Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me arrestimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në skenë korrupsioni.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se i dënuari Gentjan Nezaj nuk u lirua nga burgu, siç gjyqtarja dhe personat e përfshirë në rast kishin folur më herët.
Lala shpjegon se Nezaj nuk u lirua nga qelia, për shkak se gjyqtarja Hoxha ka dyshuar se po fotografohej dhe ka ngritur dyshime se ishte në përgjim nga SHISH dhe policia.
“Hoxha nuk ka firmosur lirimin e të dënuarit Gentjan Nezaj. Kjo ka ndodhur, për shkak se vetë gjyqtarja dhe personat e tjerë të dyshuar të përfshirë në raste të korrupsionit kanë kuptuar se po fotografoheshin.
Ata dyshonin se SHISH apo policia po i përgjonte, ndaj lirimi i Nezajt nuk ka ndodhur”, tha gazetarja Lala.



