29 November
LSDM-ja ka kërkuar nga krye parlamenti Talat Xhaferi të emërojë kryetar të ri të Komisionit për Financa dhe Buxhet, në mënyrë që të vazhdojë debatin për buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Nga LSDM-ja pohojnë se prej dje nuk kanë asnjë kontakt dhe informacion nga kryetarja e tanishme Liljana Kuzmanovska, se përse dy ditë rresht e shtyn seancën.
Sa ditë do të jetë seanca e përgjithshme, dhe sa do të jetë e amendamenteve varet nga ajo se sa deputetë do të paraqiten për diskutim në seancën e përgjithshme . Afati i fundit është 31 dhjetori – tha Jovan Mitreski – LSDM.
Edhe nga PLD kërkuan që Kuzmanovska të shpjegohet pse nuk cakton debat për buxhetin Ajo nga ana tjetër përmes një mesazhi për Alsat M komentoi se nuk ka nevojë për nxitim.
Ngadalë ju lutem, pa nxitim, le të kalojë dita e sotme. Kur do të vazhdojë seanca do të publikohet në faqen e internetit të Parlamentit – tha Liliana Kuzmanovska – kryetare e Komisionit për Financa dhe Buxhet.
Përndryshe, seanca e Komisionit me shqyrtimin e përgjithshëm filloi të hënën. Sipas rregullores ajo dehej të zgjasë 10 ditë pune pas çka duhet të shkojë në seancë plenare. Për buxhetin janë dorëzuar 270 amendamente, shumica e tyre nga ana e VMRO – DPMNE-së dhe BESËS.
Verica Pavlloska

