Pas katër viteve në burg, që prej 14 dhjetorit 2021, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është tashmë i lirë. Vendim i gjyqtarit të GJKKO, Bib Ndreca, e ka shuar pengesën e fundit të Lefter Kokës drejt lirisë, masën e sigurisë për inceneratorin e Fierit. Që nga dhjetori i vitit të shkuar, ish-ministri tashmë shijon lirinë e tij, pranë familjes. Paparaci ynë i ka shkrepur fotot e para publike, që pasi la lirinë. I veshur sportiv dhe me syze dielli, Koka shfaqet duke shëtitur në natyrë. Në shoqërinë e një djali të ri, Koka duket larg pamjes zyrtare që jemi mësuar…
Author: almakos
Në Ministrinë e Drejtësisë ende nuk kanë mbërritur nominime për formimin e grupit punues, konfirmoi dje në një konferencë për shtyp ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me Kodin Zgjedhor. “Janë dërguar dy letra në Kuvend. Njëra është e datës 31 dhjetor të vitit 2025, ndërsa tjetra më 20 janar. Presim që Kuvendi t’i përgjigjet letrës sonë me të cilën kërkojmë nominimin e dy përfaqësuesve të secilës prej partive parlamentare dhe deputetëve të pavarur, pas së cilës do të formojmë një grup pune që do të vazhdojë me përgatitjen e Kodit Zgjedhor”, theksoi…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka lëshuar një njoftim për shtetasit amerikanë në Shqipëri, lidhur me protestën e paralajmëruar të opozitës që pritet të mbahet sot në orën 17:00. Sipas njoftimit zyrtar, protesta do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, konkretisht në zonën midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë godinës së Kryeministrisë. Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të qëndrojnë vigjilentë, të ndjekin mediat lokale dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese. Gjithashtu, ambasada këshillon qytetarët amerikanë të shmangni zonën e tubimit. “Udhëzimi ynë i qëndrueshëm është të…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër, më 25 janar, do të testohen dhe verifikohen kamerat e vendosura për mbikëqyrje të komunikacionit në Kumanovë dhe Tetovë, si pjesë e projektit “Qyteti i Sigurt“. Testimi do të bëhet nga ora 08:00 deri në 20:00. Në çdo vend ku ka kamerë, procedura do të zgjasë rreth 15–30 minuta. Gjatë testimit, trafiku në zonën përkatëse do të ndalohet përkohësisht dhe më pas do të vazhdojë normalisht. Qytetarët dhe shoferët u kërkohet të respektojnë ndalesat e përkohshme dhe të tregojnë durim dhe mirëkuptim. Funksionimi i plotë i sistemit „Qyteti i Sigurt“ fillon më…
Vijojnë problematikat në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, konkretisht në Lotin e dytë, në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë. Sipas informacioneve, traseja e rrugës ka pësuar çarje dhe fundosje, duke bërë që qarkullimi të kryhet vetëm në një korsi, pasi kjo pjesë e rrugës konsiderohet e rrezikshme për lëvizjen e automjeteve. Vlen të theksohet se rruga Qukës–Qafë Plloçë ka shfaqur problematika të shumta, edhe pse ka vetëm 5 muaj që është inauguruar. Situata u bë më problematike pas reshjeve të muajve nëntor dhe janar, të cilat sollën probleme serioze, ku masive dherash dhe shkëmbinjsh ranë në trupin e rrugës. Në…
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, i cili i ka marrë jetën një të riu. Sipas policisë, është arrestuar shtetasi me iniciale R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri Nehat Uruçi, 21 vjeç, banues në Elbasan. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar nga policia. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor…
Me një temperaturë prej -4 gradë Celsius, Berova ishte vendi më i ftohtë në vend. Pas saj renditen Kodra e Diellit me -3 gradë dhe Kriva Pallanka me -2 gradë Celsius. Temperatura nën zero u regjistruan edhe në Pozharane dhe Tetovë, ku u matën -2 gradë, ndërsa -1 gradë Celsius u shënua në Shkup-Petrovec, Topolçan dhe Mavrovë. Temperatura prej 0 gradë u regjistrua në Veles, Demir Kapi, Manastir, Pretor, Shkup – Zajçev Rid, Kavadar dhe Prilep. Një gradë mbi zero u shënua në Krushevë, Shtip, Ohër dhe Vinicë, ndërsa 2 gradë Celsius u matën në Kumanovë dhe Gjevgjeli. Vendi më…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me mjegull në disa lugina në mëngjes. Gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu dhe në male borë. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë. Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme në mëngjes me mjegull, pasdite me periudha me diell. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë në 7 gradë. Të dielën, moti do të…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur të premten në Fushë Kosovë. Rasti ka ndodhur në “Rrugën e Pejës” në Fushë Kosovë, të premten, në ora 15:42. “Raportohet se është gjetur i lënduar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin policor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet. /Telegrafi/
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë fundjavës në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me interval me diell. IHK njofton se vranësirat do të shoqërohen me riga shiu. Instituti tutje bën të ditur se të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 C, ndërkaq ato maksimale nga 5 deri në 8 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s. Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga…
Tre punonjës të Policisë Orikum janë arrestuar pas akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe shefi i stacionit të policisë. Sipas njoftimit të AMP-së, Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë – Gjirokastër kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për efektivët me iniciale: D. L., Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum A. J., Shef i Stacionit të Policisë Orikum A. F., Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum Sipas AMP-së, hetimet e SPAK kanë zbuluar…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.

