja të gjithëve që së bashku…

Lexo më Shumë

Pas Arjan Talhellarit, policia ka vënë në pranga edhe djalin e tij, lidhur me ngjarjen e ndodhur më 29 prill ku pati një përplasje me armë zjarri në një zyrë elektorale në Tiranë, në zonën e Ali Demit. Lorenc Telhallari akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas sëbashku me babain e tij shtetasin…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci, shpreh dyshime të forta mbi saktësinë e raportimeve në media, duke thënë se 99 për qind e artikujve janë të pavërtetë. Peci komentoi situatën aktuale politike gjatë një interviste, ku u pyet në lidhje me thashethemet e fundit që qarkullojnë për ndryshimin e propozimit për kryeparlamentar. Ai theksoi se nuk i jep vëmendje të madhe deklaratave që bëhen nga mediat, duke pasur parasysh se shumica, sipas tij, nuk përputhen me realitetin. “Çdoherë kur lexojmë raportime, ndjej se ato përmbajnë më shumë spekulime se sa informacione të vërteta. Ne jemi në një situatë ku mediat…

Lexo më Shumë