Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 28 prill 2026, rreth orës 20:10, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 26-vjeçar me inicialet S.S., nga fshati Reçicë e Vogël.
Sipas njoftimit, gjatë një bastisjeje në shtëpinë ku ai po qëndronte në Tetovë, e realizuar me urdhër gjykate, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

