Zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev është deklaruar pro zgjidhjes së çështjes së emrit me Gerqinë fqinje.
I ftuar në radio kanal 77, Angjushev thotë se është i pranishëm për të cilado zgjidhje që ofrohet.
”Çështja e emrit duhet të zgjidhet. Veriore, e epërme, ose Maqedonia e re, për këtë populli duhet të flet. Për mua, veriore, e epërme dhe e re janë të pranueshme”, ka deklaruar Angjushev.
Sipas tij, zgjidhja e emrit është punë e politikës së jashtme, megjithatë, thekson ai, bëhet fjalë për çështje të brendshme e cila lidhet edhe me ekonominë.
“Atë çfarë dua të them është se linja e kuqe për të cilën nuk duhet që të lëshohet pe është identiteti, identiteti maqedonas, gjuha etj., dhe se emrin duhet ta bëjmë anjë përcaktues i cili do të jetë i pranueshëm internacionalisht. Do të thotë, unë jam i mendimit se duhet që të zgjidhet kjo çështje. Maqedonia e Re, Veriore ose e Epërme, atë populli ta tregojë. Për mua të tre opsionet janë të pranueshme”, thotë Angjushev.

