Gjykimi për lëndën “Fortesa 2” është anuluar edhe sot ndërsa seanca e radhës është caktuar 2 tetor.
Avokati Petar Vasilev gjykatës Lidija Petrovska në telefonin celularë i tregonte fotografi nga gjykimi i kaluar. Ai kërkoi që të mos publikohen fotografi nga seancat.
PSP dyshon se Gorna Grujovski dhe gjashtë shërbyes të tjerë në DSK kanë shkatërruar dokumentacion zyrtarë në lidhje me përgjimet e paligjshme.
Grujovski dhe Boshkovski tani kanë muaj janë në arrati, ndërsa ata po kërkohen me flet-arrest ndërkombëtar.
Të dyshuarit akuzohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shkatërrim të dokumenteve zyrtare që lidhen me përgjimet.
Të dyshuar janë Goran Grujoski, ish-shef i drejtorisë së pestë të DSK-së dhe gjashtë shërbyes të tjerë.
PSP-ja ka ngritur aktakuzë të re për lëndën “Fortesa”, duke i bashkuar lëndët hetimore “Shënjestra” dhe “Lëndina”/Almakos

