Një aksident rrugor u regjistrua këtë të premte në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në zonën e njohur si Shijan, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Ford, me drejtues shtetasin Leonard Begolli, 64 vjeç, dhe një automjet tip Benz në pronësi të Alen Preçit. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre edhe drejtuesit e dy mjeteve. Të lënduarit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës, ku mjekët konfirmuan se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të…
Author: almakos
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ka paralajmëruar masa më rigoroze në trafik, duke përfshirë edhe konfiskimin e automjetit, të cilët do të hyn në fuqi pas vendosjes së sistemit “Safe City”. Ai tha se, që të vihet në funksion ky sistem, nevojitet ndryshime në gjashtë apo shtatë ligje dhe se procedura për këtë veç më ka filluar. Këto ndryshime, siç tha ai, nuk kanë të bëjnë vetëm me zbatimin e sistemit, por edhe me përkufizimin thelbësor midis kaosit dhe rendit normal. Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm “Kodi Penal nuk është i lidhur në mënyrë direkte me sistemin “Safe city”, ndryshimi…
Spektrit politik shqipëtarë ju shtua edhe një parti e re. Sot u bë themelimi zyrtar i lëvizjes ‘’ARBËRIA’’ ku u bë prezantimi i parimeve themeluese të lëvizjes, vizionit të saj dhe rrugën që synon të ndërtojnë shërbim të interesimit të përgjithshëm shoqëror, ose të shqipëtarëve të Maqedonisë së Veriut. Prezantimet u bënë nga ish deputetët e pdsh-së Bekim Fazliu dhe Meral Ferati dhe shumë të tjerë. Bekim Fazliu tha se partia nuk do të ketë kryetarë por do të drejtohet nga këshilli drejtues i përbërë prej 9 anëtarë me statute i kemi domethënë që mund të zgjerohet deri 15 anëtarë…
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se më datë 4 korrik 2025, rreth orës 15:26, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriq” dhe “Mirko Mileski” në Kërçovë. Në aksident janë përfshirë një automjet udhëtarësh i tipit “Audi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.E. (22) nga fshati Strellc, dhe një motoçikletë e markës “Hamachi”, e drejtuar nga një djalë 17-vjeçar nga Kërçova. Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar me urgjencë drejt klinikës “Nëna Terezë” në Shkup. Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë…
Apple është thellësisht në fazën e zhvillimit të iPhone-it të palosshëm, por kompania nga Cupertino ka vendosur të ndalojë, apo të pezullojë punën në iPad-in e palosshëm me ekran më të madh. Thashethemet për punën e Apple-it në një lloj pajisjeje të palosshme me madhësi laptopi kanë qarkulluar prej kohësh; disa e quajnë iPad të palosshëm, ndërsa të tjerë thonë se është një MacBook me ekran të plotë. Megjithatë, duket se Apple ka vendosur të ndalojë zhvillimin e asaj pajisjeje dhe të fokusohet te iPhone-i i palosshëm. Arsyeja e ndalimit të zhvillimit të atij iPad-i janë vështirësitë në prodhim, rritja…
Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë Vladimir Çela, 50 vjeç, banues në Karbunarë, pasi në banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe municion luftarak të mbajtura pa leje. Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të operacionit të koduar “Strike”. iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak. Pas kontrollit të befasishëm dhe sekuestrimit të provave materiale, në pranga ka rënë Vladimir Çela, të cilit iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë…
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Baza”, duke goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në zonën e Qerretit, Kavajë. Në përfundim të një hetimi dyjavor, u arrestuan në flagrancë dy shtetase kineze, të cilat kishin hyrë në Shqipëri me vizë turistike, por ushtronin aktivitet të paligjshëm për përfitime financiare. U arrestuan C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja akuzohen për veprën penale “Prostitucioni”. 6 shtetas shqiptarë, të dyshuar si klientë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës. Sipas hetimeve, dy gratë kishin marrë me…
Policia e Kosovës u ka kërkuar deputetëve që ta lirojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi. Nga Kuvendi, thanë se Forcat speciale të Policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të Kuvendit dhe objektit të Qeverisë. “Policia e Kosovës ka njoftuar për një kërcënim me bombë brenda objektit të Kuvendit dhe ka kërkuar prej të gjithëve, deputetëve dhe personelit, që të largohen nga objekti. Për më shumë ju njofton Policia.” Forcat speciale të Policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të Kuvendit dhe objektit të Qeverisë, ku po ofrojnë siguri”, thuhet në konfirmimin e Kuvendit.
Policia e Kosovës ka urdhëruar të bëhet evakuimi i të gjithë deputetëve dhe stafit të Kuvendit të Kosovës për shkaqe sigurie. Nga ndërtesa e Kuvendit janë larguar dhe gazetarët. Deputeti i LVV-së, Glauk Konjfuca, tha se autoritetet kompetente të sigurisë duhet ta vlerësojnë situatën. “Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi. Me sa di unë vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta”, tha ai para mediave. Gjithashtu, Konjufca tha se pasi të vlerësohet situata, janë të gatshëm të kthehen në seancë. Ndryshe, seanca konstituive ishte paraparë të…
Janë zbardhur emrat e tre shqiptarëve të arrestuar dhe të të shumëkërkuarit që konsiderohet si organizatori kryesor i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës në Greqi, i cili maskonte lëndën narkotike brenda lëkurave të kafshëve të importuara nga Amerika Latine. Të arrestuarit shqiptarë: – Robert Muci, 41 vjeç, nga Shushica e Vlorës – Skender Kallashi, 50 vjeç, nga Novosela e Vlorës – Ledvis Hoxha, 27 vjeç, nga Kutallia e Dimalit Në kërkim Luis Murataj, 45 vjeç, i njohur si “Karteri”, i cili sipas autoriteteve greke është “koka” e grupit dhe aktualisht ndodhet në Spanjë. Ai dyshohet se ka qenë organizatori…
Janë publikuar pamjet nga operacioni policor që çoi në arrestimin e babë e bir, Ylli dhe Pjerin Brahimaj, të cilët kishin ngritur një laborator të sofistikuar falsifikimi dokumentesh në një banesë në Tiranë. Siç shihet në video, hyrja për në ambientin e fshehtë ku prodhoheshin pasaporta të huaja të falsifikuara ndodhej pas një dollapi rrobash, i modifikuar për të maskuar hyrjen drejt dhomës së pajisur me pajisje profesionale për prodhim dokumentesh identifikimi. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në kuadër të hetimit të koduar “Identiteti”, dhe u zhvillua pas 7 muaj hetimesh me metoda speciale…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Identiteti”, duke goditur një rast të falsifikimit të dokumenteve me qëllim ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat i hetimeve 7-mujore, të ndjekura me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë, u vunë në pranga dy shtetas, babë e bir:– Ylli Brahimaj, 65 vjeç – aktualisht nën masën “arrest në shtëpi” të dhënë nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari;– Pjerin Brahimaj, 45 vjeç. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë rrjet. Gjatë kontrollit në banesën e tyre,…

