Ministria e Shëndetësisë thotë se ligji për mbrojtje nga duhani është i mirë. Në njoftimin e fundit shkruajnë se projektligji i ri parashikon masa për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe mbështetje për ndërprerjen e varësisë nga duhani. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, shpjegon se sistemi synon të ndihmojë duhanpirësit të heqin dorë nga duhani pa u stigmatizuar. Ligji parashikon obligime për zbatimin e programeve parandaluese, këshillime dhe edukime, si dhe mbështetje të gjithanshme gjatë procesit të largimit nga varësia.Aliu thekson se varësia nga nikotina është një problem shëndetësor publik dhe se parandalimi është më efektiv dhe më pak i kushtueshëm…
Author: almakos
Nesër rreth mesditës, 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në vend. Do të ndalet transporti i mallrave drejt Bashkimit Evropian dhe tranziti nëpër rajon. Do të lejohen vetëm kamionët që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, eksplozivë dhe municion. Shkak për protestën është sistemi i ri i hyrje-daljes në vendet e zonës Shengen, i cili kufizon qëndrimin e shoferëve të kamionëve nga Ballkani Perëndimor. Plani është që bllokadat të zgjasin shtatë ditë, por protestuesit janë të gatshëm t’i ndërpresin ato nëse BE-ja nis negociata për zgjidhjen e problemit. “Nëse qoftë ditën e parë apo të dytën…
Era e fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Si pasojë e reshjeve dhe erës, disa pisha janë rrëzuar në rrugën për në Zvërnec, duke bllokuar trafikun për automjetet. Shërbimet e Zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zhvendosur pemët dhe për të rifilluar normalisht qarkullimin e automjeteve. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët në zonat e prekura.
Një Zjarr i madh ka shpërthyer në zonën e Orikumit, pranë bazës së Pashalimanit, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke djegur shkurre dhe pemë në një sipërfaqe të gjerë. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Transmetuesi publik i Austrisë, “Zeit im Bild”, ka raportuar për përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestave të zhvilluara në Shqipëri kundër politikave të kryeministrit Edi Rama. Sipas raportimit, përpara selisë së qeverisë, protestës së thirrur nga kreu i opozitës dhe Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu bashkuan qindra mijëra qytetarë, të cilët brohorisnin thirrjen “bashkë për të rrëzuar këtë qeveri”. Gjatë demonstratës, policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa një pjesë e tyre tentuan të thyenin kordonin policor përpara Parlamentit, duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve dhe, në disa raste, edhe duke kthyer mbrapsht bombolat e gazit…
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke pësuar lëndime të rënda trupore. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale.
Në kuadër të projektit “Qytet i Sigurt”, Ministria e Punëve të Brendshme është duke bërë testimin, kalibrimin dhe verifikimin e kamerave të vendosura për mbikëqyrje të komunikacionit në Kumanovë dhe Tetovë. Më herët kjo është realizuar edhe në Shkup. Aktivitetet kanë filluar nga ora 08:00 dhe do të zgjasin deri në 20:00, ku në secilin lokacion procedura do të kryhet për rreth 15 deri 30 minuta, dhe komunikacioni do të pezullohet përkohësisht gjatë zbatimit. Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ishte në terren në një lokacion ku po zhvillohet kontrolli dhe verifikimi final i sistemit inteligjent për detektimin…
Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari vlerëson se koalicioni VMRO–VLEN–LEVICA po zbaton projektin e “Qytetin e Sigurt” në mënyrë selektive, po shkel Ligjin e Gjuhëve dhe po dëmton ekonominë e qytetarëve me dënime disproporcionale. Nga parti opozitare theksojnë se zbatimi i këtij ligji ngre shqetësime serioze juridike, sociale dhe kushtetuese, duke dëmtuar drejtpërdrejt jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. ALEANCA PËR SHQIPTARËT “Komunikimi zyrtar me qytetarët, përfshirë njoftimet dhe sanksionet që burojnë nga projekti “Qytet i Sigurt”, po realizohet pa respektuar të drejtat gjuhësore të qytetarëve shqiptarë. Kjo përbën shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe të parimeve kushtetuese të…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend gjatë vizite në Beograd ishte “më qesharaku në botë”. Vuçiç theksoi për TV Prva se i vjen “shumë keq që njerëzit tanë u kushtuan kaq shumë vëmendje atyre që erdhën”. “Ata nuk dëgjojnë çfarë u thotë opozita. [Opozita] ua tregon atyre të gjitha gjërat më të këqija për Serbinë”, tha Vuçiç. Ai gjithashtu e quajti të “pacipë” kërkesën e opozitës drejtuar delegacionit të Parlamentit Evropian për vendosur sanksione ndaj anëtarëve të partisë në pushtet në Serbi.…
Petrit Ndou humbi jetën e tij duke shpëtuar 3 persona të moshuar që ndodheshin në rrezik. Kështu shprehen familjarët e të ndjerit që u godit për vdekje me çekiç pas një konflikti në rrugë në zonën e Krujës ditë më parë, nga i arrestuari Andi Vokrri. Krimi ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të 20 janarit, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, kurse në pranga u vu Andi Vokrri. Bashkëshortja e ve e viktimës, Gjystina Ndou rrëfen se ka qenë bashkë me Petritin në makinë atë ditë duke u kthyer nga një festë familjare në Bushnet. Gjatë natës, rreth orës…
Vdes në spital një 21-vjeçar i paraburgosur prej dy vitesh për grabitje dhe drogë. Viktima është Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër. Burgjet shpjeguan se ai ishte arrestuar më 7 tetor 2024 dhe ishte izoluar më pas në Burgun e Shkodrës me masë “arrest me burg”. Mëngjesin e sotëm ai s’ka dalë nga qelia dhe kjo vuri në lëvizje efektivët, që e gjetën pa ndjenja dhe me shenja të ulëta të parametrave shëndetësorë. “Sipas informacionit paraprak, gjatë paradites së sotme, shtetasi është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, ç’ka…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi sot se me sistemin Safe City rritet siguria dhe zvogëlohet numri i aksidenteve rrugore. Toshkovski informoi se ndodhet në terren, në lokacion ku po kryhet verifikimi përfundimtar i kamerave për zbulimin automatik të kundërvajtjeve të trafikut si pjesë e projektit “Qyteti i sigurt”. Ai theksoi se në këtë fazë po bëhet kontrolli i saktësisë së matjes së shpejtësisë, me ç’rast lëshimet e konstatuara janë minimale dhe dukshëm nën tolerancën e lejuar ligjore, që garanton siguri dhe besueshmëri të sistemit. Kujtojmë se sot nga MPB informuan se faza testuese e kamerave nga “Safe…

