Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka akuzuar koalicionin qeveritar të Maqedonisë së Veriut se po përgatitet të shfuqizojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të zhbërë statusin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në vend. Ai theksoi se koalicioni VMRO-VLEN-ZNAM duket se ka marrë vendimin për shfuqizimin e këtij ligji, ndërsa kritikon mediat e afërta me VMRO-në për përpjekjet e tyre për të justifikuar këtë veprim duke u thirrur në një vendim të Komisionit të Venecias. Sipas tij, këto media po përpiqen të ngushëllojnë opinionin publik me pretendime se, edhe nëse shfuqizohet përdorimi zyrtar i shqipes, do të përgatitet një ligj më i mirë për gjuhën shqipe. Ademi ka bërë një apel të fortë ndaj drejtuesve të partive shqiptare që janë pjesë e koalicionit qeveritar, duke i ftuar ata që të mos lejojnë ndryshimin e statusit të gjuhës shqipe.
Data 22.09.2026
Aktuale
- Raportohet se Netanyahu nuk do të takohet me Trumpin gjatë vizitës “së shkurtër” në OKB
- “Rrëzimi i Ramës, emergjencë kombëtare!”/ Ahmetaj paralajmëron përgjime të reja, Noka: Sapo ra Agasi doli në dritë Ron Yeffet për punët e pista
- Masat për Vlora Hysenin e Ilir Prodën, Azgan Haklaj thirrje Presidentit: Mblidh Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Shqipëria s’mund të jetë vetëm vëzhguese e ngjarjeve
- (VIDEO) Aksioni i policisë në disa qytete – Gjashtë të arrestuar, dy në kërkim, sekuestrohen mbi 100 mijë euro
- “Përgjegjësia është individuale”/ Rama shkarkon drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. SPAK vendosi ndaj saj “arrest shtëpie” në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin
- Ekspozita Kinë-ASEAN prezanton një treg të inteligjencës artificiale për të nxitur bashkëpunimin digjital
- “Përgjegjësia është individuale”/ Rama shkarkon drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. SPAK vendosi ndaj saj “arrest shtëpie” si pjesë e dosjes për Ergys Agasin
- (VIDEO) Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, analistët kërkojnë unitet politik



