Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën rrëmbim.
Policia e Kosovës njofton se rasti është raportuar sot [premte] rreth orës 18:30, ku personi i dyshuar ka rrëmbyer një person, për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parash (30,000 euro).
“Është arrestuar Sh. K. mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, dhe lirimi i viktimës (në gjendje të mirë shëndetësore), është bërë pak minuta pas raportimit si rezultat i një pune intensive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit”, njofton Policia e Kosovës.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja dhe ekzaminimi i lokacionit ku është mbajtur viktima, aty janë gjetur dhe sekuestruar: Një armë, një thikë, në sopatë si dhe gjësende të tjera.
Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale./Telegrafi/