Leposaviq- Një grua është arrestuar në Leposaviq pasi dyshohet se ka ngacmuar dhe ofenduar një tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:00 dhe u iniciua si “Ngacmim”.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar dhe ofenduar verbalisht nga e dyshuara femër kosovare.
Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.