5 March 2018 / 18:08
Është e patolerueshme që në Shekullin XXI një largësi prej 90 kilometrash ta kalojmë për dy orë. Kështu është përgjigjur zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev i pyetur rreth ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë-Prishtinë. Ai madje ka shtuar se Maqedonia do të jetë e përkushtuar që kjo autostradë të ndërtohet sa më shpejtë.
“Projekti ka përfunduar dhe është duke u bërë revizion i të njëjtit. Ne e kemi si prioritet në Qeveri që ky projekt të bëhet. Kemi biseduar edhe me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që i njëjti të financohet. Është parashikuar që vlera e tij të jetë 63 milionë euro, dhe kjo është një nga projektet infrastrukturore prioritare të Qeverisë”, deklaroi Angjushev.


