Author: almakos

Disa media të huaja njoftuan këtë javë se Mira Murati po arrin të mbledhë një shumë mbresëlënëse prej rreth 2 miliardë dollarësh për startup-in e saj të inteligjencës artificiale, Thinking Machines Lab. Ky startup është relativisht i ri, duke qenë vetëm disa muaj i krijuar, dhe aktualisht punëson një numër tepër të vogël punonjësish. Në fakt, një nga faktorët që ka shkaktuar habi në treg është se kompania ende nuk ka zhvilluar asnjë produkt konkret. Pytja që ngrihet është: si është e mundur që investitorët të jenë të gatshëm të investojnë një shumë kaq të madhe parash dhe të vlerësojnë…

Lexo më Shumë

Loredana Brati të shtunën u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania. Ajo doli në një moment jo edhe aq të mirë, kur Joz Marku goditi me shuplakë Gjestin. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, bukuroshja ka folur për eksperiencën brenda. Ajo komentoi komunikimin e fundit me Jozin pas situatës së paprecedentë me Gjestin, ku tha se ai nuk ishte mirë. Loredana zbuloi për publikun edhe se çfarë do të ndodhë me lidhjen e tyre pas daljes nga shtëpia e BBV. “Ata janë shumë krenarë, jo gabim, ndodhi (për marrëdhënien me Jozin).…

Lexo më Shumë

Lista Serbe ka reaguar lidhur me raportimet se deputetë të saj mund të votojnë pro Qeverisë Kurti. Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Lista Serbe thekson se raportimet e tilla nuk qëndrojnë. Kjo deklaratë vjen pas spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar në media, të cilat kanë paralajmëruar për një mbështetje të mundshme nga ana e deputetëve serbë për Qeverinë Kurti. “Duke marrë parasysh deklaratat që vijnë nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kurtit, dëshirojmë të theksojmë publikisht se mbështetja e supozuar nga përfaqësuesit e Listës Serbe është një gënjeshtër e pastër. Ndoshta është dëshira e tyre, një aludim…

Lexo më Shumë

Një aksident mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme para Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku një punonjës i ministrisë është përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën. Sipas një reagimi nga vetë Ministri i Jashtëm, Ilgli Hasani, i lënduari është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. “Kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës”, njofton Hasani. Ndërkohë, autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Reagimi i Igli Hasanit Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës…

Lexo më Shumë

Arrestimet e paligjshme për tragjedinë në Koçan janë turp për sistemin e drejtësisë dhe një tjetër dëshmi për drejtësinë selektive që po shndërrohet në vegël për përballje politike. Bëhet fjalë për persona që, sipas të gjitha mendimeve profesionale dhe akademike, nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë, por megjithatë mbahen në paraburgim – ndërkohë që  përgjegjësit e vërtetë të mbrojtur nga struktura në pushtet, mbeten të paprekshëm. Qytetarët me të drejtë reagojnë se, nëse ndonjërit prej personave të arrestuar në mënyrë të paligjshme i rrezikohet shëndeti apo jeta për shkak të kushteve çnjerëzore ose paraburgimit të zgjatur dhe të pabazë –…

Lexo më Shumë

Vendimi për kufizimin e bruto marzhës profitabile të produkteve bazike ushqimore dhe një pjesë e pajisjeve higjienike dhe vendimi për vërtetimin e çmimeve më të larta në tetë grupeve të produkteve ushqimore përfundon në fund të këtij muaji. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se do të përcillet situata dhe nëse ka nevojë do të miratohen masa tjera. “Ne do ta përcjellim situatën, nëse eventualisht rritet inflacioni, do të veprojmë në mënyrë adekuate dhe do të miratojmë masa të reja”, tha Durmisnhi në konferencën e sotme për shtyp. Sipas tij, të dyja masat kanë dhënë rezultatet e pritura…

Lexo më Shumë

Gjesti padyshim që ka qenë fenomeni i edicionit të fundit të Big Brotherit të Shqipërisë, por edhe atij të Kosovës. Njerëzit gjatë kësaj periudhe e kanë dashur dhe e kanë mbështetur atë në mënyra të ndryshme. E një këngëtar ka vendosur që mbështetjen e tij t’ia tregojë përmes një kënge kushtuar Gjestit. “Gjithë Shqipëria të do ty”, thuhet ndër të tjera në tekstin e kësaj kënge. [embedded content] Gjestin, një emër që ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme në botën e televizionit, është bërë një fenomen i pamohueshëm në dy edicionet e ndryshme të “Big Brother VIP”, si në Kosovë…

Lexo më Shumë

Ngjarja e regjistruar në një fshat të Lushnjës, ku 66-vjeçari Flamur Mane mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit, ka marrë një drejtim të ri pas deklaratës së djalit të tij. Policia njoftoi se bëhej fjalë për një tentativë vjedhjeje në stanin e Manës, ku autori, Dedë Dedaj, dyshohet të ketë qenë ai që e plagosi, por djali i të plagosurit ka një tjetër version të ngjarjes. Djali i Flamur Manës ka pohuar se konflikti mes dy familjeve ka një histori të gjatë, që daton më shumë se një dekadë, dhe se ngjarja është shumë më e thellë…

Lexo më Shumë

Vendkalimet e këmbësorëve në disa zona në veri të Kalifornisë janë hakuar, duke sjellë një surprizë që përfshin përshëndetje të rreme nga miliarderët e teknologjisë Elon Musk dhe Mark Zuckerberg. Zyrtarët e Silicon Valley janë duke hetuar këtë incident intrigues që ka shkaktuar shqetësim në mesin e komunitetit. Funksioni audio në vendkalimet, i cili zakonisht ofron udhëzime për kalimtarët, është çaktivizuar për siguri. Ekipet inxhinierike po punojnë për të zbuluar se si këto mesazhe të rreme janë intemenuar dhe përhapur në rrjetin e vendkalimeve. Ngjarja u zbulua gjatë fundjavës, kur kalimtarët në Palo Alto, Redwood City dhe Menlo Park –…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë një ekip mobil ka parandaluar tentimin për kontrabanndë të 6,4 kilogramëve argjend në vlerë prej 472 mijë denarë. Ndaj autorit do të ngrihet kallëzim penal për kryerjen e veprës penale të kontrabandës nga Kodi penal. “Rasti është zbuluar nga ekipi mobil doganor që me hyrjen në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të një kamioni me mallra nga Turqia të destinuara për një kompani maqedonase, në hapësirat e fabrikës gjetën të padeklaruara 1944 bizhuteri argjendi me peshë 5,4 kilogramë dhe dy shufra argjendi me peshë prej një kilogrami. Gjithashtu, në kutinë e veglave nën shtratin…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e dytë të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, së bashku me dy ish-drejtorë të tjerë. Hetimet kanë zbuluar se Goro, në cilësinë e kryebashkiakut, ka abuzuar me detyrën duke dhënë toka në dëm të disa shtetasve që banonin në Bashkinë Himarë. Sipas SPAK, Jorgo Goro ka vepruar në bashkëpunim me ish-drejtorët Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, të cilët janë të akuzuar për këtë veprim. Të tre ata akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe abuzim me pronat shtetërore. Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe tani dosja është dorëzuar për…

Lexo më Shumë

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Fan Club’ për të diskutuar rreth formatit të famshëm . Ajo ka folur për finalistët e këtij edicioni, të cilët janë: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako. E pyetur për Gjestin, ajo tha se do ta përshkruante me një fjalë si ‘të paharrueshëm’. “I paharrueshëm, mendoj se do të kalojnë vitet, do të zhvillohen Big Brother-at e tjerë dhe dinamikat që ai ka sjell në lojën e Big Brotherit të këtij sezoni, mendoj se do ta bëjnë të paharrueshëm”, u shpreh ajo. Lekatari…

Lexo më Shumë