Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900-1000 metër dhe juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar kryesisht në juglindje. Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore…
Author: almakos
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Xhiang Shjaojan, ambasadore e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shërbimi për informim i Kuvendit njoftoi se Gashi shprehu kënaqësi të madhe për takimin dhe theksoi se “pret që miqësia e sinqertë që ekziston midis të dy vendeve të forcohet dhe të avancohet më tej në të ardhmen”. “Ai theksoi se megjithëse të dy vendet janë gjeografikisht të largëta, marrëdhëniet midis tyre po zhvillohen në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht e afirmon qëndrimin e ekzistimit të ‘një Kinë’, si…
Me marsh nga ndërtesa e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) drejt Kuvendit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë, punëtorët sot protestuan duke kërkuar paga më të larta dhe rritjen e pagës minimale në 600 euro. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, para Kuvendit deklaroi se sindikatat do të kërkojnë uljen e pagave të funksionarëve të zgjedhur. “Do të mbledhim 10 mijë nënshkrime dhe do të bëhemi propozues të autorizuar i ligjeve, me ç’rast do të kërkojmë uljen e pagave të funksionarëve për 80 për qind dhe rritjen e pagës minimale. Nuk do të lejojmë të luani me mundin…
Eksperti ligjor Indrit Sefa, ka deklaruar se zv/kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK, rrezikon “helmimin” e provave dhe prishjen e hetimit duke qëndruar në detyrë. I ftuar në News 24, ai tha se ka plot mënyra që me rikthimin në detyrë ajo të intimidojë dëshmitarët dhe të marrë dokumente nga zyra e saj. “Ka mundësi të helmojë provat, fakti që ka intimiduar dëshmitarët e tregon këtë. Balluku mund të heqë dokumentat nga zyra, ka shumë mënyra si zv/kryeministrja mund të prishë hetimet”, u shpreh eksperti ligjor Indrit Sefa. Sa i takon vendimit të Kushtetueses, Sefa tha se…
Një vetëvrasje ka ndodhur ditën e sotme në Veternik të Prishtinës. Viktima e gjinisë mashkullore u gjet i vdekur në një veturë. Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana. “Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.”, tha ai. Periskopi ka mësuar se identiteti i viktimës është Hekurna Hoxha, nga Gjakova. Tashmë i ndjeri ishte kandidat i AAK’së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ndryshe…
Ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë” njoftoi më 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë, hyrjet dhe daljet nga ky shtet për automjetet e rënda janë të bllokuara në 20 pika kufitare. Sipas njoftimit, të bllokuara janë pikat kufitare me Kroacinë – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me Hungarinë – Horgosh, Kelebia, Baçki Breg; me Rumaninë – Gjerdap, Sërpska Cërnja, Vatin, Kalugjerovo; me Bullgarinë – Vërshka Quka, Gradina, Strezimirovci, Ribarci, Mokranje; si dhe me Maqedoninë e Veriut – Preshevë dhe Prohor Pçinski. Pikat kufitare me vendet e Bashkimit Evropian (BE) u bllokuan më 26…
Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Regjistrit Qendror të Pasurive të Paluajtshme, i njohur si Kadastra Fiskale, një bazë shtetërore të dhënash që do të përdoret për administrimin dhe llogaritjen e taksës mbi ndërtesën në të gjithë vendin. Regjistri do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe bashkitë. Në të do të përfshihen të dhëna për ndërtesat, njësitë e banimit apo biznesit, pronarët dhe përdoruesit, zonat e vlerës, si dhe detyrimet dhe pagesat tatimore. Sipas vendimit, bashkitë do të detyrohen ta përdorin Kadastrën Fiskale për administrimin e taksës mbi ndërtesën…
‘’Akuadukti i Shkupit, një monument me histori shumë shekullor, po përballet me dëmtimë serioze të shkaktuara nga vandalizmi dhe neglizhenca institucionale. Po ashtu është edhe një monument unik i Maqedonisë dhe një burim potencial ekonomik’’. Akuadukti i Shkupit është një objekt historik shumë i rrallë dhe i rëndësishëm, një nga tre akvaduktet e ruajtura në të gjithë Ballkanin. Ai është ndërtuar për të sjellë ujë të pijshëm nga burimet përreth drejt qytetit të vjetër të Shkupit. Gjithashtu dhe përfaqëson një monument kulture me rëndësi të veçantë, me nivelin më të lartë të mbrojtjes shtetërore. Megjithatë, për dekada me radhë është…
Dera e Bashkimit Evropian është e hapur. Ekziston mbështetje e plotë për Maqedoninë e Veriut që të hyjë në BE dhe besoj se në këtë moment është e nevojshme që vendi të unifikohet – Qeveria, opozita, Kuvendi, shoqëria civile, bizneset dhe të rinjtë të jenë pragmatikë në përshpejtimin e reformave, tha sot ambasadori i BE-së në vend, Mihail Rokas. Në promovimin e dy punimeve kërkimore, “Analizë e opinionit publik mbi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (2014 – 2025)” dhe “Pasiguri të reja globale, obligime të vjetra evropiane: Opinioni publik mbi anëtarësimin në BE në vitin 2025” në…
Gjykata e Gjirokastrës cakton “arrest me burg” për Kelmend Kursa, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me të mitur. “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin K.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal”, thuhet në vendim. Vendimi është marrë sot, më 28 janar 2026, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në orën 14:00, ku trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Orinda Lloshi, pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës duke vlerësuar si…
Gjyqtarët nesër do të votojnë në zgjedhje të drejtpërdrejta për një anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin një komuniteti që përbën më shumë se 20 për qind të popullsisë. Të gjithë 418 gjyqtarët e regjistruar në Regjistrin zgjedhor gjyqësor kanë të drejtë vote. Votimi fillon në orën 8 të mëngjesit dhe zgjat deri në orën 15:00 në qendrat e votimit në të gjitha gjykatat në vend, pas së cilës rezultatet do të shpallen në një seancë publike. Në listën e kandidatëve, gjyqtarët në zgjedhje të drejtpërdrejta do të votojnë për një nga gjashtë…
Këshilli gjyqësor veproi rreth kërkesës së Gjykatës themelore penale, dhe tëlejojmë tani hetimi të konstatojë atë që nevojitet, tha kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski i ypetur për qëndrim rreth marrjes së imunitetit gjykatësit Gjoko Ristov, i cili ngarkohet për përfitim tëpaligjshëm dhe fshehje të pronës dhe larje parash dhe të ardhurave të tjera nga vepra ndëshkuese pasi që në shtëpinë e prindërve të tij në negotinë policia gjeti 350.000 euro brenda një muripër tëcilat ekziston dyshimi se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Kambovski, në deklaratëpër mediumet para fillimit të mbledhjes së sotme të Këshillit gjyqësor, tha se nuk…

