Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova, Lela Seferi aktualisht ndodhet për pushime. Lela ka pozuar me bikini, duke nxjerr në pah asetet e saj trupore, shkruan IndeksOnline. Padyshim që linjat e saj janë në top formë, një arsye më shumë që ajo t’i ekspozojë pa u menduar dy herë.
Author: almakos
Deklaratat e bëra së fundmi nga ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ku flitet për armë të prodhuara në Afrikë, të cilat më pas paketohen në vendin tonë dhe më pas transportohen në Ukrainë, kanë shkaktuar reagime të forta. E pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka marrë në mbrojtje kompaninë “KAYO”, ortak i të cilave është Roni Yefet. Sipas saj, “KAYO” është një nga krenaritë e qeverisë. “Ë është një nga krenaritë përsa i përket projekteve të implementuara nga kjo qeveri dhe që normalisht sikurse e citova dhe e thashë…
Njësiti për Krim të Dhunshëm – Departamenti për Delikte të Gjakut dhe Seksuale pranë SPB Shkupit ka ngritur kallëzim penal ndaj R.K. dhe I.S., të dyshuar për kryerjen e veprës penale „vrasje“. Kallëzimi penal, i dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, lidhet me ngjarjen e ndodhur më 6 shtator 2026, rreth orës 23:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve „Prohor Pçinski“ dhe „Vojdan Çernodrinski“ në Shkup. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy persona është shtënë me armë zjarri në drejtim të një grupi personash. Gjatë të shtënave, me plumb është goditur A.M.,…
Një palestinez u vra dhe 13 të tjerë, përfshirë fëmijë, janë plagosur në sulmet e fundit izraelite në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, thanë burime mjekësore për Anadolu. Sulmet ishin ndër shkeljet e përditshme nga Izraeli të marrëveshjes së armëpushimit, e cila është në fuqi në enklavë që nga 10 tetori i vitit 2025. Trupi i viktimës dhe 12 prej të plagosurve u dërguan në Spitalin Nasser pasi një dron goditi një grup civilësh në kampin e të zhvendosurve Al-Sumoud, në zonën Al-Mawasi. Më herët, një person u plagos rëndë kur një tank izraelit hapi zjarr në…
Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është duke prodhuar armë, të cilat po përdoren në konflikte. “Dhe së fundmi kemi dhe shoqërinë AAT, Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë dhe këto armë siç e thashë edhe një herë, janë sot në përdorim në konflikte diku. Jo patenta fiktive, deklaroi Ermal Nufi. Kjo deklaratë e ministrit të Mbrojtjes është një mashtrim i madh publik. Kapitali ka siguruar dokumenta zyrtarë nga Tatimet. Shoqëria Advanced Arms Technology ka vetëm dy të punësuar. Këta janë administratorja, Arjeta Puca dhe magazinieri…
Është lëshuar në prëdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji. Gjithsej janë rinovuar 891 metra katrorë, ndërsa pas kësaj faze, pason edhe rinovimi i çatisë dhe fasadës. “Nga zorrë çore e Qendrës klinike, ky objekt u bë ndërtesë funksionale. Tërësisht është ripërtërirë pjesa e brendshme e Klinikës, ndërsa në fazën e ardhshme do të rikonstruohen edhe çatia dhe fasada. Nga një objekt i lënë pas dore, fituam ambient funksional, më të këndëshëm për punë të personelit mjekësor, por që është më e rëndësishmja, edhe për pacientët. Punuam shumë që krahas kushteve hapësinore, ta përmirësojmë edhe kapacitetin e mjekëve dhe…
Sulmet ruse gjatë natës plagosën të paktën 8 persona në kryeqytetin ukrainas Kiev ndërsa sulmet ukrainase në Rusi goditën një qendër logjistike në rajonin Saratov, në pronësi të një kompanie të shitjeve elektronike, transmeton Anadolu. Guvernatori i Saratovit, Roman Busargin tha në një deklaratë në Telegram se sulmet ajrore ukrainase gjatë natës shkaktuan dëme në infrastrukturën civile në kryeqendrën e rajonit, duke theksuar se të gjitha shërbimet e emergjencës po punonin në vendngjarje. “Raportet paraprake tregojnë se nuk ka viktima”, tha Busargin pa dhënë detaje të mëtejshme për infrastrukturën e goditur në sulm. “Ozon”, një kompani ruse e shitjeve online,…
Ervin Demo është pasuesi i Besfort Lamallarit në krye të Ministrisë së Brendshme, pas largimit të këtij të fundit nga kryeministri Edi Rama. Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo ushtron prej shtatorit 2025 detyrën e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Të dyja këto dikastere sipas kryeministrit Rama do të bashkohen në një ministri te vetme. Ne karrierën e tij politike, Ervin Demo ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë së Beratit (2019–2025). Sipas CV te publikuar ne faqen e Kryeministrisë evindentohet se gjatë 2017–2018, Ervin Demo ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në periudhën…
Besfort Lamallari ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit të Brendshëm. Pas dorëheqjes së Lamallarit, në krye të Ministrisë së Brendshme është emëruar Ervin Demo. Demo mbante detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor. Pas kësaj lëvizje, Lamallari i bashkohet ekipit të kryeministrit Edi Rama, në Kryeministri. Dorëheqja e Lamallarit vjen pak ditë pas largimit të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, post në të cilin u emërua Klodiana Spahiu. The post Jep dorëheqjen Besfort Lamallari, ministër i Brendshëm emërohet Ervin Demo appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Arjeta Puca, sipërmarrësja shqiptare e Tima Albania, e cila është përfshirë në bashkëpunim me biznesmenin amerikano-izraelit Ron Yefet, ka treguar për njohjen me këtë të fundit dhe marrëveshjen e biznesit, përderisa ajo vendosi që t’i shesë një pjesë të aksioneve. Në një intervistë për “Opinion”, Arjeta Puca tregoi se është njohur me Ron Yefet në një takim biznesmenësh dhe marrëveshja e aksioneve me të është bërë në varësi të investimeve që ai do të sjellë në TIMAK. “Ne kemi qenë në një takim biznesmenësh. Aty jemi njohur dhe kemi biseduar si mund të bashkëpunojmë bashkë. Ron Yefet do të investonte…
Pa energji elektrike sot në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 13:00, do të jenë konsumatorët e fshatit Haraçinë që ndodhet në rrugën për në fshatin Mojancë, si dhe konsumatorët e fshatrave Mojancë dhe Orllancë, njofton QRMK – Shkup. Pa energji elektrike do të jetë edhe objekti në stacionin e pompimit të Haraçinës, si dhe disa nga konsumatorët e rrugës 12 në Sonjë të Epërme. The post Pa energji elektrike disa pjesë të Haraçinës, Mojancës, Orllancës dhe Sonjës së Epërme appeared first on TV-SHENJA.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive për emisionin “Top Story” nga Haga ka folur për shumë çështje, duke filluar nga krijimi i Gjykatës Speciale, akuzat e Dick Martyt, pastaj pjesëmarrjen e tij në luftë, e shumë çështje tjera. Vetëm disa ditë para 16 shtatorit, kur Gjykata Speciale do të jep vendimin e saj, […] The post Thaçi: Ushtria dhe policia serbe nuk ishin kundërshtarë të perceptuar, ata përfaqësonin aparatin e aparteidit dhe të spastrimit etnik kundër shqiptarëve appeared first on InfoKosova.

