29 November
Ish kryetari i Kuvendit, Stojan Andov theksoi se të gjithë qytetarët, qofshin edhe deputetë janë të barabartë para drejtësisë, që do të thotë se të gjithë do të merren në pyetje nëse dyshohet se të njëjtët janë kryerës të ndonjë vepre penale. Imuniteti i mbron deputetët nga parburgimi, tha Andov dhe sqaroi për Alsat procedurën e heqjes së imunitetit.
Nëse një deputet është i dyshuar dhe Prokuroria kërkon paraburgim për të, atëherë nëse këtë e pranon gjykatësi hetues deputeti do të thirret në pyetje. Në pyetje duhet të shkojë secili, madje edhe deputeti. Nëse nuk dëshiron të shkojë në pyetje atëherë vjen në shprehje çështja e imunitetit. Gjykatësi hetues e informon Kuvendin se është i dyshuar ky dhe ai deputet dhe se duhet të mbahet në paraburgim që të sigurohet marrja në pyetje e tij. Këtë kërkesë nga gjykatësi hetues e shqyrton komisioni kompetent parlamentar dhe pastaj shkohet në seancë parlamentare. Në seancën parlamentare nëse kërkesa për t’u paraburgosur miratohet me shumicë prej 61 votash nga 120 deputetët, do të paraburgoset, pra pasi Kuvendi ka dhënë pëlqim. Nëse Kuvendi nuk jep pëlqim nuk do të paraburgoset. Gjithsesi edhe më tutje si qytetar do të jetë i obliguar të shkojë në pyetje – deklaroi Stojan Andov, ish kryetar i Kuvendit.
Alsat-M

