Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme, i thirrur për çështje që nuk bëhen publike as nga institucioni dhe as nga vetë ish-zyrtari vendor. [embedded content] Në dalje të institucionit të akuzës ai nuk dha prononcim për mediat sot (10 mars), por deklaroi shkurtimisht se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.
Author: almakos
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) publikoi më 9 Mars, Raportin Vjetor për vitin 2025, ku paraqiten zhvillimet dhe rezultatet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë vitit 2025, volumi i hetimeve penale është rritur krahasuar me vitin 2024. SPAK hetoi gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 raste të reja dhe 577 të mbartura nga viti 2024. Vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro. SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, duke regjistruar 6 procedime të reja dhe 16…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në konferencë për media, ka deklaruar se në bazë të burimeve të sigurta brenda qeverisë, flasin që Qeveria nëpërmjet kushtëzimit financiar ndaj kompanisë Behtel Enca mundohet që të devijojë dhe të ndalojë punimet që kanë të bëjnë me Korridorin 8.“Dhe në këtë formë të përjashtojë siç ka bërë çdo herë në këto 20 vite, të përjashtojë projekte infrastrukturore gjithë Pollogun, të përjashtojë lidhjen e Tetovës e Gostivarit e Kërçovës e Strugës, ashtu si me rastin e ndërtimit të autostradës Kërçovë- Ohër ku u devijua segmenti i korridorit 8, në po të njejtën mënyrë…
Situata me furnizimin dhe çmimet e derivateve të naftës në vend ka nxjerrë në pah, sipas Bashkimit Demokratik për Integrim, dështimin e qeverisë për të menaxhuar një krizë që ishte paralajmëruar prej javësh. Kështu deklaroi Albanë Mustafa nga BDI-Dega e Çairit në një konferencë për media, duke theksuar se qytetarët po përballen me pasiguri dhe rritje të menjëhershme të çmimeve. Sipas saj, nga mesnata e mbrëmshme çmimi i derivateve është rritur për 15 denarë për litër, një rritje që, siç tha ajo, përbën goditje të re për ekonomitë familjare dhe për bizneset në një kohë kur standardi jetësor tashmë është…
Turku 36-vjeçar Halil Uçar, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së hënës në një lokal në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë, nga një bashkëkombës i tij, nuk është treguar bashkëpunues me policinë, raporton gazetarja Xhensila Kodra. I marrë në pyetje nga hetuesit, ai ka pretenduar se nuk e njeh autorin e ngjarjes, dhe se nuk ka asnjë konflikt me të. Policia ka zbardhur të plotë dinamikën e plagosjes, teksa autori dhe i plagosuri kanë qenë në tavolina të ndara, në kate të ndryshme. Autori, i paidentifikuar me emër, po ashtu turk, pasi ka konsumuar darkën në katin…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur sot se do të takohet me përfaqësues të zinxhirëve të supermarketeve, për të biseduar me ta, në mënyrë që ata mos ta shfrytëzojnë presionin dhe të rrisin menjëherë çmimet.“Unë gjatë ditës së nesërme, kam takim me zinxhirin e supermarketeve, hipermarketev. Dua të bisedoj me ato, që mos ta shfrytëzojnë tani këtë presion dhe menjëherë ti rrisin çmimet dhe presioni të bie tek shporta konsumatore e qytetarëve, që të mos duhet ne si Qeveri të ndërmarrim lloj tjetër të masave ofensive. Komisioni për Mbrojtjen e Konkurencës dhe Komisioni Shtetëror I Tregut do të ndjekin…
Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Lezhës, ku mbrojtja paraqiti konkluzionet përfundimtare për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në Shëngjin, në prill të vitit 2023.[embedded content] Për Ruben Saraiva prokuroria ka kërkuar burg përjetë, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se nuk ekziston asnjë provë që implikon klientin e tij në këtë ngjarje. Ai shtoi gjithashtu se Saraiva është diskriminuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga Drejtoria e Burgjeve, pretendim që sipas tij është pohuar edhe nga vetë i pandehuri gjatë seancës së sotme në gjykatë. Sipas avokatit Cakrani, klienti i tij…
Komuna e Koçanit ka shpallur programin për shënimin e përvjetorit të parë të tragjedisë që ndodhi në diskotekën “Puls”. Përmbajtjet e planifikuara kanë karakter shpirtëror dhe përkujtimor. Do të prezantohen edhe ngjarje kulturore. Programi fillon më 14 dhe do të zhvillohet deri më 16 mars në vende të ndryshme. Më 14 mars, në kishën “Shën Dëshmori Gjergj” në Koçan do të mbahet një shërbesë. Në orën 8:00 të mëngjesit do të ketë liturgji për të vdekurit, dhe në orën 9:30 do të vijë një shërbesë e përgjithshme përkujtimore. Në orën 10:45 të mëngjesit do të mbahet një shërbesë mortore me…
Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë sa më shpejt projektin për ndërtimin e impiantit të përpunimit të naftës shqiptare si mënyra më efektive për të përballuar pasojat ekonomike që vijnë nga tensionet dhe sulmet që vijojnë prej disa ditësh në Lindjen e Mesme Në një deklaratë zyrtare, Konfindustria paralajmëron se çmimi i naftës mund të tejkalojë kufirin e 250 lekëve për litër, duke shtuar se shteti duhet të ndryshojë buxhetin e vitit 2026, dhe të përfshijë sa më shpejt ndërtimin e impiantit për përpunimin e naftës shqiptare në vend. “Çmimi i naftës në tregun shqiptar po arrin…
Të tjera detaje janë zbardhur nga goditja e grupit kriminal që trafikonte armë nga Mali i Zi drejt Shqipërisë, konkretisht në zonën e Freskut në Tiranë. Policia arrestoi dy persona, Donati Jaku dhe Florian Gjeta, të cilëve iu kapen 6 pistoleta që do t’i shisnin në zonën e Freskut në një grup kriminal me bazë në këtë zonë, raporton gazetarja Xhensila Kodra. Fillimisht ata dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut. Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët ai ka jetuar…
Personi në foto është 36-vjeçari Oltion Klosi, personit të cilit iu vendos tritol në makinën e tij që e kishte të parkuar. Sipas gazetares Xhensila Kodra, Klosi jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë të jetë motiv për vendosjen e tritolit. Mësohet se Klosi figuron të tjetë një person me precedent penal. Ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin në momentin që vendos tritolin. Ai ka ardhur me biçikletë dhe më pas largohet po me biçikletë pasi vendos tritolin në automjet. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij. Tiranë/Informacion paraprak Më datë…
Zhvillimet e fundit politike në Kosovë kanë shkaktuar një valë reagimesh pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës. Ky veprim ka nxitur debate të ashpra mbi legjitimitetin dhe procedurat që duhen ndjekur në raste të tilla. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka shprehur kritika të forta ndaj këtij vendimi, duke e quajtur atë të papranueshëm dhe pa logjikë. Ai e ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste në emisionin “Politiko”, ku theksoi rëndësinë e konsultimeve para marrjes së vendimeve të tilla. Hasani theksoi se shpërndarja e Kuvendit pa konsultime paraprake me aktorët…

