Është arrestuar pas disa orësh në arrati Mikel Ndoji, 56-vjeçari i cili ditën e sotme plagosi me thikë vajzën e tij, Xhensila Ndoji, 24-vjeç. [embedded content] Sipas gazetares Klodiana Haxhiaj, prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali dhe së fundmi kishte tentuar të ribashkohej me familjen. Dyshohet se vajza, Xhensila Ndoji nuk ka pranuar të bashkohej me të atin dhe as ta lejonte atë të hynte në banesë. Burime bëjnë me dije se konflikti mes palëve ka ndodhur në rrugë, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e dhunës, duke përfunduar me…
Author: almakos
Me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbatimin e rreptë të ligjeve, Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët për kundërvajtjet që sanksionohen përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, si dhe për gjobat e parapara. Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanim (shpejtësia e lejuar deri në 50 km/h, përjashtimisht deri në 70 km/h me shenjë) deri në 10 km/h mbi të lejuarën – 15 € • nga 10 deri në 30 km/h – 50 € • nga 30 deri në 50 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj Tejkalimi i shpejtësisë jashtë vendbanimit (130 km/h autostradë •…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash-Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale. Mësohet se në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit. Si pasojë e aksidentit, mësuesja dhe drejtuesi i automjetit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa infermierja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore të specializuar. Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë…
Që nga ora 12:00 është bllokuar trafiku për daljen nga vendi për automjetet e rënda transportuese në pikat kufitare “Star Dojran”, “Bogorodicë” dhe “Mexhitli”, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Bllokadë ka edhe në piakt kufitare “Qafë Thanë” dhe “Bllatë”. Që nga ora 12:00 para pikëkalimit kufitar “Bllacë e Poshtme” ka nisur një protestë e transportuesve me automjete të rënda, për të cilën arsye trafiku i mallrave drejt Bllacës po ridrejtohet përmes BP Diesel, ndërsa trafiku tjetër zhvillohet normalisht. “Që nga ora 12:00 janë bllokuar gjithashtu trafiku edhe në pikëkalimet kufitare “Deve Bair”, “Dellçevë” dhe “Novo Sellë“. Aktualisht, e bllokuar…
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar me entuziazëm se pagesat prej 100 euro për studentët përfitues janë realizuar plotësisht. Kjo masë ka për qëllim mbështetje financiare për studentët që përmbushin kriteret e përcaktuara, duke ndihmuar në lehtësimin e barrës financiare që ata përballen gjatë studimeve të tyre. Pagesat janë ekzekutuar në disa grupe, duke siguruar që të gjithë studentët e kualifikuar të përfitojnë këtë ndihmë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që ndihen të ngarkuar financiarisht, veçanërisht në këto kohë të pasigurisë ekonomike. Ministria gjithashtu ka bërë të ditur se janë realizuar pagesat e para të…
Kadastra e Vlorës do zhvendoset drejt Tiranës dhe bashkë me të edhe një tjetër institucion. Miratohet vendimi për lëvizjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt kryeqytetit. Prej Vlorës largohet një tjetër institucion, ai i menaxhimit të pronave, i cili do të jetë po në Tiranë. Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme i Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër. Kadastra e Vlorës (ish-Hipoteka), shpesh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të problematikave…
KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit. Me këtë vendim çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,00 denarë/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 20.1.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 67,50 den/kg. çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95…
Dallëndyshe Bici është larguar nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, bëjnë të ditur burime për Panorama Online. Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024. Nuk dihen ende arsyet e kësaj lëvizje në drejtimin e IKMT-së. Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi, edhe ky një person pranë qeverisë, pasi ka mbajtur disa funksione. Fillimisht ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Kupi po ashtu është një njëri i afërt edhe…
Një 12-vjeçare në Gjirokastër ka kallëzuar në polici se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj. I dyshuari është Kelmend Kursa, që po hetohet. Denoncimi është bërë ditën e djeshme (25 janar), kur vajza është paraqitur në Komisariatin e Policisë e shoqëruar nga e ëma. Sipas burimeve zyrtare, nëna dhe vajza ishin paraqitur edhe një ditë më parë në komisariat, por ishin tërhequr pa depozituar kallëzim. Pas denoncimit të bërë, policia ka nisur procedurat hetimore për rastin. I dyshuari ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër çështje penale, konkretisht për përfshirje në vrasjen e babait të…
Kryetri i ASH-së Ziadin Sela, së bashku me Ilire Dautin dhe Elmi Azirin, sot ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për kundërvajtje, me të cilat finalizohet projekti “Safe City”.Sela deklaroi se ligji ka shumë dilema dhe nuk duhej të miratohej me procedurë të shpejtë. Sipas tij, për këto ndryshime ligjore dhe për këtë projekt duhej të kishte debat më të gjerë dhe të merrej edhe mendimi i ekspertëve.“Sot dorëzuam iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje nëpërmjet të cilëve po zbatohet projekti Safe City. Ky projekt ka…
Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka publikuar pamjet e operacionit të SPAK dhe BKH në një call centre në Tiranë. Në video shihet momenti kur oficerët afrohen afër recepsionit duke thënë: “SPAK-u kontroll, asnjë lëvizje vajza. Mos i prekni telefonat”. Organizata dyshohet se fitonte midis 20 dhe 30 milionë euro në muaj përmes qendrave të koordinuara të thirrjeve në Evropë dhe me seli në Shqipëri. “Policia, mos lëviz. Duart mbi tavolinë”, dëgjohen teksa bëhen arrestimet e punonjësve të këtij call-centre, ndërsa ata janë shoqëruar në polici me pranga në duar. Ketu shikoni edhe VIDEON Kontrollet u zhvilluan në dy prej kullave…
Problemi me zbatimin e rregullës 90/180 ditë për shoferët profesionistë në transportin ngarkues rrugor (evidentimi i hyrjes dhe daljes në vendkalimetkufitare në pajtim me sistemin EES) duhet të kërkohet vetëm përmes institucioneve, dhe jo me bllokada të vendkalimeve kufitare, në mënyrë që të mos ndodhë kolapsi i tërë ekonomisë në shtet dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi, është qëndrimi i Odës ekonokmike të Maqedonisë ës Veriut. Sipas Odës, bllokadat nuk mund të jenë zgjidhje, sepse nëse çrregullohet qarkullimi i mallrave në vendkalimet kufitare me BE-në vetëm një ditë, dhe jo madje shtatë ditës, siç janë paralajmërimet për momentin,…

