Shkodër/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e rastit të pasdites së djeshme, në lagjen “Guerrile”, ku u kanosën me armë zjarri, punonjës të Policisë, gjatë ndjekjes së një automjeti. Arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri (i mitur) në automjetin me të cilin lëvizte 40-vjeçari që qëlloi me armë zjarri, në ajër, për të kanosur punonjësit e Policisë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 40-vjeçari, shtetas me precedent të theksuar për disa veprimtari kriminale. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me municion, e përdorur në këtë rast. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, të kryera per sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e…
Author: almakos
Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni i koduar “Rotondo”. Goditet një tjetër grup kriminal i përfshirë në trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen, kryesisht në zonën e quajtur “Fresku”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që transportonin me automjet, armët e zjarrit.Identifikohet dhe shpallet në kërkim një bashkëpunëtor i tyre. Si rezultat i një hetimi të kryer për 2 muaj, me metoda proaktive, në koordinim…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.6 lekë dhe do shitet me 96.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.5 lekë dhe do shitet me 106.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.1 lekë dhe do shitet me 111.1 lekë.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore nga orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor, me të cilin do të kryesojë ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov. Në mbledhje, siç informojnë nga Ministria, është diskutuar për Rregulloren e punës dhe mënyrën e punës të grupit të punës. Mbledhja e ardhshme e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor është caktuar për më 23 mars, ndërsa anëtarëve të grupit të punës do t’u dorëzohet teksti i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor i cili do të jetë dokument pune ndërsa e ka përgatitur Ministria e Drejtësisë në qershor të vitit…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi pagën minimale, duke theksuar se me 24.600 denarë nuk mund të sigurohet jetesa e një familjeje dyanëtarëshe, e lëre më e një familjeje katër anëtarëshe. “Qeveria dëshiron të ketë një shtet me ekonomi stabile dhe sociale, dhe ulja e pagave të funksionarëve u argumentua si një mënyrë për të theksuar dallimin me pagën minimale. Në rregull, e kuptoj këtë arsyetim dhe jam dakord me të. Por nëse synojmë të krijojmë një shtet social, duhet të fillojmë nga një pagë minimale që lejon jetesën. Me 24.600…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, theksoi se subjekti i tij nuk ka në plan të shkrihet në asnjë parti tjetër. “As nuk ka ndodhur, as nuk do të ndodhë çështja e shkrirjes. Lëvizja Populli është subjekti më i fundit i regjistruar dhe ndoshta edhe më i vogli në skenën politike, por ka trashëgimtarë, pasues, kuvendarë dhe aktivistë që me dinjitet do të vazhdojnë këtë rrugëtim politik,” deklaroi Rexhepi. Ai shtoi se Lëvizja Populli mund të vazhdojë të funksionojë si pjesë e koalicionit ose si subjekt i pavarur, por çështja e shkrirjes…
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi me iniciale N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Për pasojë, automjeti është përplasur me një shtyllë dhe më pas me një mur rrethues. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Njoftimi i policisë: Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi N.…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka ironizuar zhvillimet rreth koalicionit VLEN, duke thënë se nuk i intereson nëse ky subjekt do të funksionojë si parti apo do të shkrihet. Rexhepi u ndal edhe te vizita e përfaqësuesve shqiptarë në Prekaz, duke theksuar se secili shkon atje me qëllimet e veta. “Mua personalisht nuk më bëhet vonë për mënyrën e funksionimit të VLEN-it. Vizita e shqiptarëve në Prekaz bëhet për arsye të ndryshme: dikush shkon për të lavdëruar punën e madhe të familjes Jashari, dikush për të promovuar veten, e dikush për…
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në një spital privat. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një shtetas turk, H.U., 39 vjeç, i cili ka marrë një plagë në shpatull pas të shtënave me armë zjarri, dyshohet pistoletë. Burime bëjnë me dije se edhe autori i dyshuar është po ashtu shtetas turk. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes tyre. I plagosuri ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë:…
Kryetari i Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Venko Filipče, paralajmëroi se në periudhën e ardhshme pritet rritje e çmimeve, duke akuzuar qeverinë se nuk po ndërmerr masa për të mbrojtur standardin e qytetarëve. Sipas tij, pas rritjes së çmimeve të karburanteve mund të pasojë shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe i produkteve bazë ushqimore. Filipçe tha se partia e tij ka propozuar disa masa për të lehtësuar situatën. Ai propozoi uljen e TVSH-së nga 18 në 5 për qind për derivatet e naftës, si dhe uljen e akcizës për 4 denarë për litër karburant. Gjithashtu, ai propozoi që për produktet bazë ushqimore…
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se nuk është “askund afër” marrjes së një vendimi për dërgimin e trupave në Iran, duke lënë të hapura mundësitë për një qasje të ndryshme ndaj krizës në këtë vend. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë në nivele të larta. I pyetur nga New York Post nëse do të shqyrtonte dërgimin e ushtarëve për të mbrojtur rezervat e uraniumit të Iranit, Trump u shpreh se “nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë. Nuk jemi aspak afër”. Kjo përgjigje tregon një qasje të kujdesshme…

