Partia Liberale Demokratike (PLD) u bën thirrje institucioneve kompetente të reagojnë urgjentisht dhe në mënyrë efikase pas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të naftës dhe derivateve të saj, me qëllim lehtësimin e barrës financiare mbi qytetarët. Sipas PLD-së, vendimi i KRRE-së nuk është i papritur duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe ndërhyrjen ushtarake në Iran, situatë që ka ndikim edhe në vendet e rajonit. Megjithatë, nga kjo parti kritikojnë reagimin e Qeverisë, duke vlerësuar se ajo po vepron e papërgatitur, edhe pse vetëm dhjetë ditë më parë kishte…
Author: almakos
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Sindikata e Kulturës do të dorëzojë kallzim penal kundër ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, për shkak se ekziston dyshim i bazuar se ai ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “Shkelje e të drejtave nga marrëdhënia e punës”. SINDIKATA E KULTURËS “Ministri Zoran Ljutkov gjatë vitit 2025, me vetëdije dhe në kundërshtim me ligjin, ka nxjerrë udhëzime dhe ka dhënë udhëzime për mënyrën e përllogaritjes së pagave të të punësuarve në kulturë, duke vendosur në mënyrë të paligjshme një metodologji të re për llogaritjen e pagave”. Sipas sindikatës së kulturës me këto veprime, ministri…
Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në lagjen “Kiras” në Shkodër, ndërsa Policia po zhvillonte një operacion për kapjen e një kontigjenti të cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në momentin kur efektivët kanë qenë në ndjekje dhe në një perimetër të afërt, i dyshuari ka qëlluar në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur. Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për shtetasin B.B., i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale. Nga të shtënat nuk raportohet të ketë pasur të lënduar apo dëme. Dhjetëra forca policie kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar masat e arrestit me burg për Flodian Plakun dhe efektivin Rezart Kuçi. Ata akuzohen si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, që u godit të shtunën nga SPAK dhe që akuzohet për krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Flodian Plaku ndodhet aktualisht në burg për vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë-Krujë, ndërkohë që efektivi Kuçi u arrestua të shtunën në kuadër të operacionit të SPAK. Ndaj Flodian Plakut rëndon akuza e trafikut të drogës, ndërsa ndaj policit që ushtronte detyrën në Kukës rëndojnë…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Muçunski, në konferencën e sotme për mediat në Qeveri, informoi për progresin e evakuimit të qytetarëve tanë nga vendet e Lindjes së Mesme, duke theksuar se siguria e qytetarëve mbetet prioriteti kryesor i institucioneve, transmeton Anadolu. “Që nga momenti i parë i përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, ne krijuam mekanizëm të përhershëm krize. Përmes shtabit të krizës dhe misioneve diplomatike dhe konsullore, ne ishim në komunikim 24-orësh me qytetarët maqedonas, me një qëllim të qartë – evakuimin e tyre të sigurt, në…
SPAK, në raportin vjetor për vitin 2025, ka renditur një sërë problematikash, për të cilat kërkon ndryshime ligjore, në mënyrë që të garantohet cilësia dhe mbarëvajtja e veprimtarisë së institucionit të reformës në drejtësi. Si sfidë të parë, SPAK thekson se hetimet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë mbeten problematikë, dhe se retorika politike rrezikon të ndikojë në perceptimin publik dhe në autoritetin e institucionit si edhe të bëhet një faktor nxitës për rritjen e kërcënimeve nga krimi i organizuar. Po ashtu, SPAK thekson se masat ligjore që mund të cenojnë mjetet proceduriale dhe pavarësinë e…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar raportin vjetor të veprimtarisë gjatë vitit 2025. Në raport, SPAK thekson se gjatë vitit të kaluar, janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 ishin të reja, 39 prej të cilave janë bashkuar ndërsa 577 të tjerat ishin të mbartura nga vitit 2024. “Volumi i hetimeve penale është rritur edhe gjatë vitit 2025 krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2025, janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedimet e reja, të regjistruara gjatë vitit 2025 dhe 39 prej të cilave…
Komisioni Rregullator për Energjetik ka publikuar çmimet e derivateve të naftës, ndërsa ashtu edhe sic pritej ka rritje të dukshme të çmimeve, raporton SHENJA.Në bazë të vendimit të ri, çmimet e EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohen për 5,00 për litër, dhe në bazë të këtij vendimi, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 79,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 denarë.Rritje të madhe ka edhe të dizelit, përkatësisht 14.50 denarë do të shtrenjtohet. Kësisojë, në bazë të vendimit, një litër Dizel do të kushtojë 85.50 denarë. /SHENJA/ MARKETING
“Dorëheqja e Pançe Toshkovskit pas kaq shumë tragjedive dhe jetëve të humbura është hapi i parë drejt përgjegjësisë dhe një kusht themelor për çdo ndryshim në sistemin që ka dështuar të mbrojë viktimat. E përbashkët për të gjitha tragjeditë është dështimi i Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Pançe Toshkovski”. Kështu thonë nga LSDM, pas tragjedive të fundit në vend, prej ku thonë se “MPB u informua, u alarmua, por nuk pati reagim”.“Në Veles, një përdhunues serial mori dy jetë – atë të Rosicës së re dhe babait të saj. Ministria e Brendshme e Toshkovskit dështoi përsëri. Edhe gjashtë muaj…
Mentor Çuku është emëruar Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK thuhet se për këtë pozicion aplikuan 11 kandidatë, të cilët plotësonin kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara për funksionin. Sipas BKH, të gjithë kandidatët u karakterizuan nga një nivel i lartë përgatitjeje profesionale, përvojë në fushën e hetimit dhe aftësi drejtuese, çka e bëri procesin e përzgjedhjes veçanërisht sfidues. Mentor Çuku aktualisht ushtron detyrën e hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka një përvojë të gjatë profesionale në hetimin e veprave penale që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e rënda. Sipas njoftimit…
Partia Socialiste ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizim heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj. Në raporton e socialistëve, Ulsi Manja tha se “nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit të Belinda Ballukut”. Manja tha se i rekomandon seancës plenare që të mos votojë kërkesën e SPAK me qëllim arrestimin e Ballukut. “Nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit me masën më të rëndë atë të arresti në burg apo…

