Nga Alicia Kearns, deputetja nga Mbretëria e Bashkuar sot erdhi edhe një konfirmim. Letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë, në mbështetje të Kosovës zyrtarisht i janë bashkëngjitur të gjithë deputetët e grupit parlamentar të ASh-së.
“Pra, pas konfirmimit për bashkëngjitjen e deputetit Halil Snopçe, sot erdhi konfirmimi se janë bashkëngjitur edhe Ziadin Sela, Abdulla Saliu, Artina Qazimi, Atnan Neziri, Ilire Dauti, Elmi Aziri dhe Remzi Memedi. Me këtë rast znj. Alicia Kearns i ka shprehur falënderimin e saj grupit parlamentar të ASh-së për bashkëngjitje letrës së iniciuar nga kryetarët e Komiteteve për Punë të Jashtme të parlamenteve amerikane, gjermane, britanike, ukrainase, islandeze, irlandeze, estoneze, lituaneze, letoneze e çeke”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Data 30.08.2026
Aktuale
- Glorifikimi i Mlladiqit, LSDM: Mickoski nuk e përmendi Stoillkoviqin, Kitanoviqit i lë hapësirë për t’u tërhequr
- (VIDEO) Përplasje politike midis BDI-së dhe VLEN-it për rrugën drejt Kosovës
- VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete
- Në Maqedoni nuk ka vend për glorifikimin e kriminelëve të luftës
- Përmbyset anija e pasagjerëve pranë brigjeve të Republikës Turke të Qipros Veriore, kryeministri njofton për viktima
- Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension
- Nuk përmbahet Xhensila, shfaqet super provokuese nga jugu i Shqipërisë
- Diellza Kolgeci paska shkëlqyer në martesën e kunatit, me nusen duken si motra



