29 October
“Sot ishte një ditë ku u zhvillua një garë jo e barabartë. Jemi shumë të gëzuar se jo vetëm që kemi fituar por jemi krenar sepse pas nesh qëndron një fitore e pastër. Gostivari u bë i pari dhe Arben Taravari është kryetar i Komunës së Gostivarit, gjithashtu tju informoj se kemi fituar në Vrapçishtë, Alban Xhemaili në Bogovinë dhe Blerim Sejdiu kryetar i Komunës së Zhelinës. Në të gjitha komunat ku koalicion ka pësuar humbje, humbja është minimale, 200, 300 deri në 500 vota”, tha Ilmi Aziri.
“Gostivari do të jetë qytet i lirë, pa kërcënime dhe pa shantazhime. Taravari akuzoi ashpër Zoran Zaevin i cili sipas tij u vu në shërbim të një partie politike”, tha Arben Taravari .

