Vënia në funksion e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare të Tabanocit përbën një zhvillim të rëndësishëm që lehtëson kalimin kufitar, veçanërisht për mërgatën tonë që kthehet gjatë sezonit veror. Ky model, i zbatuar me sukses në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës me Republikën e Kosovës, sjell efikasitet, shpejtësi dhe më pak burokraci. Zbatimi i tij në Tabanoc vjen si rezultat i një angazhimi të qartë politik të VLEN-it, për reforma konkrete që prekin përditshmërinë e qytetarëve. Për ne si VLEN, qeverisja nuk është vetëm premtim, por veprim në dobi të qytetarëve. Mërgata jonë meriton respekt dhe trajtim…
Author: almakos
Situatë kaotike është krijuar në pikën kufitare të Qafë-Botës, ku qytetarët që hyjnë nga Greqia në Shqipëri po përballen me radhë kilometrike dhe pritje deri në tre orë, për shkak të ngadalësimit të punës në anën greke të kufirit. Shkak për këtë kaos është bërë arrestimi i 14 doganierëve grekë, të dyshuar për përfshirje në një skemë kontrabande mallrash dhe korrupsioni, çka ka lënë pikën doganore me staf të reduktuar dhe me vetëm dy sportele në funksion. Aktualisht, pala greke po operon me vetëm tre punonjës, duke shkaktuar vonesa masive në përpunimin e dokumentacionit dhe kalimin e mjeteve. Situata ka…
Sot për të 42-në herë do të mbahet seanca në tentativë për konstituimin e Kuvendit. Pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe takimeve të presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë, edhe kjo seancë e Kuvendit duket të jetë e njëjtë dhe pa zgjidhje. Derisa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, partitë tjera po e shohin Haxhiun si jo unifikuese për bashkimin e forcave politike. Partitë si PDK dhe AAK kanë bërë thirrje që LVV të ndryshojë kandidat për kryetare, ndërsa nga LDK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë asnjë emër…
Konfuzion për faljen e detyrimeve të tatimpaguesit dhe individët krijuan edhe dy nisma të tjera të qeverisë. Së pari, ishte hyrja në fuqi e vendimit për shfuqizimin e gjobave administrative të vendosura nga 1 janar 2025 deri në 30 Nëntor 2024. Kjo falje krijoi konfuzion te individët dhe bizneset, sidomos për institucionet zbatuese që përfshiheshin, si: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake. Vendimi hyri në fuqi 3 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore. VKM-ja përcaktonin procedurat që do të ndiqnin institucionet më lart dhe qytetarët për gjobat që…
NIKOLETA KOVAÇI/ Ashtu siç edhe pritej, Erion Alibej është thirrur të dëshmojë në procesin ndaj atentatit të ishprokurorit të Durrësit, ku përballë tij ishin dy personat e sjellë nga Dubai, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Alibej teksa ka dhënë fakte dhe detaje për të cilat ka dijeni në lidhje me atë pritë fatale që i mori jetën Andi Malokut dhe plagosi edhe Arjan Ndojin e Aleksandër Lahon, ka tronditur me rrëfimin e tij. Ai i ka thënë gjykatës se në fakt për të eliminuar prokurorin e Durrësit është menduar të përdoret snajper dhe ekzekutimi do të kryhej në zonën e Gjirit…
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore. Temperaturat pritet të jenë mjaft të larta, duke shënuar vlera maksimale që arrijnë deri në 39°C në disa qytete si Elbasani, Shkodra, Berati dhe Gjirokastra. Qytetet bregdetare si Vlora, Durrësi dhe Saranda do të kenë temperatura…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është angazhuar për të forcuar pozitat strategjike të vendit në skenën ndërkombëtare gjatë takimit të tij me deputetët britanikë, Martin Vickers dhe Paul Foster. Gjatë kësaj takimi, Kurti theksoi rëndësinë e investimeve vakajar dhe kapaciteteve mbrojtëse, duke rezultuar në një rritje të dukshme prej 123% të numrit të ushtarëve brenda katër viteve të fundit. Takimi mes kryeministrit Kurti dhe delegacionit britanik ishte një mundësi e shkëlqyer për diskutimin e marrëdhënieve bilaterale, për të cilat të dy palët shprehen optimiste. Deputetët Vickers dhe Foster kanë shprehur mbështetje të fortë për Kosovën, duke…
Përdoruesit e Apple në Bashkimin Evropian mund të humbasin disa nga funksionet e reja për shkak të rregulloreve të rrepta që rrjedhin nga Ligji për Tregjet Digjitale (DMA). Një situatë e tillë, e cila mund të ketë pasoja të mëdha për përdoruesit, sjell shqetësim dhe diskutime të shumta për të ardhmen e teknologjisë në BE. Kajl Andir, kreu i departamentit ligjor të kompanisë, ka konfirmuar se disa funksione të ardhshme të iOS 26 do të shtyhen ose mund të mos vijnë fare në tregun evropian. Ky lajm i shqetësues nuk është vetëm një humbje e mundshme për përdoruesit, por gjithashtu…
Ambasada e Maqedonisë në Beograd ka konfirmuar informacionin për aksidentin rrugor që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Novi Sad – Suboticë në Serbi ku një shtetas i Maqedonisë humbi jetën dhe një tjetër u lëndua rëndë. Nga ambasada thonë se janë në kontakt me familjen e personit të ndjerë me qëllim lehtësimin e procedurave administrative për transportin në vend. MARKETING
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ka shprehur shqetësim për ndotjen e rëndë të ajrit në Elbasan si pasojë e mosfunksionimit të inceneratorit dhe zjarreve të shpeshta në landfill. Në një deklaratë për shtyp, Qendra i bën thirrje Qeverisë që të investojë në ndërtimin e një inceneratori të ri sipas standardeve bashkëkohore, ndërsa kërkon nga drejtësia të hetojë abuzimet me projektin ekzistues. Po ashtu, apelon për bashkëpunim ndërinstitucional për një zgjidhje të qëndrueshme. Qendra thekson se një mjedis i pastër është e drejtë themelore për çdo qytetar. Deklarata e Qëndrës së Bashkëpunimit Ndërfetar: Deklaratë për Shtyp Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar kërkon zgjidhje…
Partia në pushtet VLEN në ngjarjen e sotme “1 VIT VLEN – PUNË, DINJITET, NDRYSHIM”, ka prezantuar siç i quajtën ata, të arriturat dhe puna e bërë gjatë një viti qeverisje në kuadër të mandatit aktual. Përfaqësuesit e kësaj partie theksuan se, ndonëse rruga nuk ka qenë e lehtë, ata kanë arritur të realizojnë një sërë projektesh konkrete dhe të vendosin themelet për ndryshime të qëndrueshme në sektorë të ndryshëm. Në fokus të fjalës së tyre ishte transparenca, investimet në zhvillimin rajonal dhe përmirësimi i kushteve për qytetarët. Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti thotë se qeverisja e tyre nuk ka nevojë…
Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Durrësit, si pjesë e verifikimeve paszgjedhore nga KAS. Sipas rezultateve zyrtare, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur 5 vota. Ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Gjithashtu ka përfunduar edhe procesi i rinumërimi të kutive të diasporës për qarkun e Durrësit. Nga zarfet e emigrantëve, PD-së i shtohen 15 vota pas rinumërimit, ndërsa PS-së 11 të tilla. Sa i përket disa prej kandidatëve të listave të hapura,…

