Asociacioni qytetar MOST për vëzhgim të procesit zgjedhor dhe ditën e zgjedhjeve do të angazhojë rreth 2000 vëzhgues në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Për këtë qëllim, MOST-i u bën thirrje qytetarëve, personalisht, të paraqiten në 18 zyrat rajonale, nëpër gjithë shtetin. Zyrat rajonale të MOSTit për qytetarët do të hapen nga ora 10 deri në 17:30. Të dhënat me kontakt informata për zyrat rajonale do të mund të gjenden në internet faqen e MOST. Për qytetarët e paraqitur do të organizohet trajnim i posaçëm, ndërsa pastaj do të sistemohen në vendvotimet si vëzhgues.
Nga MOST theksojnë se vëzhgues i tyre mund të jetë çdo qytetar me të drejtë të votës, i cili është i përgatitur në mënyrë jopartiake, në mënyrë objektive ta vëzhgojë procesin dhe të raportojë për rezultatet. Gjatë seleksionimit të vëzhguesve përparësi do të kenë ata të cilët tanimë kanë qenë të angazhuar si vëzhgues të MOST-it në proceset paraprake zgjedhore. MOST projekti e zbaton në pajtueshmëri me standardet e pranuara ndërkombëtarisht për vëzhgim vendor të zgjedhjeve.
Në kuadër të projektit është aktive edhe internet platforma https://neregularnosti.most.org.mk,
ku qytetarët do të mund t’i paraqesin të gjithë parregullsitë eventuale. Në mënyrë plotësuese, është e hapur edhe e-mail adresa: [email protected]. Është e hapur edhe linja telefonike falas 080 080 080

