Author: almakos

Sistemi “Safe City” është çështje e sigurisë publike, e mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe e vendosjes së rendit në komunikacion. Kur flasim për “Safe City”, nuk flasim për kamera apo gjoba, por për jetë njerëzish. Flasim për rrugë më të sigurta, për familje që nuk duhet të humbasin më baballarë, fëmijë apo motra për shkak të papërgjegjshmërisë së dikujt tjetër, kështu deklarojnë nga koalicioni VLEN. Ata shprehën se qëndrimi i BDI-së, dëshmon edhe një herë se kjo strukturë nuk ka asnjë lidhje me interesin e përgjithshëm publik. “Për ta, çdo vendim është pazar, çdo proces është llogari e brendshme,…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë persona për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve, në kuadër të një skeme që synonte drejtimin e shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pagesës 35,000 euro. Gjashtë persona janë dërguar për gjykim pas një hetimi të përfunduar. Të pandehurit janë: Hazir Maci, Lejla Maci, Çerkez Nikoci, Ardjan Pirani, Alfred Maci dhe Endrit Nezaj. “Hetimet kanë treguar se H.M. (Hazir Maci), i hetuar më parë për aktivitete të ngjashme, ka organizuar kalimin e disa shtetasve shqiptarë përmes Karaibeve dhe Porto Rikos, duke përdorur…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë persona për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve, në kuadër të një skeme që synonte drejtimin e shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pagesës 35,000 euro. Gjashtë persona janë dërguar për gjykim pas një hetimi të përfunduar. “Të pandehurit janë: H.M., L.M., A.P., C.N., A.M. dhe E.N. Hetimet kanë treguar se H.M., i hetuar më parë për aktivitete të ngjashme, ka organizuar kalimin e disa shtetasve shqiptarë përmes Karaibeve dhe Porto Rikos, duke përdorur dokumente të falsifikuara për të arritur në SHBA…

Lexo më Shumë

Për shkak të një proteste që pritet të zhvillohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga një shoqatë e transportit të mallrave, do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Mësohet se “duke filluar nga ora 00:01 e datës 26.01.2026, do të bllokohet hyrja e mjeteve transportuese të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga ora 12:00 e së njëjtës datë do të bllokohet edhe dalja nga territori i saj”. Autoritetet thanë se nga ky bllokim do të përjashtohen mjetet…

Lexo më Shumë

Protesta e opozitës nuk ka kaluar pa hetime nga Policia dhe Prokuroria, që njoftuan sot se janë 37 persona të identifikuar, nga të cilët 18 të arrestuar, 17 nën procedim dhe dy në kërkim. Mes të proceduarve edhe sekretari organizativ i PD, Ervin Minarolli dhe tre deputetët e selisë blu, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu. Por kush janë të arrestuarit nga protestuesit opozitarë: Ardian Lici Anduel Lleshi Alan Lika Anastas Mema Tomas Koja Ergi Shkurta Sali Saraci Ervis Mirashi Adrian Toli Rei Hasko Bledi Spaho Eldison Huli Alket Toska Leonid Xhebexhiu Besnik Bali Elton Hoti Roni Bizhoti Hamza…

Lexo më Shumë

Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve. Të dhënat e posaçme nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se përmbytjet e fundit në nivel kombëtar kanë dëmtuar rreth 3,598 hektarë drithëra, foragjere rreth 3,148 hektarë, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 hektarë perime dhe luleshtrydhe 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë. Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar…

Lexo më Shumë

Opozita ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë ndaj protestuesve të saj, përveç shoqërimeve me forcë të paligjshme në Komisariate, mes tyre edhe një fëmijë. Një denoncim për dhunë policore vjen edhe nga Rexhino Pepaj. Ai është 34-vjeç, nga Berati, dhe thotë se u dhunua mbrëmjen e djeshme nga policia, në protestën e opozitës. Anëtar i degës së PD-së Berat, Rexhino u nis pasditen e djeshme drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë. Por, pas mbarimit të protestës, ai u mor zvarrë nga policia, e cila e ka futur në furgon dhe e ka dhunuar,…

Lexo më Shumë

22:09 | 24 Janar 2026Q LEkspertët shpjegojnë pse gjethet e rëna rreth bimës janë armiku më i madh i lulëzimit Janari është zakonisht një muaj i qetë në kopsht, por pikërisht tani trëndafilat kanë nevojë për pak vëmendje. Moti i lagësht dhe me shi krijon kushte ideale për zhvillimin e sëmundjeve kërpudhore, të cilat mund ta dobësojnë seriozisht bimën dhe ta pengojnë lulëzimin në pranverë. Lajmi i mirë është se ekzistojnë disa punë shumë të thjeshta me të cilat mund ta parandaloni këtë skenar. Janë hapa të vegjël, por që bëjnë diferencë të madhe kur të vijë koha e lulëzimit.…

Lexo më Shumë

Pamje të publikuara nga brenda komisariatit 1 të policisë Tiranë tregojnë momente nga përplasja fizike dhe verbale mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, pas shoqërimit të disa protestuesve të ndaluar gjatë protestës së opozitës. [embedded content] Në video shihen deputetë demokratë që debatojnë ashpër me efektivët e policisë, ndërsa në disa momente situata përshkallëzohet. Deputetët akuzojnë policinë për dhunë ndaj qytetarëve dhe shoqërime të paligjshme, ndërsa kërkojnë lirimin e menjëhershëm të protestuesve të ndaluar.

Lexo më Shumë

Bardh Spahia ka denoncuar se një fëmijë 10 vjeç është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariatin numër 1. Në një komunikim për mediat nga jashtë ambienteve të komisariatit, Spahia u shpreh deri tani ka raportime se janë shoqëruar 23 persona. Spahia deklaroi se fëmijës i është bërë presion i jashtëzakonshëm dhe se ai ndodhet në shok. “Ky është një fëmijë 10 vjeç që gjendet i arrestuar në komisariatin nr 1 të Tiranës. Është arrestuar pa praninë e psikologut. Është dhunuar dhe i është bërë presion i jashtëzakonshëm, është në shok të vërtete psikologjik. Përveç atyre dhjetëra qytetarëve që janë…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia në lidhje me protestën e opozitës së sotme (24 janar), ku pati edhe tensione mes protestuesve dhe efektivë të policisë. Me anë të një postimi në Facebook, Ilir Meta thekson se protestuesit treguan se populli është shumicë përballë një “pakice narko-mafioze” dhe bëri thirrje për përgjegjësi ndaj forcave të rendit. “Mirënjohje nga zemra mijëra qytetarëve të lirë, të ndershëm dhe patriotë, që tronditën sot nga themelet Narkoshtetin e Ramaduros duke rikthyer shpresën për Lirinë e shpejtë të Shqipërisë! Shqiptarët dhanë sot një mesazh të qartë force, demokracie dhe vendosmërie…

Lexo më Shumë

Protesta e opozitës së bashkuar para kryeministrisë, e cila nisi në orën 17:30 zgjati rreth 3 orë. Fillimisht tubimi nisi i qetë dhe me fjalimet e disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe të kreut të PD, Sali Berisha.[embedded content] Në përfundim të fjalimit të kryedemokratit, një grup protestuesish hodhën bomba molotov drejt godinës qeveritare, ndërsa policia ndërhyri duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe rivendosur rendin në perimetër. Pas tensioneve para kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën drejt Parlamentit, ku edhe aty për më shumë se një orë pati tensione dhe përplasje mes policisë dhe militantëve demokratë. Si…

Lexo më Shumë