Qyteti i Tetovës po përjeton katrahurën më të rëndë në historinë e qytetit, kanë akuzuar sot nga ASH e Zijadin Selës.
“Me përfundimin e mandatit aktual, po vijnë gjithnjë e më shumë informacione për një ofenzivë të rrethit të ngushtë të kryetarit Bilall Kasami, për uzurpim të pronave publike dhe private, ndërtime pa leje në qytet, rrethinë dhe në Kodrën e Diellit, rrugë të ndërtuara jashtë standardeve dhe pa plane me çka shkaktohet kaos në qytet. Qytetarë të shumtë, afaristë, por edhe mediat për çdo ditë ankohen se udhëheqësia aktuale me veprimet e vazhdueshme po ua rëndon jetën qytetarëve dhe po e shndëron Tetovën në një xhungël urbanistike.
Nga të gjitha këto veprime përfitojnë njerëz të afërt me Bilall Kasamin, partinë e tij, bashkëpunëtorë e familjarë të tyre.
Ftojmë organet kompetente, inspektoratet përgjegjëse, Revizionin Shtetëror, por edhe Prokurorinë Publike, që urgjentisht të ndalojnë këtë fushatë të shkatërrimit të Tetovës dhe të hetojnë aktivitetet e funditn ë cilat tanimë janë një “sekret publik” dhe flitet në çdo cep të Tetovës”, shkruan në komunikatën e ASH-së.
Data 31.05.2026
Aktuale
- 31-vjeçari nën hetim për aksidentin fatal në “Rrugën e Plastikave”, kërkohet paraburgim
- EMRAT/ Plagosja në Lushnjë, Policia arreston autorin dhe jep detajet: Ngjarja pas sherrit për…
- E rëndë në Lushnjë, i mituri plagos me thikë 40-vjeçarin! Policia e arreston, i dëmtuari në spital, ja si është gjendja e tij
- Përleshje për borxhin në Korçë, plagoset me thikë i riu! Policia në ndjekje të autorit, ja si paraqitet gjendja e të dëmtuarit në spital
- Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik
- Deputeti i VMRO-DPMNE-së flet shqip në Tiranë: “U përcjell urimet në emër të kryeministrit Mickoski…”
- Ali Ahmeti nga Çashka: Më të konsoliduar se kurrë, vazhdojmë të bashkuar në shërbim të qytetarëve
- Nesër zyrtarizohet lidhja shqiptare e Selës! Taravari i uroi fat dhe shëndet


