Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra familje në zona si Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra u përballën me një skenar tashmë të njohur: përmbytje masive të banesave, tokave bujqësore dhe infrastrukturës rrugore e hidroteknike. Një krizë që nuk erdhi pa paralajmërim. Alarmet për reshje intensive u dhanë me ditë përpara. Njoftimet për “kujdes të shtuar” u përsëritën, ndërsa më pas u vu në lëvizje shfaqja klasike e emergjencave: mbledhje të Shtabit të Emergjencave Civile, ministra dhe deputetë në terren, deklarata periodike dhe…
Author: almakos
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përmes statusit së tij në Fejsbuk, është prononcuar rreth votimit të sotëm të Ligjit për Kundërvajtje, me të cilin mundësohet zbatimi i plotë i sistemit “Qytet i sigurt” nga 1 shkurti, duke theksuar se është një vendim që mbron drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve. “Votimi i sotëm i Ligjit për Kundërvajtje është një konfirmim i qartë se kur ka guxim politik dhe përgjegjësi, mund të merren vendime që mbrojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Mirënjohje e sinqertë për të gjithë deputetët që mbështetën ligjin dhe treguan se siguria në trafik, mbrojtja e jetës…
Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime të forta gjatë këtyre muajve dhe veçanërisht periudhës dhjetor-janar, ku kanë gjetur prova të reja për dosjen “Balluku”, që ka çuar në bindjen e tyre se ndaj zv/kryeministres duhet kërkuar heqja e imunitetit që e çojnë atë drejt arrestimit të mundshëm. Këto detaje zbardhi sot gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Kjo Javë” të “News 24”, teksa komentoi zhvillimet e fundit nga aktualiteti dhe seanca e djeshme në Kushtetuese, për kërkesën e Kryeministrisë në lidhje me pezullimin e Ballukut. Ndërsa po afron edhe data 28 janar, e seancës në Kuvend dhe Këshillit të Mandateve për…
Gazetarja Klodiana Lala dha më shumë detaje në “Kjo Javë”, nga hetimet e SPAK, ku më të nxehtat janë dosja Balluku dhe AKSHI. Për Ballukun, Lala mendon se është e djegur politikisht. Ndërkohë që për AKSHI-n, ka një hetimt të veçuar ndaj kupolës së policisë së shtetit. Lala sjell në vëmendje se telefoni i Ilir Prodës, kreut të policisë është sekuestruar në vitin 2024. Lala: SPAK e ka ezauruar të gjithë rrugën ligjore. Leja për arrest është guri i fundit. Nëse GJK e rrëzon pezullimin vëmendja e SPAK shkon te këshilli i Mandateve. Ka disa çështje hetimore, nga hakërrimi i e…
Një aksident dramatik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit. Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “Rruga e Re”, kur dy mjete, njëri tip ‘Mercedes Benz’ dhe tjetri tip ‘Toyota’, janë përplasur me njëra-tjetrën. Goditja erdhi gjatë një manovre të gabuar të njërit nga mjetet për t’u kthyer majtas. Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në mjetit tip ‘Benz’, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, për të marrë mjekim. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për…
Komuniteti shqiptar në Saluzzo të Itali është goditur nga pikëllimi dhe dhimbja, pas aksidentit tragjik të ditës së djeshme (22 janar), ku humbi jetën fatkeqësisht në një aksident fatal një 20-vjeçar shqiptar. Klaudio Gjoka, (foto poshtë), me origjinë nga Lezha, është i riu që ka pikëlluar jo vetëm familjarët e tij dhe miqtë, por edhe komunitetin vendas. Dhe shumë njerëz, këtë mëngjes, në morgun e spitalit të qytetit, ishin mbledhur për të vajtuar vdekjen e Klaudios, i cili mbushi 20 vjeç tetorin e kaluar, i cili vdiq dje në një aksident me makinë në atë rrugë të mallkuar, autostradën 589,…
Një incident i papritur ka ndodhur në klinikën e Oftalmologjisë së QKUK-së, ku një gyp i ujit ka shpërthyer në sallën e operimeve, duke shkaktuar një situatë alarmante për pacientët dhe stafin mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të klinikës, një zonë e rëndësishme për realizimin e operacioneve të ndryshme oftalmologjike. Shpërthimi ka sjellë një fluks të madh uji, duke e mbushur dyshemenë e sallës dhe duke e bërë të pamundur vazhdimin e aktiviteteve mjekësore. Si rezultat i kësaj avarie, të gjitha operimet e planifikuara për sot janë anuluar. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te pacientët që prisnin…
Policia ka bërë të ditur marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për mbarëvajtjen e protestës së nesërme të opozitës në ora 17:00 përballë kryeministrisë. Për këtë arsye, do të ketë kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse kryesore të kryeqytetit, që nga sot dhe gjatë ditës së nesërme. Sipas njoftimit, nga ora 23:45 e mbrëmjes së sotme do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”, deri në përfundim të protestës. Ndërkohë, nesër nga ora 15:00 dhe deri në mbyllje të…
Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka qenë target i sulmeve dhe akuzave nga politika, më konkretisht nga opozita, prej 3 vitesh, duke e lidhur emrin e saj me një dënim nga drejtësia greke që daton 2 dekada më parë. Këtë javë, Prokuroria e Përgjithshme, pas një verifikimi që zgjati 2 vite, arriti në konkluzionin se gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi, për akuzën e falsifikimit të vizës, duke theksuar gjithashtu se “dënimi është i vërtetë dhe autentik”. Në formularin e vetëdeklarimit në vitin 2016, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, gjyqtarja Gjoka nuk e ka…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, votoi kundër projektligjit “Safe City”, i cili u miratua sot në Kuvend, duke vlerësuar se ky projekt do ta rëndojë edhe më shumë standardin jetësor të qytetarëve. Pas votimit, Snopçe bëri të ditur se në seancë zhvilloi një polemikë të drejtpërdrejtë me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, lidhur me pasojat ekonomike të këtij projekti, theksohet në komunikatë, të cilën MIA e transmeton në formë integrale. Sipas Snopçes, ministri tentoi të ironizonte vërejtjet e tij për lartësinë e dënimeve që parashihen me zbatimin e “Safe City”, duke i quajtur përllogaritjet e tij…
Deputeti dhe koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia yte”, Nikolla Micevski, sot në konferencë për shtyp deklaroi se koalicioni LSD dhe BDI qëndruan kundër projektit “Qyteti i sigurt” dhe kundër jetëve dhe sigurisë së qytetarëve. “Koalicioni LSD dhe BDI u tregua në vepër edhe në opozitë. BDI dhe LSD lidhën martesë dhe qëndruan kundër jetëve dhe sigurisë së qytetarëve. LSD dhe BDI, koalicioni Ali dhe Venko sot së bashku në Kuvend votuan kundër projektit ‘Qyteti i sigurt’. Ata sot qartë qëndruan kundër projektit qytet i sigurt”, tha Micevski. Ai shtoi se ata votuan kundër ndryshimeve të…
Bastisjet e fundit në Prizren kanë zbuluar një skandal të madh zgjedhor, ku djali i Nait Hasanit, Art Hasani, është mes të arrestuarve për keqpërdorim të votave. Ky zhvillim ka shkaktuar një valë reagimesh dhe shqetësimesh në lidhje me integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë. Art Hasani, i cili dyshohet se ka luajtur një rol kyç si komisioner në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren. Kjo ndalim vjen si rezultat i një hetimi të gjerë mbi keqpërdorimet zgjedhore që kanë ndodhur gjatë këtyre zgjedhjeve. Prokuroria ka kryer bastisje në disa lokacione në…

