Me marsh nga ndërtesa e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) drejt Kuvendit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë, punëtorët sot protestuan duke kërkuar paga më të larta dhe rritjen e pagës minimale në 600 euro.
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, para Kuvendit deklaroi se sindikatat do të kërkojnë uljen e pagave të funksionarëve të zgjedhur.
“Do të mbledhim 10 mijë nënshkrime dhe do të bëhemi propozues të autorizuar i ligjeve, me ç’rast do të kërkojmë uljen e pagave të funksionarëve për 80 për qind dhe rritjen e pagës minimale. Nuk do të lejojmë të luani me mundin dhe djersën e punëtorëve, nga taksat e të cilëve i merrni pagat. Nëse nuk i rrisni pagat e punëtorëve dhe nuk e rrisni pagën minimale, do të vijmë për pagat tuaja. Nga taksat e punëtorëve e keni siguruar luksin tuaj. Nuk e meritoni luksin që ju është dhënë nga punëtorët. Nuk do të lutemi, do të luftojmë”, tha Trendafilov.
Para Qeverisë foli edhe Tërpe Deanovski, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (UPOZ), i cili theksoi se protesta nuk është e organizuar për qëllime politike, por si pasojë e gjendjes së rëndë të punëtorëve.
“Ne sot këtu nuk na ka mbledhur politika, por halli, padrejtësia dhe varfëria. Na kanë mbledhur pagat që nuk mjaftojnë deri më 10 të muajit, çmimet e larta në markete dhe frigoriferët bosh. Nuk na ka mbledhur politika, por dëshira për të qëndruar në këtë shtet. Kemi ardhur t’ju themi se këto janë paratë tona”, deklaroi Deanovski.
Data 05.11.2026
Aktuale
- VLEN: Një vit punë në Bogovinë, vazhdojnë investimet dhe projektet zhvillimore në çdo vendbanim
- Flakët përfshijnë dy kate të një ndërtese në Brooklyn, gjashtë të vdekur dhe disa të lënduar
- Rama “shpërthen” në fyerje: Dorëheqjen time nuk e imponojnë dot ata nga rruga. Ndikohen nga Irani…
- Mickoski: BE-ja mbetet një angazhim strategjik, qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i njëjtë
- Rokas: Raporti i vitit 2026 më i mirë, por kërkohen rezultate të tjera!
- Bisedat e fshehta të Ergys Agasit me izraelitët: Rrjeti i ndikimit dhe Vlora Hyseni
- Një shtëpi viktoriane me një botë magjike të fshehur brenda
- BDI: Një nga raportet më negative të Komisionit Evropian – politikat e Qeverisë po e kthejnë vendin prapa



