Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes kumtesës së publikuar, ka theksuar se ngjarja më e madhe dhe më e organizuar në historinë e Maqedonisë së Veriut, mbetet të jetë Ministeriali i OSBE-së që ka ndodhur në vitin 2023, periudhë kjo, kur Ministër i Punëve të Jashtme i vendit tonë ka qenë Bujar Osmani. Kumtesa e plotë e Bashkimit Demokratik për Integrim: Ministeriali i OSBE-së 2023 ishte ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme ndërkombëtare e organizuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut një aktivitet që mblodhi ministra të jashtëm dhe delegacione nga e gjithë hapësira e OSBE-së, duke e vendosur…
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në zonën malore të Llogarasë, ku 22 kuaj të lirë janë qëlluar me armë gjahu, duke shkaktuar një masakër mbi këto kafshë të pambrojtura. Sipas denoncimeve të pronarëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve, katër kuaj kanë ngordhur menjëherë nga plagët e marra, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në pyll, disa prej tyre të plagosur dhe në gjendje të rëndë, duke pasur nevojë urgjente për ndërhyrje veterinare. Deri më tani, pronarët nuk kanë arritur të lokalizojnë të gjithë kuajt, të cilët u larguan në panik pas të shtënave. Pamjet e siguruara nga…
Jemi duke ecur drejt një epoke të re në botën e teknologjisë, ku rivaliteti ndërmjet kompanive të inteligjencës artificiale po merr një dimension dramatik. Miliarderi Elon Musk, një nga figurat më të njohura në industrinë teknologjike, ka lëshuar një deklaratë të fortë dhe të habitshme ndaj gjigantit Microsoft. Ai beson se OpenAI, organizata që ai ndihmoi ta themelojë, do ta dominonte plotësisht Microsoftin. Në një koment që iu drejtohet drejtpërdrejt CEO-së së Microsoft, Satya Nadella, Musk ka thënë: “OpenAI do ta përpijë për së gjalli Microsoftin.” Kjo parashikim ka ngritur shumë pikëpyetje rreth të ardhmes së këtyre dy kompanive në…
Pas shumë vitesh pritjeje dhe paqartësish, më në fund është krijuar një mundësi për mijëra qytetarë që kanë punuar gjatë periudhës komuniste, por që nuk kanë mundur të përfitojnë të drejtën për pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur zbatimin e ligjit të ri 7/2025, në të cilin vitet e punës të kryera përpara vitit 1991 do të njihen automatikisht si periudha sigurimi, pa qenë nevoja që qytetarët të përballen me gjykata, padi apo pengesa burokratike që kanë rënduar shpesh mbi ta. Ky ndryshim prek drejtpërdrejt mijëra qytetarë që kanë kontribuar në ekonominë shtetërore, në kooperativat bujqësore apo në ndërmarrjet…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpërndarë 40 projekte kërkimore për vitin 2025. Nga to, 39 shkojnë për universitetet maqedonase, vetëm 1 për Universitetin e Tetovës. Ky është diskriminim etnik dhe shkencor në formën më të pastër, thuhet në kumtesën e sotme të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit. “Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, universitetet në Shkup, Manastir e Shtip morën nga 5–6 projekte secili. Universitetet shqiptare u lanë jashtë. Ky është modeli i diskriminimit që po zbatojnë VMRO dhe VLEN ndaj shkencës shqiptare. Ku është Akademia Shqiptare që VLEN e proklamoi? Pse nuk figuron askund? UEJL…
Në mesnatën e sotme, vendi ynë do të ndodhet përpara një pikë kyçe: përfundimi i masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Ajo ndaloi deputetët e legjislaturës së nëntë të ndërmarrin çfarëdo veprimi drejt konstituimit të Kuvendit. Të gjitha këto veprime u vendosën pas dështimit të deputetëve për të respektuar afatin 30-ditor të përcaktuar nga aktgjykimi më 26 qershor. Kjo situatë e ndërlikuar ka lënë vendin në pritje dhe tension, ku skadimi i kësaj mase sjell me vete një aktgjykim të ri nga Kushtetuesja, i cili pritet të publikohet gjatë ditës së sotme. Analizimi i këtij aktgjykimi pritet të…
Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas të dhënave të INSTAT grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024. Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave. Të dhënat më të fundit mbi aksidentet…
23:02 | 7 Gusht 2025Q LNjë studim i kryer në Japoni ka treguar se qentë janë shumë më intuitivë sesa mendohej më parë. Hulumtimi zbuloi se ata janë në gjendje të dallojnë njerëzit që tregohen të pasjellshëm ose mizorë ndaj pronarit të tyre dhe shpesh reagojnë me rezervë ose mosbesim ndaj tyre. Studiuesit vunë re se qentë vëzhgojnë me kujdes ndërveprimet mes “prindit” të tyre njerëzor dhe të tjerëve, duke formuar një opinion emocional për secilin person bazuar në sjelljen e tij. Ky zbulim tregon se qentë jo vetëm që ndjejnë emocionet, por edhe “gjykojnë” situatat shoqërore, duke reaguar sipas…
Autoritetet e rendit në Maqedoninë e Veriut kanë ka ngritur kallëzim penal kundër një shtetasi të Gjermanisë për “nxitje të urrjejtjes” gjatë ndeshjes së futbollit që u zhvillua dy ditë më parë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve midis Shkëndijës dhe skuadrës azerbajxhanase Qarabag, transmeton Anadolu. Siç thuhet në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Brendshme, Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për veprën penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit mbi baza nacionale, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese”, sipas nenit 319 të…
Petrit Alkollari, 58 vjeç, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh në gjendje kome, si pasojë e një aksidenti të rëndë në kantierin ndërtimor në Paskuqan, më 27 korrik. Ai pësoi dëmtime të rënda në kokë, duke u futur menjëherë në reanimacion. Sipas familjarëve, Alkollari u intubua 7 orë pas mbërritjes në spital, ndërsa ndërrimi i jetës ndodhi mbrëmjen e djeshme. Ai u varros sot. Policia ka arrestuar inxhinierin e kantierit, Agim Spahiu, 56 vjeç, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, ndërsa hetimet pritet të thellohen për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete për këtë tragjedi.
A e keni menduar ndonjëherë se sa të sigurta janë kufjet që përdorni? Deklarata e fundit e ish-zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, ka nxitur një diskutim të rëndësishëm për sigurinë e kufjeve pa tela. Fakti që Harris, e cila është një figure e njohur në politikën amerikane, ka zgjedhur të flasë për këtë çështje, është një sinjal për të gjithë ne. A po rrezikoni privatësinë tuaj duke përdorur kufje moderne që ndonjëherë duken si një stil më i avancuar? Përpara kësaj deklarate, përdorimi i kufjeve me tela ishte bërë objekt i talljes në internet. Një numër i madh njerëzish i konsideronin…
Nga 499 kandidatë që u paraqitën në thirrjen publike për masën “Punë publike për mbrojtje dhe parandalim nga zjarret dhe gjelbërim të mjedisit”, 364 ndoqën trajnimin, ndërsa 352 prej tyre do të angazhohen për punë konkrete nëpër komuna. Trajnimi dyditor u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njësitë territoriale të zjarrfikësve, ndërsa nënshkrimi i kontratave do të bëhet nesër. Pjesë e rëndësishme e procesit ishte edhe ndihma e Kryqit të Kuq në trajnimet lokale. “352 persona gjatë ditës së nesërme do të lidhin kontratë për angazhim të punës me agjencinë për punësime, ku si partner paraqitet…

