Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia e rajonit të Shtipit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi i njëjti dyshohet se kishte vjedhur një makinë të tipit BMW, transmeton Alsat.
– Advertisment –
“Rreth orës 17:20 policia ka arrestuar 34-vjeçarin M.B. nga Velesi. Gjatë kontrollit të makinës “BMW” me targa të Shkupit, që po e drejtonte M.B. në rrugën Veles-Shtip, në afërsi të lagjes “Tri Çeshmi”, është konstatuar se makina është marrë në rajonin e Shkupit me datë 09.20.2021, ndërsa është nën pronësi të XH.Z. (46) nga Zelenikova e Shkupit”, njoftojnë nga MPB.
MPB shton se makina i është kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plot të rastit kundër M.B. do të parashtrohet padi konkrete.